• Panariti: Reciprocitet me Maqedoninë. Produktet tona, sipas standardeve të BE-së

    14 Prill, 2016

    PanaritiLufta e brendshme politike, që po zhvillohet në Maqedoni duke përdorur edhe perimet shqiptare, mund të çojë në masa të ngjashme reciproke edhe nga pala shqiptare.

    “Unë jam frenuar deri më tani për të marrë masa simetrike, sepse është gjëja më e kollajshme që ne të ulim traun edhe për tranzitin maqedonas, por nuk është ...

  • Prokuroria e vendosur t’i hetojë rastet nga afera e përgjimeve

    14 Prill, 2016

    katicaProkuroria Speciale Publike e Maqedonisë ka theksuar se mbetet e vendosur për të vazhduar punën e saj në përputhje me ligjin për të hetuar rastet që dalin nga materialet e nga bisedat e përgjuara edhe përkundër vendimit të presidentit të shtetit Gjorgje Ivanov, për të falur të gjithë politikanët për të cilët ky institucion ka nisur hetimet.

    “Pavarësisht nga zhvillimet ...

  • Maqedoni: Opozita në protestë pas vendimit të presidentit

    13 Prill, 2016
    protesta mkNë Maqedoni opozita filloi protestat duke kërkuar dorëheqjen e Presidentit Gjorgje Ivanov, pas vendimit të këtij të fundit për të ndërprerë hetimet lidhur me skandalin e përgjimeve.
    Opozita e ...
  • Zaev: Vendimi i Ivanovit, grusht-shtet për Maqedoninë

    12 Prill, 2016

    zaev“Grusht-shtet ndaj Maqedonisë. Vendimi i Ivanovit është tentim për shpëtim nga krimi dhe korrupsioni që i kanë bërë shtetit. Ivanov u bë pjesë e krimit. Prej sot nuk ekziston shteti i së drejtës. Shkelen Ligjet, Kushtetuta, qytetarët e Maqedonisë. Sot e varrosën Marrëveshjen e Përzhinës. Prej sot bashkë me qytetarët do ta kthejmë dinjitetin e shtetit. Kërkojmë nga Ivanov ...

  • Memeti: I burgosuri nga Tetova nuk është rrëzuar, por është keqtrajtuar

    12 Prill, 2016

    ixhet memetiRasti me të burgosurin nga Tetova në burgun e Shtipit ka alarmuar institucionet të cilat dyshojnë se ai është keqtrajtuar dhe jo vet-lënduar.

    Inspektorët nga Drejtoria dhe përfaqësues të Avokatit të Popullit dje kanë qenë në burg dhe dyshojnë se ai është keqtrajtuar.

    Memeti dyshon në dy skenarë. Ose e kanë rrahur të burgosurit e tjerë ose e kanë rrahur ...

  • Ivanov amniston politikanët e akuzuar; reagojnë ndërkombëtarët

    12 Prill, 2016

    Selacinata IvanovPresidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ka vendosur të falë të gjithë personat që po hetohen nga Prokuroria Speciale për mashtrime zgjedhore, por edhe për veprime tjera të jashtëligjshme, në bazë të asaj që njihet si “aferë e përgjimeve”.

    Në bazë të vendimit, nga ndjekja e mëtejme janë liruar ish-ministrat e Punëve të Brendshme dhe të Transportit, Gordana Jankullovska dhe ...

  • Maqedoni: Presidenti ndërpret proceset penale ndaj politikanëve

    12 Prill, 2016
    Selakot IvanovPresidenti maqedonas Gjorgje Ivanov bëri sot të ditur se ka marrë një vendim për “ndërprerjen e të gjitha procedurave penale që janë ngritur kundër politikanëve në Maqedoni, edhe të pushtetit edhe të opozitës”.
    Falja e politikanëve në Maqedoni – thellim apo zgjidhje e krizës? 12 Prill, 2016

    Presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov firmos faljen e politikanëve në proces gjyqësor, me qëllim t’i japë fund krizës politike në Maqedoni. Reagimet e para nuk janë aprovuese: Akuzat ndaj politikanëve ishin të rënda.

    Ivanov“Kriza është interes dhe ide e tjetërkujt. Dikush dëshiron të arrijë qëllimet e tij duke vënë kundër njëri-tjetrit forcat politike dhe përkrahësit e tyre. Ajo që ndodhi ...

  • Raporte kaotike në policinë maqedonase

    12 Prill, 2016

    Tensionet e fundit me refugjatët në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë i kanë trazuar raportet mes dy vendeve. Por cila është zgjidhja, sipas analistëve?

    refugjatet protesteKanë kaluar dy ditë nga shmangia që i bënë forcat maqedonase të sigurisë kalimit me dhunë të qindra refugjatëve kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë. Në vendin e vogël Idomeni janë shtuar tensionet mes dy vendeve ...

  • Freedom House: Demokracia në Ballkan bie në nivelin e 2004

    12 Prill, 2016

    Nate SchenkkanRaporti i Freedom House për Vendet në Tranzicion, arrin në përfundimin se Ballkani, që dikur ishte një rajon që ngjallte shumë shpresa për reforma në Evropë, ka rënë në nivelin e vitit 2004. Dilema për këtë rajon është sesi të nxiten reformat dhe njëkohësisht të mbahet gjallë shpresa për integrim në BE. Sipas raportit që merr në shqyrtim ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"