Ministria e Shëndetësisë: 2730 testime, 304 raste të reja, 11 humbje jete dhe 593 të shëruar

tabela 30 marsMinistria e Shëndetësisë ju informon se në 24 orët e fundit prej 2730 testimeve 304 qytetarë kanë rezultuar pozitivë  edhe ate në këto bashki:   92 raste në Tiranë, 25 në Shkodër, 22 në Fier, 15 në Gjirokastër, nga 11 raste në Lushnje, Vlorë, nga 10 raste në Durrës, Devoll, 9 në Pogradec, nga 7 raste në Korçë, Sarandë, nga 6 raste në Elbasan, Berat, Mallakasër, Divjakë, nga 5 raste në Kukës, Kavajë, 4 në Dibër, nga 3 raste në Lezhë, Tropojë, Tepelenë, Peqin, Shijak, Cerrik, nga 2 raste në Krujë, Kurbin, Mirditë, Librazhd, Malësi e Madhe, Prrenjas, Patos, nga 1 rast në Rrogozhinë, Kamëz, Mat, Përmet, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Kolonjë, Klos, Gramsh, Skrapar, Vorë, Poliçan, Dropull, Libohovë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 11 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 edhe ate : 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 51- 83 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 593 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 90,617 që nga fillimi i epidemisë. Sërish kemi pasur ulje të pacientëve në spitalet COVID, ku aktualisht po trajtohen 293 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19”, shkruan ministria.

Statistika (30 Mars 2021)

  • Raste të reja ditore        304
  • Të shëruar në 24 orë     593
  • Të shtruar në spitale      293
  • Humbje jete në 24 orë    11
  • Testime ditore                2730

Testime totale            555,930

  • Raste pozitive             124,723
  • Raste të shëruara         90,617
  • Raste Aktive                31,879
  • Humbje jete                  2227  ulëta

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë                   22083
  • Fier        2607
  • Durrës                   1309
  • Gjirokastër  1242
  • Shkodër                1199
  • Vlorë                     1107
  • Korçë     779
  • Lezhë                    419
  • Elbasan                 387
  • Kukës                    359
  • Dibër    329
  • Berat                     59

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>