U zyrtarizua me nënshkrime të Ministreve të Arsimit të Kosovës, Arbërie Nagavci dhe Shqipërisë, Evis Kushi, përzgjedhja e Abetares së përbashkët, si e vetme e të gjithë shqiptarëve.
Shtëpitë botuese “Dukagjini” nga Kosova dhe “Botimet Pegi” nga Shqipëria të cilat u përzgjodhën më 31 maj të këtij vitit për të cilat kishte raportuar RTK, me nënshkrimin e marrëveshjes në fillimin e korrikut më datat 4 dhe 6 korrik të kërij viti, nga drejtuesit e arsimit të të dyja shteteve shqiptare, tashmë shtëpive botuese u është dhënë dritën jeshile për botimin e Abetares së re të përbashkët.
Nga shtatori, të gjithë fëmijët shqiptarë në Kosovë e Shqipëri, rrugën e arsimimit do ta fillojnë me të njëjtën abetare.
Në vendimin e përzgjedhjes së Abetares është theksuar se shtëpitë botuese “Botimet Pegi” dhe “Dukagjini” të përmbushin detyrimet e botimit për tekstin e vetëm të përbashkët “Abetare”, sipas paketës së dokumenteve :Mbi procedurat e zhvillimit të konkursit të tekstit të vetëm të përbashkët dhe kërkesat e ministrive gjegjëse.
Sipas këtij vendimi, teksti i vetëm i përbashkët “Abetare” duhet të përfshihet në katalogun e teksteve shkollore të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.
Abetarja e përbashkët e këtyre dy shtëpive botuese, është renditur e para në listën fituese të konkursit për tekstin e përbashkët-Abetare, e cila do të jetë abetarja e dytë e përbashkët pas asaj të vitit 2012.
Kosova Abetaren e parë të përbashkët për një dekadë e kishte përdorur me nxënësit e saj, në Shqipëri ishin në përdorim 4 alternativa të abetares
Botimi i ri i Abetares së përbashkët andej dhe këtej kufirit të shqiptarëve do të jetë në duart e nxënësve në kopje fizik dhe digjitale në shtatorin e vitit 2022, në shënimin e 110 vjetori të formësimit të shtetit të Republikës së Shqipërisë, raporton rtk.
Ende nuk ka ndonjë prononcim nga partitë shqiptare në Maqedoninë veriore, dhe nuk dihet, nëse do të lejojnë koalicionet VMRO, ASH, BESA gjegjësisht LSDM, BDI, ALTERATIVA aplikimin e Abetares shqip edhe në territoret shqiptare nën Maqedoninë veriore.