Provokimet e klerofashistëve

cetniko drazaKleriko-fashistët gjenocidalë po përdorin një festë fetare për të provokuar në mes të Novi Pazarit, me imazhin e kriminelit çetnik Draza Mihajlovic, i cili kreu krime mizore kundër popullit të Sanxhakut gjatë Luftës së Dytë Botërore.

 

Duket se kanë harruar Shaban Polluzhën dhe Aqif Blytën, të cilët thyen hundët teksa tentonin të hynin në Novi Pazar!

Sanxhaku-Shqipëri

Fatkeqësisht vazhdon zbatimi i Memorandumit serb të akademikut dr. Vasa Çubriloviçit:

Mënyra e Shpërnguljes

…Shpërngulja në masë e shqiptarëve nga trekëndëshi i tyre është i vetmi kurs për ne. Për të realizuar shpërnguljen e një popullsie të tërë kërkesa e parë është që të krijohet një mendësi e përshtatshme. Ajo mund të krijohet në mjaft mënyra.

Sikundër e dimë, masat myslimane përgjithësisht influencohen lehtë sidomos nga feja, paragjykimet dhe fanatizmi…

…Iniciativa private gjithashtu mund të ndihmojë shumë në këtë drejtim. Ne mund t’u shpërndajmë armë kolonistëve tanë sipas nevojës. Format e vjetra të veprimit çetnik do të organizohen dhe do të mbështeten në mënyrë të fshehtë…

Kush ishte Vasa Çubriloviçi?

Vaso_Čubrilović,_SANUDr. Vaso Çubriloviç ka qenë këshilltar i regjimit monarkist gjatë Luftës së Dytë Botërore, pastaj ministër, akademik, drejtor i Institutit të Ballkanologjisë dhe anëtar i Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë pas Luftës së Dytë Botërore.

Memorandumi i tij “Dëbimi i shqiptarëve” që iu paraqit qeverisë mbretërore të Stojadonoviç-it më 7 mars 1937, ka shërbyer dhe realisht vazhdon ti shërbejë dhe zbatohet sot e kësaj dite si platforma kryesore për spastrimin etnik të shqiptarëve…

Këtu mund të lexoni Memorandumin:

https://lajmet.com/histori/dokumenti-kriminal-baze-mbi-spastrimin-etnik-te-shqiptareve-vaso-cubrilovic-debimi-i-shqiptareve/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>