
Linja hekurodhore nuk ka të bëjë me kurrfarë integrimi për të cilin flasin qeveritarët tanë. Përkundrazi, kjo linjë është dëshmi që Serbia e injoron krejtësisht kufirin dhe shtetin e Kosovës dhe përpiqet që t’i tërheqë drejt vetës serbët e Kosovës.
Kjo Serbi po i bën të gjitha projektet që e cenojnë sovranitetin në veri të vendit tonë. Me të njëjtën Serbi, Qeveria jonë ka pranuar të negociojë. Prej së njëjtës Serbi dhe me Listën Serbe po provohet të instalohet “Zajednica” në Kosovë. Ky projekt nuk është i ndryshëm. Linja hekurodhore është vetëm njëri prej treguesve se si mund të dukej “Zajednica” e cila sjellë ndarje reale por edhe simbolike. Flamujt dhe kishat ortodokse në trenat e ri, janë vetëm kujtesë që ndarja është etnike dhe nuk bëhet fjalë për hekurudha përbashkuese. (LVV)