SHBA: Koha për ta mbyllur UNMIK-un | Njohja e ndërsjellë qëllim i dialogut

JohnPërfaqësuesi i SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, John Kelley, ashtu sikurse ministrja Gërvalla, ka kërkuar shpërbërjen e misionit të UNMIK-ut, duke thënë se mandati i saj ka skaduar dhe nuk ka më rol në qeverisjen e Kosovës.

 

“Koha për të mbyllur UNMIK-un ka ardhur. Rekomandojmë që UNMIK-u të fillojë të transferojë funksionet e veta te agjencitë e tjera të OKB-së në terren, që kanë funksion më të mirë për këtë punë. Ashtu që procesi drejt përfundimit të jetë gradual, jo i pa parashikuar. SHBA kërkon që të zbusë shpenzimet e panevojshme. UNMIK është mision paqeruajtës ‘pa paqeruajtës’. 89% e buxhetit shkon për pagat e punëtorëve, edhe pse misioni shumë moti e ka tejkaluar mandatin e vet. SHBA i bën thirrje shteteve anëtare që ta rishikojnë këtë mandat, që së bashku të fillojmë një përmbyllje konsistente”, ka thënë ai.

Ai ka bërë thirrje për procesin e dialogut Kosovë – Serbi, duke potencuar se ajo që duhet në këtë mes është njohja e ndërsjellë dhe normalizimi i marrëdhënieve.

“Kosova dhe Serbia duhet të punojnë në zbutjen e tensioneve dhe përmbahen nga retorikat eskaluese mes tyre dhe rajonin e tyre për një të ardhme më prosperuese. Qëllimi përfundimitar duhet të jetë njohja e ndërsjellë. Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është qenësor për Ballkanin Perëndimor. Amerika dhe komuniteti global janë më të sigurta kur vendet i zgjidhin konfliktet e tyre në mënyrë paqësore dhe kur krijohet klima për investime ndërkombëtare”, tha ai.

rtk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>