“Taksat e amerikanëve shpenzohen pa fre”/ Richard Grenell publikon fondet e USAID për Ballkanin Perëndimor! Ja ku renditet Shqipëria

Grenell TrumpI dërguari i SHBA-së për Misione të Posaçme, Richard Grenell, ka publikuar fondet e USAID që Organizatat jo qeveritare në Ballkan kanë përfituar për 4 vite.

 

Gjatë periudhës 2020- 2024, sipas shifrave të publikuara nga Grenell, OJF- të në Shqipëri kanë marrë 189 milionë dollarë për 4 vite. Në total për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor USAID ka dhënë 1.7 miliardë dollarë, ndërsa në vendin e parë renditet Kosova.

Në një postim në platformën X, i dërguari i Trump shkruan se ‘amerikanët e palodhur paguajnë taksa, ndërsa politikanët në Uashington i shpenzojnë ato para në mënyrë të pamatur’. Sipas tij, miliarda dollarë iu janë dhënë organizatave joqeveritare të krahut të majtë për të nxitur politika radikale në ato vende.

 

Shifrat e USAID 

Kosova: 537 million $

Bosnje Hercegovina: 402 million $

Macedonia e Veriut: 290 million $

Serbia: 209 milion $

Shqipëria: 189 milion $

Mali i Zi: 77 milion $

Totali: 1.7 miliardë dollarë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>