Shumë e thjeshtë – sepse për këtë janë të paguar! Sepse doktrina e tyre është islami politik. Ata si parti përfaqësojnë vetëm “shqiptarët myslimanë të Erdoganit”!
Po shqiptarët ortodoksë në ish IRJM kush i përfaqëson? Ata janë të Mickovskit!
Sepse kjo është marrëveshja Erdogan – Mickovski, me lehtësues Albin Kurtin: shqiptarët myslimanë janë të Erdoganit, ndërsa rreth 200.000 shqiptarët ortodoksë në ish IRJM, të cilët, që nga koha e Mbretërisë Jugosllave akoma kanë frikë të deklarojnë përkatësinë e tyre të vërtetë etnike, janë të Mickovskit! Janë të Mickovskit, pra janë të Vuçiçit!
Ndaj dhe Albin Kurti hesht Kur Mickovski shpall gjuetinë e shtrigave duke gënjyer se BDI po përgatit destabilizimin e ish IRJM në vjeshtë. Hesht kur Mickovski burgos ish luftëtarët e UÇK. Hesht kur Mickovski paralajmëron shfuqizimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, duke përgënjeshtruar tani veten, me deklaratën se nuk pritet destabilizim i shtetit…
Pse hesht Albin Kurti? Sepse kështu e këshillon këshilltari i tij Hysamedin Ferraj, ish marksist-leninist, anëtar i Bordit për Civilizim Islam, promotor i rikthimit të Perandorisë Neootomane: – duhen respektuar dëshirat dhe interesat e Erdogan/Mickovski në ish IRJM!
Sepse Erdogan do ta mbrojë Kosovën… ashtu siç i mbrojti shqiptarët në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Sanxhak. Ashtu siç po mbron tani shqiptarët në ish IRJM!
Afrim Fanda