Manipulimi me banorët rezident dhe jorezident, me qëllim të uljes së numrit të banorëve autokton shqiptar.

papunëPapunësia sipas përkatësisë etnike: Sllavo-Maqedonas 50.378, Shqiptarë 40.920, Romë 11.482, Turq 7.554 dhe Serb 592.

Vazhdon politika antishqiptare, tani nga shteti unitar i sllavo-maqedonasve.

Pas luftës së dytë botërore, përsëri shpërngulja në Turqi – pastrim etnik, ata që mbetën i diskriminuan institucionalisht dhe sistematikisht me metoda të ndryshme, qëllimi – ti largonin nga vendbanimet e tyre autoktone.

Shqiptarët për të siguruar kafshatën e bukës, u detyruan të shkonin nëpër shtetet perëndimore sepse në vendlindje, vendet e punës ishin të rezervuara për ardhacakët nga Greqia (Egejci) dhe nga Maqedonia lindore dhe „për çudi“ i vendosnin në Maqedoninë Perëndimore ku dendësia e popullsisë ishte shumë herë më e madhe sesa në Maqedoninë lindore, i vendosnin në territoret autoktone shqiptare duke u siguruar vende pune, banesa, tokë ndërtimore, shtëpi dhe shumë kushte lehtësuese për jetesë – qëllimi po i njëjtë dhe shumë i qartë – të ndryshohet struktura kombëtare e popullsisë në Maqedoninë Perëndimore.

Edhe pas pavarësisë së Maqedonisë, vazhdoi politika e diskriminimit sistematik dhe institucional ndaj shqiptarëve, tek pas luftës së 2001 kishte një stop të përkohshëm, por për shkak të kushtetutës që Maqedoninë e llogaritë si shtet unitar që d.t.th. pushteti vazhdon të jetë ekskluzivisht në duart e sllavo-maqedonasve, prandaj edhe shqiptarët perspektivën e tyre vazhdojnë ta kërkojnë në perëndim, atje ku së paku nuk diskriminohen për të drejtat elementare, që nënkupton të drejtën elementare të punësimit.

Këta shqiptarë, që llogaritet se janë së paku 300.000, pushteti nuk i regjistron si banorë rezident (jo për shkak të planifikimeve ekonomik, si që bëhet në shtetet perëndimore) edhe pse këta në vendlindje posedojnë shtëpi, banesa, letërnjoftime, pasaporta, paguajnë tatimet, rrymën, ujin, mbeturinat.

Përsëri qëllimi mbetet i njëjtë, të ulin numrin e banorëve shqiptarë.

Prandaj edhe Institucionet dhe Kryeministri, rezultatet e censusit të fundit të publikuara në vitin 2022 në publik, zyrtarisht i ofrojnë dhe publikojnë rezultatet me vetëm banorët rezident ku: prej 1 836 713 banorëve, sllavo-maqedonasit paraqesin 58.44 % të popullsisë, shqiptarët 24.3%, turqit 3,86%, romët 2,53% dhe serbët 1,3%, ndërsa pakicat e tjera veç e veç nuk kalojnë pragun e 1% të popullsisë.

Ndërsa Shqiptarët thirren në rezultatet edhe me banorët jorezident ku: prej 2.097 319 banorëve, sllavo-maqedonasit paraqesin 54.2 % të popullsisë, shqiptarët 29.5%, turqit 3,98%, romët 2,3% dhe serbët 1,2%, ndërsa pakicat e tjera veç e veç nuk kalojnë pragun e 1% të popullsisë.

Po si është në perëndim…

Në shumë shtete evropiane, ndarja bëhet për arsye të planifikimeve ekonomike, por individët që kanë banesa, shtëpi dhe adresë të regjistruar në vendin përkatës, por punojnë jashtë shtetit, zakonisht konsiderohen si banorë rezidentë nëse: – Ata e deklarojnë adresën e tyre si vendbanim kryesor. – Koha e qëndrimit jashtë shtetit është e përkohshme që nënkupton se ata ende mbajnë një lidhje aktive me shtetin ku kanë pronën, që nënkupton se kthehen për periudha të shkurtra ose qëndrojnë për arsye familjare apo personale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>