• VMRO dhe LSDM takohen në Bruksel për tejkalimin e krizës politike në vend

    25 Mars, 2015

    Takimi i parë mes përfaqësuesve të VMRO DPMNE-së dhe LSDM-së me lehtësuesit evropianë pritet të mbahet javën e ardhshme në Bruksel.

    Pas përfundimit të konferencës dy ditore mbi dialogun politik të organizuar nga Parlamenti Evropian, ndonëse palët nuk lëvizën nga qëndrimet e tyre të ngurta, megjithatë kanë rënë dakord që javën e ardhshme të ulen në tryezë të përbashkët me deputetët evropian. Parlamentarët evropianë të cilët do të përpiqen të lehtësojnë ...

  • Si u dogj 16 vite më parë ambasada amerikane në Shkup

    25 Mars, 2015

    Ambasada

    Me fillimin e bombardimeve të NATO-s në Kosovë dhe Serbi kundër caqeve të forcave ushtarake serbe, në Maqedoni po zhvilloheshin protesta masive kundër këtyre sulmeve dhe në përkrahje të Beogradit. Këto protesta eskaluan më 25 marsin e 1999, kur turmat e organizuara të demonstruesve proserb dhe huliganëve ndërhynë dhe dogjën ambasadën amerikane. Ishte një ngjarje tmerruese që pushtoi gjithë ...

  • Naser Aliji, shqiptari i parë i lindur në Maqedoni në Kombëtare

    25 Mars, 2015

    Naser Kombetare

    Quhet Naser Aliji. Ka lindur në Shkup, më 27 dhjetor 1993, me shtetësi shqiptare dhe maqedonase, ka vendosur të luaje për kombateren, duke e respektuar vetveten dhe kombin e tij, ai bëhet lojtari i parë nga shqiptarët të lindur në Maqedoni që vesh fanellën e Kombëtares kuqezi.

    Mbrojtësi i majtë është i gjatë 1.77 m dhe luan aktualisht te Vaduzi në Zvicër, ...

  • Ziadin Sela, kryetar i Lëvizjes për reforma në PDSH

    24 Mars, 2015

    Zijadin_SelaDrejtuesi i Komunës së Strugës, Ziadin Sela, u zgjodh kryetar i Lëvizjes për Reforma në PDSH. Pas Kongresit të mbajtur në Tetovë, ai paralajmëroi se fillimisht do t’i kërkojë vulat e partisë nga Menduh Thaçi dhe më pas do të vazhdojë betejën e tij për drejtimin e PDSH-së në rrugë ligjore.

    Nëse nuk arrin ta realizojë këtë qëllim, Sela tha ...

  • Shkup, ambasadori amerikan: Sistemi gjyqësor? Hahaha!

    23 Mars, 2015

    Jess_BailyAmbasadori amerikan në Shkup, Jess Baily ka zgjedhur një mënyrë jo të zakonshme për të shprehur vlerësimin e tij për sistemin e drejtësisë në Maqedoni. Ai ka shpërthyer në të qeshura kur gazetarët në Shkup i kanë kërkuar një vlerësim për gjyqësorin. “Hahaha! Pra, po më pyesni të komentoj sistemin gjyqësor”, iu përgjigj Baily reporterëve. Megjithatë, diplomati amerikan e ...

  • 38 për qind e qytetarëve janë të gatshëm për luftë në Maqedoni

    18 Mars, 2015

    WIN-GALLUP_International38 për qind e qytetarëve të Maqedonisë theksojnë se janë të gatshëm të luftojnë nëse vendi i tyre përfshihet në luftë.Hulumtimi është realizuar në 64 vende nga ana e WIN/Gallup International, me gjithsej 62.394 të anketuar, mes të cilëve edhe qytetarët e Maqedonisë, të cilët janë anketuar në nëntor të vitit 2014 nga agjencia hulumtuese BRIMA, anëtare e WIN-GALLUP ...

  • Bomba e 11 e opozitës shpërtheu në Strumicë

    18 Mars, 2015

    Pas Komunës Qendër, LSDM-ja opozitare ka publikuar sot biseda telefonike që kanë të bëjnë me parregullsitë në proceset zgjedhore në Komunën e Strumicës. Sipas LSDM-së, edhe në Strumicë, sikurse në vendbanimet e tjera, janë dhënë letërnjoftime të shumëfishta për aktivistët e VMRO-së, për të votuar disa herë në më tepër vendvotime. Deputeti i LSDM-së nga Strumica, Pançe Orcev publikoi një bisedë telefonike që sipas tyre dëshmon se në shpërndarjen e ...

  • Komisioni për liritë dhe të drejtat e njeriut pranë OKB-së kritikon ashpër Maqedoninë

    18 Mars, 2015

    Komisioni për liritë dhe të drejtat e njeriut pranë OKB-së kritika të ashpra Maqedonisë për zhvillimet politike. Komisionerja Sesil Polly ka theksuar se mos zgjidhja e krizës, ka dëmtuar liritë dhe të drejtat e njeriut. Polly bën thirrje për proces transparent në gjyqësor, duke kërkuar përgjegjësi nga cilido që është i përfshirë në keqpërdorimin e lirive dhe të drejtave të njeriut.“Jemi thellësisht të shqetësuar mbi prolongimin e krizës politike në ...

  • Angellov proteston para Prokurorisë Publike, kërkon dorëheqjen e Zvërlevskit

    18 Mars, 2015

    Protestuesit e tubuar para prokurorisë, të udhëhequr nga kryetari i ‘Dinjitet’-it Stojançe Angellov, kërkuan nga prokurori publik Marko Zvërlevski të tregojë se me çfarë baze i ka ndaluar RTVM-së që të publikojë ‘bombat’ e opozitës, në të cilat janë përfshirë bisedat e funksionarëve të lartë shtetërorë dhe vet kryeministrit Gruevski. Protestuesit insistojnë në dorëheqjen e kryeprokurorit Marko Zvërlevski. “Kërkojmë që të na njoftojnë në bazë të çfarë vendimi të ...

  • Dialogu për krizën në Maqedoni përjashton shqiptarët

    18 Mars, 2015

    Dialogu për tejkalimin e krizës politike në Maqedoni do të tejkalojë faktorin shqiptarë, i cili tani për tani nuk është planifikuar në tryezën e negociatave.Siç bëhet e ditur për INA nga burime diplomatike evroperëndimore në Shkup, Bashkimi Evropian po planifikon që të ulë në tryezën e bisedimeve dy liderët e partive politike maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM.

    Në këto bisedime në formë të lehtësueses do të jetë edhe shefja e diplomacisë ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"