Presidenti i Shtetit, Gjorge Ivanov nën kompetencë të të cilit është Agjencia e Zbulimit ka shkarkuar Zv/drejtorin shqiptarë të këtij institucioni, Muhamed Ismailin i cili këtë post e ka ushtruar që nga viti 2003. Në këtë institucion tash e tutje nuk do të ketë post të Zv/drejtorit për shkak të sistematizimit të ri që ka paraparë presidenti e që ministrat shqiptarë e kanë lejuar të kalojë në qeveri ditë më parë.
Siç mëson Alsat M revolti tek të punësuarit shqiptarë në Agjencinë e Zbulimit është i madh dhe nuk pranojnë vendimin e presidentit për shkarkimin e Zv/drejtorit shqiptarë.
Vendimi i këtillë i Presidentit Ivanov shihet edhe si hakmarrje ndaj BDI-së për shkak të bojkotit të zgjedhjeve të fundit presidenciale dhe habit fakti si të njëjtit kanë lejuar që sistematizimi i ri të kalojë në Qeveri. Zv/drejtori i deritanishëm i Agjencisë së zbulimit në këtë institucion, Muhamed Ismaili ka filluar me punë në vitin 1999 ndërsa nga viti 2003 ka qenë në postin e Zv/drejtorit. Arsyeja e shkarkimit nga detyra nuk është bërë për shkak të mossuksesit në punë ose ndonjë lëshimi, por si duket se është bërë për arsyeje politike. Alsat-M