Çfarë i lidhë Albin Kurtin dhe Bekim Qokun me Afrim Gashin, Bilall Kasamin, Izet Mexhitin dhe Arben Taravarin?

BekimNë një takim të para ca viteve, në restorant Aquarius në Strugë, kur besimi im në LVV më ishte lëkundur por nuk e kisha humbur akoma, e pyeta i pezmatuar Bekim Qokun se cila ishte arsyeja që ai si përfaqësues i LVV në ish IRJM, ishte lidhur me neootomanë erdoganistë, eksponentë të islamit politik si Afrim Gashi me shokë.

Ai mu përgjigj (tani besoj se e kishte me sinqeritet) se nuk ishte vendimi tij, por i Albin Kurtit. “Njihen, dhe janë miq që nga viti 2012 me Afrim Gashin… unë jam thjesht ushtar i partisë, zbatoj vetëm urdhëra” ishte përgigjja e Bekim Qokut.

Zhvillimet e fundit politike në ish IRJM dëshmuan qartë se çfarë i lidhë Albin Kurtin dhe Bekim Qokun me Afrim Gashin, Bilall Kasamin, Izet Mexhitin dhe Arben Taravarin – paratë e Erdoganit dhe gatishmëria për të manipuluar me shqiptarët!

Ndaj Bekim Qoku tenton të manipulojë shqiptarët në ish IRJM dhe Kosovë, për të imponuar bindjen se edhe të burgosurit politik i nënshtrohen kultit të personalitetit të Albin Kurtit, me bindje të verbër dhe pa asnjë vërejtje për veprimet e tij politike, në veçanti në ish IRJM – privilegje që në këto 100 vitet e fundit gëzonte vetëm Enver Hoxha.

Nisur nga kjo, unë si ish i burgosur politik, detyrohem të deklaroj me plotë përgjegësi se nuk përkrah lojërat e rrezikshme të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes me islamin politik, në një vijë me synimet neootomane të Erdoganit në territoret shqiptare, dhe në përgjithësi në Gadishullin Ilirik. Akoma më shumë, e dënoj ashpër përkrahjen e Albin Kurtit dhe LVV-së në talebanizimin e qyteteve shqiptare në ish IRJM.

Do doja t’i besoj shokut tim të burgut, Shpëtim Pollozhanit, dhe të ndiqja këshillat e tij për të investuar edhe unë kapitalin tim politik në “Bankën popullore Kurti”, sikur ai të na sqaronte të gjithëve, se çfarë kanë ai dhe “Banka popullore e Kurtit” të përbashkët me hoxhën e Strugës, Salim Sulejmanin, hoxhën e Llërcës Adnan Azizin, Afrim Gashin, Bilall Kasamin dhe Izet Mexhitin anëtarë të Bordit Këshillëdhënës të Qendrës për Civilizim Islam, sot të gjithë bashkëpartiakë të Bekim Qokut dhe Albin Kurtit në V-LEN! Të na sqaronte se çfarë kanë ai dhe Albin Kurti të përbashkët me antishqipartin histerik të VMRO-së, Kristijan Mickovskit!

Do të “investoja” edhe unë kapitalin tim politik në “Bankën popullore Kurti”, sikur të mos dija për kapitalin e Erdoganit që nga viti 2013 e në vazhdim në këtë “bankë”! Sikur të mos dija se ku ka kapital të Erdoganit, aty diku është edhe kapitali i Putinit. Thjesht nuk u besoj bankave me kapital turk dhe rus, por vetëm atyre të perëndimit!

 

Po, jam i palëkundur në qëndrimin se duhet luftuar pa kompromis korrupsioni dhe duhet kthyer pa kompromise sovraniteti mbi gjithë territorin e Kosovës, me theks në veriun e Kosovës. Sepse jam i vetëdishëm se veriu i Kosovës përfaqëson shumë më shumë se 1.200 km2 territor shqiptar. Por Albin Kurti nuk ka mandat për ta bërë këtë duke falur Erdoganit dhe Mickovskit, e me kte edhe Vuçiçit, territoret e shqiptarëve në “Maqedoninë Perëndimore”. Falja e territoreve në shkëmbim të parave dhe investimeve përfaqëson tradhti kombëtare, dhe unë nuk mbështes individë dhe parti të tilla!

Një shkrim i huazuar nga Facebook – Afrim Fanda

 

Por si duket shumë shpejtë, me moton e mirënjohur, tani më të zbatuar me sukses tek shqiptarët nën Maqedoni, Avash – Avash (Step by Step), kjo mbështetje servile e “LEN” për “LV” do të kalojë për Koalicioni për “familjen”…

Koalicioni per familjen

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>