Ministri austriak takim me Xhaçkën/ Linhart: E domosdoshme hapja e bisedimeve me BE-në

Linhart XhackaMinistrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka priti sot ministrin federal për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Michael Linhart.

Ministri theksoi se Shqipëria i ka plotësuar kushtet për të qenë pjesë e BE-së, pasi i ka kryer detyrat e shtëpisë.

Ai ka shprehur mbështetjen për vendin tonë, duke e konsideruar pjesë të Bashkimit Evropian.

Të kontribuojmë në mirëqenien e rinisë, mirëqenia në rajon do të thotë mirëqenie për të gjithë. Shqipëria i përket Evropës si nga ana kulturore dhe ajo ekonomike dhe i ka bërë me sukses detyrat e shtëpisë. Hapja e bisedimeve me BE-në janë të një domosdoshmërie. Tashmë duhet të futet në korsinë e shtetit dhe mos të lihen në një korsi dytësore. Së bashku me Çekinë dhe Sllovakinë diskutuam në KE, do të ketë disa projekte për rininë, Erasmus është një projekt që duhet të ishte e gjithë rinia. Ne duam që vendet e Ballkanit Perëndimor të ftohen edhe në mbledhjet e Këshillit, pasi duhet të flasësh jo vetëm për Ballkanin, por edhe për vendet e Ballkanit. Kjo realizohet duke kryer samite të përbashkëta. Sidomos rinisë kemi për detyrë t’i ofrojmë kushtet për një Evropë të sigurt edhe për partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor”, tha ministri.

Kujtojmë se Austria është një nga vendet që mbështet Shqipërinë në rrugën e integrimit evropian.

Top Channel

 

Tabaku: Shqipëria s’i ka plotësuar kushtet, BE t’i hapë negociatat si mjet monitorimi

Linhart TabakuKryetarja e Komisionit të Integrimit, Jorida Tabaku zhvilloi këtë të premte një takim me ministrin e Jashtëm austriak, Michael Lin Hard, të cilin e falënderoi për mbështetjen e dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit europian, si dhe ndihmën gjatë tërmetit të 26 nëntorit dhe pandemisë Covid-19.

Tabaku theksoi se integrimi europian është një proces, i cili kërkon një strukturë përgjegjëse dhe për këtë qeveria shqiptare nuk ka menduar asgjë gjatë këtyre viteve, duke mos dedikuar asnjë buxhet për të.

Sipas saj, Bashkimi Europian duhet të nisë negociatat me Shqipërinë, jo për faktin se janë përmbushur kushtet, por si një mjet monitorimi për vendin.

Me ministrin e Jashtëm të Austrisë, Tabaku është ndalur edhe tek numri i lartë i azilkërkuesve nga Shqipëria. Ajo tha se gjatë viteve të fundit është rritur numri i azilkërkuesve nga vendi.

Ky ishte dhe shqetësimi i ngritur nga ministri i Brendshëm austriak, gjatë vizitës së tij në shtator të këtij viti. Tabaku theksoi se ligji i propozuar nga qeveria “për të huaj”, i jep mundësinë shumë qytetarëve nga vende të treta të përdorin vendin si urë kalimi drejt Shqipërisë.

Raporti i fundit që Komisioni i jashtëm i Parlamentit Europian miratoi për progresin e Shqipërisë lidhur me hapjen e negociatave të anëtarësimit mbështet “zhvillimin pa vonesa të mëtejshme të konferencës së parë ndërqeveritare, pas përmbushjes së plotë të kushteve të vendosura nga Këshilli Europian.”

Raporti në fjalë vlerëson prioritare në progresin e Shqipërisë “reformat e pakthyeshme, të qëndrueshme lidhur me sundimin e ligjit, funksionimin efektiv të institucioneve demokratike dhe administratës publike dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”

 

Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>