Ismail KadareSi ditë e plotë ai shtillej
me re dhe erë mbi atdhe
Një emër, Gjergj, e kish si diellin,
Tjetrin si hënën, Skënderbe.
Dy brirë dhie kish mbi krye,
Emblemë e vjetër e çuditshme,
Sikur ta dinte që mes brinjve
Dy perandorë do të godiste.
Njëzet e katër luftëra bëri,
Njëzet e katër vdekje theu,
Çka mangët linte ditën Gjergji,
Plotësonte natën Skënderbeu.
Pas vdekjes eshtrat iu ndanë,
Në mijëra varre ato u shkrinë.
Gjithçka të shumtë ai pati,
Të vetmen kish veç Shqipërinë.