Kadriu: Bashkëqytetarët tanë nuk mund të përfitojnë më në kurriz të shqiptarëve

Besa Kadriu“Nuk mund të përfitohet më në kurrizin e shqiptarëve siç kanë vepruar më përpara bashkëqytetarët”, kështu tha Besa Kadriu në Daily Click që edhe ditë më parë, përmes rrjeteve sociale shprehi kritikat e saj ndaj pushtetit, ndonëse në opinion dihej që është pjesë e Lëvizjes Besa. Kadriu tha se, duhet vetëmohim edhe në situatat kur karrigia e pushtetit duket e mirë dhe duhet ngritur zërin për të mos lejuar përuljen.

“Duhet të jemi vetëmohues në situata kur mund të na duket e mirë karrigia e pushtetit, megjithatë duhet të tregojmë dhe të ngritim zërin sepse unë konsiderova se kjo gjë është në vazhdimësi përulje, heshtje. Shqiptari nuk është mësuar, nuk dua të përmendi ndasi në pikëpamje etnike, pro ndonjëherë detyrohemi për t’i treguar se si vijnë këto problematika. Nuk mund të përfitohet më në kurrizin e shqiptarëve siç kanë vepruar më përpara bashkëqytetarët tanë sepse ka edhe njerëz të respektuar, por në mesin e atyre, sidomos ata që e kanë pozicionin e udhëheqësve, në shekullin 21, një vend me gojën plot që aspiron për tu anëtarësuar në BE, e ka problem që të bashkëjetojë me dy etnitete që e përbëjnë shumicën në këtë shtet”, tha Besa Kadriu.

Kadriu: Figura të caktuara në VLEN flasin me orë për veprimtarinë e një figure politike 

Në Daily Click në TV21, Besa Kadriu pati kritika për ish-partiakët e saj që siç tha, persona të caktuar në VLEN merren me veprimtarinë e një figure politike, ndonëse ai ka pasur ideologji e mision politik. Kadriu tha se, tani që VLEN ka pushtetin, të bëjnë ndryshimin por me vepra konkret. E pyetur se a po merret VLEN me të kaluarën dhe nuk po bën asgjë, Kadriu nuk e mohoi, por tha “figura të caktuara”.

Marrin me orë kohë, njerëz të caktua, për veprimtarinë e një  figure politike që ka kryer misionin e tij. Ai ka pasur mision politik, ai ka pasur ideologji politike, ai ka pasur një subject politik që e përfaqëson dhe i ka qëndruar besnik atyre rregullave. Urdhëro ti tani që e ke ndryshimin e pushtetit bëje ndryshe, por me vepra konkret, me një strategji që do të ishte shumë më e arsyeshme të flitet me veprime praktike”.

-Po thoni se VLEN po merret me të kaluarën dhe nuk po bën asgjë?

-Figura të caktuara!

A ka “padron” Lëvizja Besa? Kadriu: Disa funksionarë nuk kanë as profesion të tyre 

“Partitë politike nuk duhet të jenë prona të padronëve”, kështu tha Besa Kadriu, por e pyetur se “A ka “padron” Lëvizja Besa?”, ajo nuk dha një përgjigje direkte, por tha se, njerëz të caktuar e kanë konsideruar që një parti e caktuar është e tija. Kadriu tutje tha se, disa funksionarë nuk kanë as profesion të tyre, por partitë për të arritur qëllime, i vendosin në funksione të caktuara.

“Njerëz të caktuar duke ndërhyrë nga struktura që kanë ndikim të jashtëzakonshëm, e kanë konsideruar veten që kjo është parti e imja, ndoshta jo me fjalë por me veprime të theksuara që i kanë bërë. Unë bëjë politikën, unë caktoj njerëzit, unë vendos funksionarët që do të jenë. Në momente të tilla, sigurisht që ne nuk duhet të biem pre e ndikimit të këtyre rrethanave, për t’iu dhënë hapësirë atyre njerëzve që për mendimin tim, nuk kanë edhe profesion të tyre. Asnjëherë nuk kanë ushtruar një punë në institucionet e shtetit dhe për t’i arritur këto qëllime, shpesh here partitë politike i vendosin ata në funksione që nuk është për tu arsyetuar”, tha Kadriu në Daily Click.

Kadriu për Qeverinë VMRO-VLEN-ZNAM: Shqiptarët morën pak, u shtypën! Po shoh regres, nuk duhet t’i mohojmë të arriturat e BDI-së

Në Daily Click në Tv21, Besa Kadriu tha se nuk është dakord me atë që shqiptarët morën në Qeverinë aktuale VMRO-VLEN-ZNAM, që siç tha, morën pak dhe u shtyp dhe u devijua ajo për të cilën kanë brohoritur me vite me radhë. Kadriu tha se, në këtë qeveri jo vetëm që nuk kanë ecur para, por sipas saj, ka regres, që siç thotë, nuk duhet mohuar arritjet që i kanë bërë subjektet para tyre.

-Nuk ishit dakord me ato që morën shqiptarët në këtë Qeveri? Morën pak?

“Asnjëherë. Morën pak dhe unë kam përshtypjen që u shtyp qëndrimi për të dhënë një kahje tjetër devijimi të asaj çështje për të cilën ne kemi brohoritur vite me radhe. Ndryshim, tërheqje nga pjesa e pushtetit të asaj që sot e kemi opozitë sepse konsideruam që ka shkelje madhore në korrupsion, devijim qëndrimesh të cilat ishin shumë jetike për shqiptarët dhe përfaqësimin adekuat edhe pse tash, lëre që ne nuk arritëm të shkojmë një hap para por unë po shoh tani regres, se edhe të arriturat që i kanë bërë subjektet para nesh, nuk duhet t’i mohojmë. Nuk nuk mund të themi unë jam në kundërshtim me ideologjinë e BDI-së por këtë gjë duhet t’ia mohoj se nuk e ka bërë, vetëm pse unë dëshiroj të përfitoj politikisht”, tha Kadriu.

A jetohet më mirë në Tetovë me Lëvizjes Besa në pushtet lokal? Përgjigjet ish-nënkryetarja e kësaj partie, Besa Kadriu 

E pyetur nëse jetohet më mirë në Tetovë me Lëvizjen Besa? Besa Kadriu tha se për shumë çështje po, së siç tha, përmendet investimi në infrastrukturë. Por Kadriu tha se, ndonëse infrastruktura është element shumë i rëndësishëm, nuk duhet të jetë pikë prioritare e politikës pasi siç thotë, është domosdoshmëri. Kadriu tutje tha, se do t’ia jap dorën këtij kryetari për të arriturat që ka bërë.

“Kam përshtypjen që për shumë çështje edhe po. Në radhë të parë, shumë kush e përmend edhe çështjen e infrastrukturës, janë rregulluar rrugë. Edhe infrastruktura është element shumë i rëndësishëm. A është koha që ne t’i  konsiderojmë këto si pika prioritare të politikës? Nuk është, se infrastruktura është domosdoshmëri për një qytet. Por pse se bëri dikush tjetër që ishte para këtij kryetari? Atëherë, sigurisht se unë këtij do t’ia jap dorën dhe do t’i them ju lumtë dhe do t’ju mbështes për të arriturat që bëni”, tha Besa Kadriu në Daily Click.

tv21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>