Pendarovski: Musliu është profesionist, ka vlerësime pozitive nga shërbimet e partnerëve

Pendarovski“Presidenti Stevo Pendarovski e ka sjellur vendimin për emërimin e Erolld Musliut për drejtor në Agjencinë për Zbulim, pasi analizat kanë treguar se ai është profesionist, ndërsa emërimi i tij është vlerësuar pozitivisht edhe nga shërbimet partnere”.

Kështu thonë nga Kabineti i Stevo Pendarovskit, në lidhje me deklaratat e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), se vendimi i presidentit i ka shqetësuar, prej të cilit kërkuan edhe që ta rishikojë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Presidenti Stevo Pendarovski menjëherë pas marrjes së funksionit, ka shqyrtuar disa propozime si zgjidhje të mundshme për pozitën e drejtorit të Agjencisë për Zbulim. Pas analizave nga kapacitetet profesionale, emri i Erolld Musliut u nda si zgjidhje për këtë funksion”.

“Bëhet fjalë për profesionist të lartë, i cili karrierën e tij e ka ndërtuar në vend dhe ka bashkëpunim me shërbimet e gjitha shteteve aleate. Për emërimin e Erolld Musliut në postin e drejtorit të Agjencisë për Zbulim, janë njoftuar shërbimet e partnerëve të vendeve të NATO-s”, thonë nga Kabineti i Pendarovskit.

Ndryshe, zv.kryeministri Bujar Osmani sot deklaroi se BDI kërkon që Pendarovski ta shqyrtojë vendimin e tij.

Ndërsa kryeministri Zoran Zaev tha se përzgjedhja e drejtorit të ri të Agjencisë për Zbulim është nën kompetenca të kryetarit të shtetit./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>