Bilall Kasami nuk përmbahet, sulmon direkt Arben Taravarin: Ka qenë dhe është një ZERO!

billallKryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka komentuar zërat për një dalje të mundshme të Arben Taravarit nga koalicioni shqiptar VLEN. Në një intervistë në televizionin Koha, në emisionin ON TIME, Kasami ka qenë i prerë në deklaratën e tij, duke theksuar se largimi eventual i Taravarit nuk do të kishte ndonjë peshë reale.

“Nëse ai del prej VLEN, atëherë është ZERO, sepse ZERO ka qenë kur ka ardhur,” tha Kasami, duke nënkuptuar se forca politike që përfaqëson Taravari nuk ka pasur ndikim të rëndësishëm para bashkimit në këtë koalicion.

Deklarata e tij vjen në një kohë të tensionuar politike, kur spekulimet për çarje brenda VLEN-it janë shtuar, veçanërisht pas kontakteve të përfolura të Arben Taravarit me partnerë politikë jashtë këtij koalicioni.

Bilall Kasami përmes kësaj deklarate duket se i ka dërguar një mesazh të qartë Taravarit dhe opinionit publik, duke bërë të ditur qëndrimin e tij se forca reale qëndron në bashkimin e VLEN-it, dhe jo në individë që, sipas tij, pa këtë bashkim nuk kanë peshë politike. 

Valon Bela: Bilalli edhe kryqin e vendon në gjoks për pushtet 

“Shihe ti mosmirënjohësin me sexhade ndër sqetull. Këtij hipokriti, i cili përveç vjedhjes s’kishte ditur gjë tjetër, i duhet përkujtuar se duhet thënë të vërtetën pavarsisht pozicioneve të përkohshme dhe momentale.

Sa për deklaratën se Taravari ishte zero para VLEN-it, si e fitove Komunën more leshper?

Po të mos ishte ndihma e ASH-së ku si rrjedhojë e takimit mes Arianit Hoxhës dhe Arben Taravarit erdhi ndihma e ASh-së (Dega e Tetovës) për rrethin e dytë ku ti Bilall fitove Komunën e Tetovës.
Po ju del boja juve të VLEN-it se për pushtet edhe kryqin e vendosni në gjoks (përveç në Kodrën e Diellit).
Por Zoti është i Madh. Me qenë se keni mashtruar në emër të fesë së Tij, Ai u nxjerr hipokrizinë e plotë para popullit dhe ja sot kush keni ngelur, të korruptuar deri në palcë.
Shporruni hipokrita.” ka shkruar Bela

klan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>