Njeri pa karakter që u përulet orë e çast e u bën lajka më të fuqishmëve për t’u hyrë në qejf e për të pasur përfitime vetjake; puthador, shpirtrob, shpirtskllav; që është tipar i një njeriu të tillë. Njeri servil. Qëndrim servil.
SERVILIZËM
Të qenët servil sjellje a qëndrim prej servili.
Ja disa Aforizma për servilët:
„Servili nuk ka respekt as për të afërmin dhe as për vetveten. Ai synon të mjegullojë zgjuarsinë e tjetrit, që pastaj të bëjë ç’të dojë me të. Është një hajdut nate, që fillimisht shuan dritën, pastaj kryen plaçkitjen.“
Denis Fonvizin
„Mos i beso kurrë atij që flet mirë për të gjithë.“
John Churton Collins
Servilët u ngjajnë miqve, si ujqërit qenve.”
John Jay Chapman
“Nuk ka njerëz aq të aftë për gjunjëzime sa ata që dëshirojnë të ngjiten lart.”
Marguerite Gardiner
“Kini parasysh se të gjithë servilët jetojnë në kurriz të atyre që ua vënë veshin.”
Jean de la Fontaine
“Kur i përkulemi me nderim dikujt, përherë ia kthejmë shpinën dikujt tjetër.”
Ferdinando Galiani
“Zakonisht njerëzit lëvdojnë që të lëvdohen.”
François de La Rochefoucauld
“Më mirë mes korbave se mes servilëve: të parët të shqyejnë për së vdekuri, të dytët për së gjalli.”
Antisteni
“Asgjë s’është më e pështirë se shumica, meqë ajo përbëhet nga kryetarë të fortë, nga maskarenj që përshtaten, nga të dobët që asimilohen dhe nga turma që ndjek pa ia pasur haberin se çfarë do vërtet.”
Gëte