Në këtë vend të mallkuar, shumë shqiptarë kanë dhënë shpirtin—disa të pushkatuar, e disa të vdekur nga uria.
Këtë e dinë të gjithë tetovarët.
A ka pasur ndonjë të vrarë prej Llërce, nuk e di.
Di vetëm se nga Llërca, dy prej atyre—larg qoftë—duke u shtirur si fetarë, e përdorin emrin e Zotit për interesa personale, ndërsa pasurohen duke përvetësuar pronën e Monopolit.
Në emër të Allahut, Mëshirëplotit, Gjithëmëshirshmit Bismilahir-Rrahmanir-Rrahim
VJEDH!
MASHTRO!
…
‐–‐‐—‐————————-‐——–
Zoti është i Madh, dhe emri i Tij nuk mund të përdoret për vjedhje. Askush nuk vjedh në emër të Zotit, e aq më pak ta emërtojë biznesin e tij me të.
Nuk di për vota dhe nuk më duket e logjikshme. Për këtë çështje tashmë çdo gjë është e qartë.
Por fjalën e kam për xhematin:
Xhemat,
Kur t’i takoni në xhami, shikojini një moment drejt e në sy!
Ruajuni që të mos jeni në të njëjtin saf me ta! Kini kujdes, sepse shpirtrat e gjyshërve tanë të malltretuar—që u ka dalë shpirti në Monopol—nuk janë të qetë!
AK