Ahmeti: Na duhet pajtimi Kosovë-Serbi për një Ballkan të qetë e në paqe
31 Janar, 2024 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka thënë se pa pajtim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk do të ketë Ballkan të qetë e në paqe.
“Që Ballkani të jetë i qetë e në paqe të qëndrueshme janë të interesuar të gjithë partnerët tanë strategjikë, të cilët edhe na kanë ndihmuar që Ballkani të hyjë ...
Katër udhëheqësit shprehën propozimin e tyre për një president të Maqedonisë së Veriut, i cili mishëron bashkëjetesën mes etnive dhe garanton rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut, president, i cili kësaj radhe duhet të vijë nga mesi i shqiptarëve.
30 Janar, 2024 Shumica e qytetarëve pyesin: Pse Kryeministri Kurti mbështet pa asnjë kriter “opozitën” në Maqedoni?
Kryeministri Kurti priti në takim krerë politikë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut
Sot në zyrën e tij, bashkë me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, Kryeministri i Repulikës së Kosovës, Albin Kurti, priti krerë politikë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut: Arben Taravari, Kryetar i Aleancës për ...
Sa kanë shpenzuar komunat në udhëtime dhe shpenzime ditore gjatë vitit 2022?
29 Janar, 2024 P.S. shpenzimet e paraqitura në grafikon paraqesin shpenzimet totale vjetore për kategorinë “Udhëtime dhe shpenzime ditore”.
Sa kanë shpenzuar komunat në udhëtime dhe shpenzime ditore gjatë vitit 2022?
Nga hulumtimi i fundit i institutit për Demokraci dhe Analiza Ekonomike (IDEA) mësojmë se në mesin e të gjitha komunave që janë hulumtuar, Komuna e Tetovës është komuna që ka shpenzuar më ...
“kemi ministra zëvendësministra, por shtet nuk kemi!”
29 Janar, 2024 “E si të jemi ne këtu”, u përgjigj gjithë mllef në bisedë e sipër byrekxhiu ku zakonisht blej byrekun kur jam në Tetovë… “kemi ministra zëvendësministra, por shtet nuk kemi!”
Ishte përshkrimi më i saktë politik që kisha dëgjuar për gjendjen e shqiptarëve në ish IRJM, krahasuar me shumë, politikanë, gazetarë, opinionistë e intelektualë.
Madje tani, përveç ministrave, zëvendësministrave, zëvendëskryeministrave, shqiptarët ...
Talat Xhaferi zgjidhet kryeministër i Qeverisë Teknike! Çka fitojnë shqiptarët?
29 Janar, 2024 Deputetët e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut me 65 vota “pro” dhe tre “kundër” votuan Qeverinë teknike të kryesuar nga Talat Xhaferi. Deputetët e VMRO-DPMNE-së abstenuan në votimin për qeverinë teknike.
Talat Xhaferi është zgjedhur kryeministër i Qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që do të mbajë këtë post në këtë shtet. Xhaferi prezantoi ...
Protestuesit maqedonas në Çashkë vazhdojnë të bllokojnë hapjen e paraleles shqipe në shkollën “Todor Janev”
26 Janar, 2024 Protestuesit maqedonas në Komunën Çashkë, të cilët janë kundër hapjes së paraleles shqipe në shkollën “Todor Janev” sot për të tretën ditë me radhë kanë bllokuar hyrjen për në objektin e Komunës së Çashkës, duke e pamundësuar kështu edhe punën e komunës.
Për shkak të bllokadave të protestuesve maqedonas, nxënësit shqiptarë nuk shkojnë në shkollë, ndërsa mësimin janë duke e ...
Shkup, Kovaçevski dhe Xhaferi japin dorëheqje
25 Janar, 2024 Kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski dhe Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi dhanë sot dorëheqje nga postet e tyre për t’ia hapur rrugën formimit të qeverisë së përkohshme teknike. Për herë të parë në Maqedoninë e Veriut qeverinë pritet ta drejtojë një shqiptar dhe ky do të jetë zoti Talat Xhaferi i Bashkimit Demokratik për Integrim. Qeveria teknike pritet të miratohen ...
Këshilltari i Kryeministrit Kurti, Bekim Qoku: “…Izeti ka bërë masakër në Çair, por s’i përmend kush emrin…”
25 Janar, 2024 E vërteta e BDI-së është Çairi!
“Në të gjitha trojet autoktone shqiptare, nuk gjen pa diskutim zonë banimi më të varfër se Çairi. Nuk gjen dot më lagje apo zonë urbanë në Evropë që ngjason kaq shumë me një Geto të vërtet, sesa Çairi shqiptar i Shkupit. Sot, për kontradiktë, sa më shumë mjerim, aq më shumë vota për BDI.”
Personat nga lista e zezë, do të ndiqen edhe me ligj
25 Janar, 2024 Maqedonia e Veriut ka dëshmuar q nuk ka kapacitet që të veprojë në mënyrë institucionale për sa i përket luftës kundër korrupsionit në nivele të larta. Prandaj, kërkohet që me ligj të përfshihet ndjekja penale e personave që janë në listën e zezë amerikane dhe atë britanike, theksojnë ekspertët juridikë në vend.
Këto reagime pasojnë vendimin e Qeverisë maqedonase ...
Shpallje publike
24 Janar, 2024