Pas pushimit dimëror trejavor, nxënësit sot kthehen në shkollat akull të ftohta, duke shënuar fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2024/2025.
Viti shkollor do të përfundojë më 10 qershor për të gjithë nxënësit, me përjashtim të maturantëve, të cilët do të mësojnë deri më 16 maj.
Nuk do të ketë pushim pranveror këtë vit, pasi që qeveria kështu vendosi me arsyetimin se shumica e mësuesve, prindërve dhe nxënësve janë shprehur kundër këtij pushimi.