Largohet barrikada në Serbi, rihapet pika kufitare në Merdar

MerdarPas dy ditësh bllokimi, raportohet se është liruar për qarkullim rruga drejt pikës kufitare në Merdar, përkatësisht në anën e territorit të Serbisë.

 

Njoftimin për hapjen e e kësaj rruge, e konfirmoi Policia e Kosovës.

“Bazuar në informacionet e fundit, rruga e cila ishte bllokuar me 27 dhjetor 2022 në kilometrin e dytë brenda në Serbi, sot në ora 09:50 është liruar për qarkullim”, deklaron Policia, me një komunikatë zyrtare.

Andaj, Policia e Kosovës njofton  qytetarët dhe bashkatdhetarët se tani pikë kalimi kufitar “Merdar”, është liruar për qarkullim dhe i është kthyer normalitetit të plotë.

Kjo pikë kufitare ishte bllokuar sepse rreth 2 km brenda territorit të serbisë, serbët lokalë kishin bllokuar rrugën duke bërë të pamundur qarkullimine  automjeteve drejt kosovës.

Në këtë situatë, bashkatdhetarët ishin detyruar të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare si ajo në Mutividë e Dheu i Bardhë, duke bërë që të udhëtojnë për qindra kilometra më larg që të hyjnë në Kosovë.

rtk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *