“Mos dilni fare në diell nëse keni probleme me zemrën”/ Infarktet nga i nxehti, mjekët tregojnë se si duhet bërë kujdes

nxehtesiaE diela e 21 korrikut rezultoi dita më e nxehtë në tokë në rang global, të paktën që nga vitit 1940, referuar kjo shërbimit të ndryshimeve klimatike të Bashkimit Europian, i cili paralajmëron se do të ketë edhe ditë të tjera të nxehta si kjo.

 

Por ata që i vuajnë më së shumti temperaturat e larta, janë personat me probleme kardiake. Sipas ISHP-së, deri më tani kemi dy humbje jete për shkak të infarkteve kardiake nga i nxehti.

“Temperaturat e larta ndikojnë shumë te pacientët kardiakë. Në shumë raste shpërthejnë në ngjarje të mëdha sikurse janë infarktet, kur ajo sëmundje ka qenë aty e pa ekzaminuar. Ata që janë në risk të mesëm dhe të lartë, ndryshe nga sa thonë kolegët dilni vetëm në mëngjes apo në darkë, ne u themi mos dilni fare në ditët e nxehta”, thotë mjekja kardiologe, Engjëllushe Hasani.

 

 

Ata të cilët e dinë se vuajnë nga probleme kardiake janë më të kujdesshëm, por ka shumë nga ata të cilët nuk e dinë që kanë patologji kardiake.

“Shqiptarët  shkojnë vetëm kur ndodhin parainfarkte dhe alarmohen te mjeku”, shpjegon mjekja.

Mjekja kardiologe këshillon që edhe nëse jeni nëpër plazhe afër detit, kujdes kur futeni në ujë menjëherë nga ekspozimi në diell pasi rritet mundësia për infarkt.

“Në diell enët e gjakut zgjerohen, por në momentin kur futen në ujë enët koronare ngushtohen dhe ndodh bllokimi zemrës pra infarkti”, shton Hasani.

Nëse sëmundjet e zemrës diagnostikohen herët, ato mund të mbahen në kontroll.

Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>