Po, barazia e plotë e shqiptarëve me “maqedonasit”, ndryshimet kushtetuese, ndryshimi i karakterit unitar të shteti, e “destabilizojnë” ish IRJM-në, por neve nuk na bëhet hiç vonë Albin, sepse ne më shumë preferojmë lirinë, jetën dinjitoze, barazinë e plotë duke gëzuar të gjitha të drejtat kolektive.
Jo faleminderit Albin, nuk na duhet “ndihma” e mercenarëve të tu, vegla të pushetit antishqiptar të VMRO-së, të cilët me arogancën e denjë për bashkëpunëtorë të Udbës, krenohen para kamerave se kanë arrestuar 17 shqiptarë gjatë festimeve të 28 Nëntorit.
Mercenarë pa vlerë dhe pa dinjitet, të cilët në emër të shqiptarëve kërkojnë falje nga padronët e tyre të VMRO-së për luftën e UÇK-së, për nxënësit e shkollave që festojnë 28 nëntorin të veshur me uniforma të UÇK-së, dhe premtojnë se nuk do të krenohen më as me falmurin e as me luftën e UÇK-së, as me dëshmorët e UÇK-së.
Jo faleminderit Albin, merri me vete këta që na i solle, dhe provo të marrësh vota në Kosovë duke kërkuar falje nga Vuçiçi për luftën e UÇK-së në Kosovë.
Afrim Fanda