Askund në botë nuk ekziston gjykatë e cila i ik, e stërzgjat dhe s’dëshiron të ndajë drejtësinë. (…) Ja pse në Marrëveshjen e Përzhinos qëndron reforma e gjyqësorit. Një gjë e këtillë s’ekziston askund në botë, përveç ndoshta në Korenë e Veriut”, deklaroi lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë Zoran Zaev, pas anulimit të gjykimit të sotëm për rastin “Puç” ku ai është i akuzuar.
Zaev potencoi se “me arsyetim për informata të klasifikuara, gjykata e cila nuk posedon sertifikat për informata të klasifikuara, nuk ia jep lëndën Prokurorisë Speciale Publike, së njëjtës Prokurori e cila posedon sertikatin për informata të klasifikuara”.
I pyetur se cili është dëshmitari të cilin prokurorja speciale Katica Janeva e ka kërkuar, Zaev u përgjigj:
“Dëshmitari është i vetmi në këtë lëndë, quhet Nikolla Gruevski. Ai ik që të paraqitet këtu para gjyqit. Kjo është e vërteta”. (ina)