Ministria e Shëndetësisë: 158 të shëruar, 156 raste të reja dhe 3 humbje jete

Ministria e shendetesiseMinistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon se sot janë kryer 865 testime prej tyre 156 qytetarë rezultojnë të prekur nga virusi SARS COV2,  158 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID19, ndërsa fatkeqësisht kemi 3 humbje jete.
Kështu duket shpërndarje gjeografike në vend:
101 raste në Tiranë, 12 raste në Durrës, 5 raste në Librazhd, nga 4 raste në Fier, Korçë, Berat, 3 raste në Elbasan, Tropojë, Kamëz, nga 2 raste në Krujë, Kukës, Ura Vajgurore, Peqin, Gramsh, nga 1 rast në Shkodër, Lushnje, Mirditë, Dibër, Bulqizë, Himarë, Kuçovë.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen një 56 vjeçar, një 65 vjeçare nga Tirana dhe një 79 vjeçare nga Kuçova me sëmundje bashkëshoqëruese, i shprehim ngushëllimet familjarëve.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 168 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 14 në terapi intensive nga të cilët vetëm 7 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ju bën apel qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment, duke respektuar masat e vendosura.

Ruani distancimin fizik, vendosni maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distanca, kujdesuni për higjienën personale. Bizneset duhet të zbatojnë protokollet e miratuara të sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton se, nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar, të kontaktoni menjëherë mjekun e familjes ose të telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për të kontaktuar për çdo informacion tjetër rreth COVID19.
COVID-19 – Statistika (27 Gusht 2020)
Testime totale 59617
Raste pozitive 9083
Raste të shëruara 4791
Raste Aktive 4026
Humbje jete 266 (Qarku Tiranë 126, Durrës 37, Shkodër 35, Elbasan 13, Fier 12, Korçë 12, Lezhë 10, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 4, Gjirokastër 3, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2076
Durrës 521
Shkodër 285
Fier 154
Lezhë 183
Korçë 194
Vlorë 138
Kukës 140
Elbasan 161
Berat 80
Gjirokastër 40
Dibër 54

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>