Kongresisti Rohrabacher ia kujton Maqedonisë rastin e ndarjes së Çekosllovakisë

RohrabacherKongresisti amerikan, Dana Rohrabacher vazhdon ta mbrojë qëndrimin e tij se Maqedonia duhet të ndahet në mes shteteve fqinje. Përmes rrjeteve sociale ai iu rekomandon qytetarëve të Maqedonisë ta ndjekin shembullin e çekëve dhe sllovakëve.

Qytetarët e Maqedonisë duhet të vendosin se si ta zgjidhin krizën e tyre. Unë vetëm iu sugjerova atyre që ta ndjekin shembullin e çekëve dhe sllovakëve. Çekët dhe sllovakët nuk mundën të vazhdonin bashkë, prandaj u ndanë. Zviceranët themeluan kantone vetëqeverisëse. Maqedonas bëni çfarë të dëshironi, – ka thënë Dana Rohrabacher, kongresist amerikan.

Deklarata e kongresistit, Rohrabacher bëri bujë edhe në mediat botërore. E përditshmja britanike, “Independent” në artikullin e publikuar me titull “Maqedonia e tërbuar pas deklaratës së Republikanit të lartë amerikan se nuk është shtet” e përshkruan Maqedoninë si një nga vendet trashëgimtare të ish-Jugosllavisë, që e shpalli pavarësinë në vitin 1991 dhe që u bë anëtare e Kombeve të Bashkuara dy vite më vonë. “Independent” citon republikanin John McCain, sipas të cilit kongresisti Rohrabacher është “ekstremist i çmendur” dhe mbështetës i fuqishëm i Rusisë.

Ditë më parë Rohrabacher tha se krijimi i Maqedonisë si shtet ishte një projekt i dështuar dhe se shqiptarët e Maqedonisë duhet t’i bashkohen Kosovës, ndërsa qytetarët e tjerë t’i bashkohen Bullgarisë dhe shteteve tjera fqinje. Këtë deklaratë Ministria e Jashtme e Maqedonisë e konsideroi si “retorikë nacionaliste, shqetësuese, që e kthen vendin prapa në të kaluarën”. Departamenti Amerikan i Shtetit, nga ana tjetër, e hodhi poshtë deklaratën e kongresistit Rohrabacher, duke siguruar se qëndrimi i SHBA-së ndaj Maqedonisë nuk ka ndryshuar dhe se SHBA-ja e mbështet sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Republikës së Maqedonisë. (koha)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>