Prej sonte në mesnatë benzinat lirohen për gjysmë denari deri në një denarë për një litër, ndërsa çmimi i karburantëve dizel mbetet i njëjtë, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë (KRRE).
Me vendimin bëhet zvogëlimi i çmimeve rafinerike të derivateve të naftës në mesatare për 0,24 për qind dhe rritje të çmimeve me pakicë për 0,11 për qind në mesatare.
Çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-95 zvogëlohet për gjysmë denari për një litër dhe do të jetë 63,5 denarë, ndërsa EUROSUPER BS-98 lirohet për një denar për litër dhe do të kushtojë 65 denarë.
Çmimet me pakicë të EURODIZEl (D-E V) dhe të Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) mbeten të njëjta, gjegjësisht EURODIZEL (D-E V) do të shitet për 50, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 38,5 denarë për një litër.
Me vendimin e KRRE-së për 0,736 denarë për një kilogram rritet çmimi me pakicë i mazutit M-1 HC dhe tani do të jetë 21,619 denarë për një kilogram.
Si shkak për ndryshimin e çmimit të derivateve të naftës prej KRRE i theksojnë për 1,25 për qind çmimin më të lartë mesatar të naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e kaluara dhe për 0,84 për qind kursit më të lartë të denarit në raport me dollarin.