Kanë filluar të dalin rezultatet e para të sondazheve, sipas të cilave përkundër krijimit të bllokut të madh nga partitë e quajtura krahu i luftës, duket se diferenca ndërmjet tyre dhe krahut të udhëhequr nga LDK-ja, është tepër e ngushtë, dhe se gjith[ka do të vendoset ditëve të ardhshme.
“Dhe nisin sondazhet e para pas krijimit të blloqeve: Një organizatë Gjermano-Hungareze ka nxjerur bllokun PDK-AAK-NISMA fitues me 35,3% kundrejt Bllokut LDK-AKR-Alternativa me 33,8%, për tu pasuar nga LVV me 14.9. Ndërsa rreth 5.5% të papërcaktuar. Pjesa tjetër partitë minoritare.
Kandidati më i besuar ka dalë Abdulla Hoti me 33%, i pasuar nga Kadri Veseli me 31%, ky i pasuar nga Albin Kurti me 16%. Ramush Haradinaj ka mbështetjen me 11%, ndërsa Behxhet Pacolli me 7%, kundrejt Fatmir Limaj me 2%”, përcjellë të dhënat Jeton Kelmendi. SHQIPTARI.eu