• LSDM-ja nuk merr pjesë në zgjedhjet e 5 qershorit

    6 Prill, 2016

    zaevQëndrimi i prerë i LSDM-së është se nuk janë plotësuar kushtet për zgjedhje të lira dhe demokratike, andaj edhe nuk do të merr pjesë në zgjedhjet e 5 qershorit.

    “Maqedoni pa zgjedhje të lira nuk ka liri. Me muaj po luftojmë për zgjedhje të lira dhe demokratike të kthehet mënyra një person një votë. Nikolla Gruevski në kontinuitet e shkelte ...

  • Shpërndahet Kuvendi i Republikës së Maqedonisë

    6 Prill, 2016

    kuvendi rmKreu i Kuvendit Trajko Veljanoski në kuadër të vazhdimit të seancës së 98 konstatoi tërheqjen e ligjeve të opozitës dhe menjëherë pas përfundimit të seancës, pa mos caktuar seancë tjetër shpërndau Kuvendin. Me këtë rast Veljanoski falenderoi deputetët për kontributin e dhënë dhe njëherit iu uroi suksese në të ardhmen. Gjatë aktit të shpërbërjes në sallë ishin prezent ...

  • Maqedoni, miratohen emrat e rinj të BDI-së në postet ministrore

    5 Prill, 2016

    parlamenti mkMe votat e deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, Parlamenti maqedonas ka miratuar emërimin e ministrave dhe zëvendësministrave të rinj në Qeverinë e Maqedonisë, të propozuar nga partia shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim.

    Deputetët e LSDM-së votuan kundër, ndërsa ata të PDSH-së u larguan nga salla para votimit.

    “Edhe krahas kapaciteteve të kufizuara të qeverisë teknike, ...

  • Profilet e ministrave të rinj të BDI-së

    4 Prill, 2016

    ministratTë rinj dhe anonim. Me përvojë modeste si në profesion ashtu edhe në politikë. Kjo është zgjedhja e udhëheqësit të BDI-së, Ali Ahmeti për ministra të rinj të cilët duhet ti zëvendësojnë anëtarët aktual në kabinetin qeveritar. Nga gjithsej 11, vetëm një është grua. Gati gjysma ose pesë janë profesorë në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

    Zëvendësim i Fatmir Besimit është ...

  • Një letër e hapur për të gjithë ata që dolën në mbrojtje të Partisë…

    2 Prill, 2016

    shpetimDo ti kisha pyetur të gjithë këta jaranë të pites ku ishin ata kur u suall ligji për përdorimin e flamurit tone kombëtar, me të cilin ligj simboli i jonë kombëtar duhej të jetë për një të tretën më i vogël se flamuri popullit të zgjedhur, mundeni të lexoni edhe të shpifur.

    Ku ishin ata kur torturoheshin dhe maltretoheshin deri ...

  • Maqedoni: BDI tërhiqet nga koalicioni qeveritar

    1 Prill, 2016
    ali ahmetiBashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni tërhiqet nga koalicioni qeveritar.
    Përmes një deklarate të lëshuar të enjten vonë në mbrëmje, por pa dhënë arsyet e këtij vendimi të papritur, BDI njofton tërheqjen e gjithë përfaqësuesve të saj nga pushteti ekzekutiv.
    Në njoftimin e shpërndarë për shtyp BDI po ashtu vë në dukje se i ka delegur kryetarit të saj Ali ...
  • Moisiu: Në Maqedoni, 40 për qind e popullsisë janë shqiptarë

    31 Mars, 2016

    moisiuMaqedoni është një vend që po investon në gurë, skulptura të priftërinjve, kryqa e statuja  të ndryshme. E gjithë kjo po bëhet për faktin se ky shtet nuk ka indentitet.

    Kështu u shpreh, ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, në një ligjeratë me studentët e Kolegjit ISPE në Prishtinë, njofton agjencia e lajmeve INA.

    Ai theksoi, se indetifikimi i qeverisë maqedonase me ...

  • Shkup: Arrestimi i parë lidhur me aferën e “përgjimeve”

    31 Mars, 2016

    Katica me sherbetoretNë gjykatë në Shkup i caktoi masën e paraburgimit prej tridhjetë ditësh, Goran Grujevskit, shefi i drejtorisë së pestë të ministrisë së Brendshme, i arrestuar një ditë më parë nën dyshimet për shkatërrimin e pajisjeve të përgjimit.

    Ai është personi i parë i cili arrestohet në bazë të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme e themeluar pas aferës së ...

  • Përgjimet në Maqedoni, hetim drejtorëve të Ministrisë së Brendshme

    30 Mars, 2016

    Lence-RistoskaProkuroria Speciale ka nisur hetimet ndaj pesë personave për shkatërrimin e paligjshëm një vit më parë të dy sistemeve të përgjimit në pronësi të Ministrisë së Brendshme në Maqedoni.

    I dyshuari kryesor është shefi i një drejtorie të rëndësishme, kreu i Agjencisë së Kundërzbulimit, Goran Grujovski. Prokuroria posedon dëshmi se në këtë rast është e ...

  • Filloi kontrolli i votuesve në terren në Ohër dhe Strugë

    29 Mars, 2016

    strugaKontrollet në terren në rajonin e Strugës dhe Ohrit filluan me akuza nga LSDM-ja dhe Lëvizja për reforma në PDSH. Sipas Socialdemokratëve, ekipet në terren nuk kanë qenë të plota, mbikëqyrësve të tyre nuk u është siguruar transport, ndërsa shumica e ekipeve, sipas tyre, kanë dalë në terren me vonesë prej disa orëve. Në ndërkohë, kryetari i Strugës, Zijadin ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"