• Tragjedia në Tetovë, protesta për drejtësi

    17 Shtator, 2021

    Në Tetovë u protestua për ngjarjen tragjike të ndodhur më 8 shtator, ku humbën jetën 14 persona. Protestuesit dhe familjarët e viktimave shprehën revoltën e tyre ndaj vonesës së zbardhjes së tragjedisë si pasojë e zjarrit në spitalin modular. Protestuesit kërkuan dorëheqjen e zyrtarëve lokal por edhe të Qeverisë. Protesta filloi nga Sheshi Iliria, për të vazhduar te komuna e Tetovës, ...

  • Maqedoni e Veriut- Kosovë, mbledhje e përbashkët e dy qeverive

    16 Shtator, 2021

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti me kabinetin e tij qeveritar ka arritur të enjten në Shkup për një seancë të përbashkët ndërqeveritare me kabinetin qeveritar të Maqedonisë së Veriut të drejtuar nga Kryeministri Zoran Zaev. Në mbledhje janë janë nënshkruar 11 marrëveshje dhe memorandume për bashkëpunim në fusha të ndryshme.

    Kryeministri Zoran Zaev e priti homologun e tij Albin Kurti me ceremoni të ...

  • Regjistrimi i popullsisë përcillet me probleme teknike

    15 Shtator, 2021

    Regjistrimi i popullisisë në fshatin Vizbegovo në afërsi të Shkupit. Regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut, sipas Entit të Statistikës, po realizohet sipas dinamikës së paraparë edhe pse për disa ditë kishte ndërprerje të këtij procesi, që ka nisur më 5 shtator dhe do të zgjasë deri më 30 shtator.

    Drejtuesit e Entit kanë mohuar informacionet mbi një sulm hakerësh në sistemin kompjuterik të regjistrimit, nga ...

  • Ekspertët për zjarrin: Sistemi, jofunksional

    14 Shtator, 2021

    Në Maqedoninë e Veriut nuk ekziston sistem i rregulluar mirë që do i mbronte qytetarët nga fatkeqësitë, thonë ekspertët e sigurisë, duke komentuar zjarrin në Tetovë. Shteti thotë se pandemia në të njëjtën kohë është edhe krizë shëndetësore, por edhe krizë sigurie dhe ekonomike. Në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga Fakulteti i Sigurisë që u mbajt në Ohër, pjesëmarrësit thanë se ...

  • Vazhdon procesi i regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut

    13 Shtator, 2021

    Në Maqedoninë e Veriut po vazhdon procesi regjistrimit të popullsisë që ka filluar më 5 shtator. Sipas autoriteteve, ka pasur përpjekje për sulme kibernetike por deri tani ato nuk kanë ndikuar në mbarëvajtjen e procesit. Njëkohësisht po regjistrohet edhe diaspora përmes aplikacionit në internet. Enti i Statistikave në vend thotë se nga pesë shtatori deri më tani janë regjistruar rreth gjysmë milioni banorë.

    Procesi i ...

  • Dëshmia/I mbijetuari i tragjedisë së Tetovës që humbi dy familjarë: Po kërcënohem me jetë sepse po e them të vërtetën

    13 Shtator, 2021

    Ibin Emshiu humbi babanë dhe vëllanë e tij në tragjedinë në qendrën Covid të Tetovës. Ai është i vendosur të kërkojë drejtësi deri në fund dhe thotë se as kërcënimet me jetë që i mori nuk e trembin, shkruan DW transmeton “Bota sot”.

    Ata po më kërcënojnë se do të më vrasin, por unë jam i vendosur ta them të vërtetën për zjarrin në qendrën covid ...

  • Afrim Fanda kandidati i 5-së shqiptarë në garë për komunën e Tetovës nga LSHD

    13 Shtator, 2021

    May be an image of 1 person, ocean and skyKomisioni Komunal Zgjedhor (KKZ) në Tetovë deri në afatin e fundit për paraqitjen e kandidaturave për zgjedhjet lokale ka pranuar shtatë kandidatura për kryetar komune dhe 10 për lista të këshilltarëve.

    “Kandidatë për kryetar komune kanë dorëzuar: Lëvizja Besa, PDSH, LSDM, BDI, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Lëvizja ...

  • Askush nuk merr përgjegjësi për zjarrin në spitalin e Tetovës

    10 Shtator, 2021

    Policë dhe hetues të forenzikës, një ditë pas incidentit në spitalin për COVID-19 në Tetovë, ku vdiqën 14 persona. Shtator 2021.Nga Prokuroria Themelore Publike në Maqedoni të Veriut, kanë bërë të ditur se tashmë janë identifikuar 14 viktimat e zjarrit që shpërtheu në spitalin e përkohshëm në Tetovë, ku po trajtoheshin të infektuarit me koronavirus dhe se hetimet për këtë rast po vazhdojnë.

    Ende nuk ...

  • Arrin në 14 numri i viktimave në spitalin e djegur në Tetovë

    9 Shtator, 2021

    Prokuroria Publike në Maqedoninë e Veriut, tha të enjten se 14 veta kanë humbur jetën nga pasojat e zjarrit që përfshiu të mërkurën mbrëma spitalin në Tetovë, ku po trajtoheshin të sëmurë nga COVID-19.

    Në një komunikatë të kësaj prokurorie thuhet se “prokurorët kanë lëshuar urdhra autopsie dhe kanë identifikuar trupat e 14 personave të vdekur nga zjarri, ndërsa po hetohet nëse ka ...

  • Fatkeqësia asnjëherë nuk është e rastësishme!

    9 Shtator, 2021

    Anonym - Unfall ist nie Zufall

    Një fjalë e urtë gjermane thotë: Fatkeqësia asnjëherë nuk është e rastësishme!

    Unfall kein Zufall3 fjalitë kryesore të teorisë së rrezikut

    Është vetëm çështje kohe, se kur një rrezik të shndërrohet në një fatkeqësi.

    Fatkeqësitë (aksidentet) nuk ndodhin, ato shkaktohen.

    Madhësia e aksidentit varet nga rastësia.

Qendra Informative Shqiptare "Liria"