NË VIGJILJE TË KONGRESIT!
Atdhetarët që duken në këtë figurë të riprodhuar, për më shumë se tridhjetë mote, nxënësve të Tetovës dhe përreth, ua kënduan shkronjat, të dala nga Kongresi i Manastirit;
- Sadudin Abdulla Gjura (1926-1960), nga Shipkovica, u dënua me 13 vjet burg të rëndë (“Petrova Rupa”-Goli Otok),
- Sheref Kazazi (1921-2000) nga Tetova, dënohet me 7 vjet burg të rëndë (“Petrova Rupa”-Goli Otok),
- Vehbi Ahmet Lushi (1925-1999) nga Tetova, u dënua me 7 vjet burg të rëndë (“Petrova Rupa”-Goli Otok),
- Salajdin Efraim Huseini (1930-2007) nga Tetova, dënohet me 4 vjet burg të rëndë (“Petrova Rupa”-Goli Otok),
- Nijazi Fanda (1923-1979) nga Tetova, dënohet me burg të rëndë
- Xhemali Beqiri (1929-1987) nga Reçica e Madhe, dënohet me burg të rëndë (“Petrova Rupa”-Goli Otok),
- Gani Selman Luma (1915-1989) nga Tetova, do të dënohet me 10 vjet burg të rëndë (“Petrova Rupa”-Goli Otok),
- Ismail Saidi (1925-1989) nga Tetova , dënohet me burg të rëndë (“Petrova Rupa”- Goli Otok),
- Sabri Ramizi (1931-2019) nga Shipkovica, dënohet me burg të rëndë (“Petrova Rupa”-Goli Otok), dhe
- Sali Lisi, dënohet me 13 vjet burg të rëndë (“Petrova Rupa”-Goli Otok),
PS
Dikur moti, dijetari Pjetër Mëshkalla, kishte thënë: “Nuk më ka shty me Ju shkrue Shkëlqesë, as urrejtja, as ambicioni, as interesi, por vetëm ndërgjegjja, e vërteta dhe e mira”.
Fadil Lushi