Shqiptarët në ish IRJM – nga integrimi në BE përmes marrëveshjes së Prespës, në “minishengenin” e Serbisë!

“A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë?” ishte pyetja e referendumit të organizuar me 30 shtator të vitit 2018. “Nga 1 tetori Maqedonia do të jetë pranë vendeve ku ne aspirojmë, pranë Bashkimit Evropian…” deklaroi me këtë rast kryetari i BDI, Ali Ahmeti. “Me votimin e sotëm Maqedonia do të shkëputet nga e kaluara për të ecur rrugës drejt vlerave evropiane e perëndimore” deklaroi kryetari i ASH, Ziadin Sela.  “Me Marrëveshjen e Prespës, ne e kemi hapur derën dhe e kemi prekur me dorë integrimin euro-atlantik” deklaroi kryetari i AAA, Afrim Gashi. “Një mundësi për integrimin e vendit në BE dhe NATO dhe një mundësi më e mirë për faktorin shqiptar dhe për rolin e tyre shtetformues në Maqedoni” Deklaroi kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

Referendumi dështoi, duke mos arritur pragun prej 50% të trupit të përgjithshëm votues, por kjo nuk pengoi partitë shqiptare parlamentare, që të gjitha, pa përjashtim, më 11.01.2019, pa ASNJË KUSHTËZIM me avancimin e statusit kushtetues të shqiptarëve, të votojnë ndryshimet kushtetuese, duke kurorëzuar kështu procesin e Marrëveshjes së Prespës në shërbim të pazarllëqeve për identitetin “maqedonas”. Gjithmonë duke premtuar shqiptarëve si shkëmbim, integrimin në BE.

Por, më 29 korrik 2021 parlamenti i ish IRJM, me 95 vota “për”, përfshirë të gjithë deputetët e partive shqiptare, miratoi rezolutën  e propozuar nga partia e opozitës VMRO-DPMNE e cila faktikisht përcaktoi vijat e kuqe për integrimin në BE, duke përcaktuar identitetin, gjuhën maqedonase dhe të kaluarën historike të përvetësuar, të pa negocijueshëm në kontestin me Bullgarinë, e cila ka vënë veton për hapjen e negociatave për ish IRJM. Me këtë, shpresat e Zaev për hapjen e negociatave, e njëkohësisht edhe premtimet e partive shqiptarëve për integrim në BE, mbështeten kryekëput në një ndryshim të politikës bullgare për të hequr veton e kushtëzuar me pranimin e autoriteteve të ish IRJM se gjuha dhe historia është e përbashkët me Bullgarinë. Por meqë në Bullgari nuk ka parti politike shqiptare, që do të votonin sipas urdhërit të Zaev, e edhe kryeministrit Rama nuk arriti ta bindi homologun e tij bullgar që të heqi dorë nga interesi kombëtar i Bullgarisë, shpresat për këtë, pothuajse nuk ekzistojnë, ndaj më 29.07.2021, kryeminstrat Zaev, Vuçiç dhe Rama, të deklaruar si të zhgënjyer nga BE, firmosën marreveshjen ndërshtetërore për bashkëpunim ekonomik dhe lëvizje të lirë, si karshillëk BE-së, fillimisht të quajtur “Minishengen”, e para pak ditësh të riemëruar në “Ballkani i Hapur”. “Mjaft pritëm BE-në… ndjehem i mashtruar nga BE për shkak të procesit të ngadalshëm të pranimit” arsyetoi nismën e “Minishengenit”, kryeministri Zaev. “Reagimet negative të Prishtinës, Sarajevës dhe Podgoricës për “Open Ballkan” janë të parëndësishme, sepse qëndrimet e qytetarëve sipas analizave janë pozitive, dhe për të bashkuar” shtoi ai duke kritikuar Albin Kurtin për qëndrimin kundër “Open Ballkan”. “Kur ata (lexo: BE) të jenë gati, të na thonë” ironizoi  kryeministri Rama, duke e vënë në zbatim kërcënimin e tij, të deklaruar pak ditë më parë se: “Po qe se s’na pranoni ju, të tjerët do të na pranojnë, dmth aktorë të tretë do të vijnë tek ne”.  “Ne do vijojmë të nxisim e nxisim dhe punojmë për ti bërë vendet tona si shtete me standarde europiane” shtoi kryeministri Rama.

Ndaj dhe bashke me kryeministrin Zaev krijuan “BE-në” alternative, atë të Serbisë, ku sipas mediave prestigjioze perëndimore, klani mafio-politik ka arritur deri në krye të institucioneve të shtetit, me në krye Vuçiçin, ish zyrtarin e Partisë Radikale Serbe gjatë luftës në Bosnje, e cila kishte formacionet e saj paramilitare në fushat e betejës në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kroaci dhe ish ministrin e Informacionit në qeverinë e Slobodan Millosheviçit, i cili deklaroi se për një serb të vrarë në Bosnje do të vriteshin 100 “muslimanë”.

Të dashur bashkëkombas të mi, ndjeheni të mashtruar dhe të tërhequr për hunde nga përfaqësuesit tuaj politik?

https://www.youtube.com/watch?v=pZRoxmvYHBw

Afrim Fanda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>