Kjo është historia e një fermeri të vjetër kinez që ka jetuar shumë vite më parë.
Ai kishte një kalë të vjetër që e përdorte për të lëruar arat e tij.
Një ditë, kali iku kodrave.
Të gjithë thanë: “Na vjen shumë keq për fatin tuaj të keq”.
Plaku u përgjigj: “Fat i keq, fat i mirë, kush e di?”
Një javë më vonë, kali u kthye me një tufë kuajsh të egër që tani i përkisnin plakut.
Të gjithë thanë: “Jemi shumë të lumtur për fatin tuaj të mirë!”
Plaku u përgjigj: “Fat i mirë, fat i keq, kush e di?”
Ndërsa djali i tij i vetëm ishte duke hipur në një nga kuajt e egër, ai u rrëzua dhe theu këmbën.
Të gjithë thanë: “Çfarë fati i keq!”
Plaku u përgjigj: “Fat i keq, fat i mirë, kush e di?”
Një ditë, ushtria erdhi në fshat dhe mori të gjithë të rinjtë e fortë ushtarë për perandorin.
Vetëm djali i fermerit të vjetër u kursye sepse nuk mundi të luftonte me këmbën e thyer.
Të gjithë thanë: “Sa fat i mirë!”
Plaku u përgjigj: ” Fat i mirë, fat i keq, kush e di?”