Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, i njohur për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në ringritjen e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare. Ai ndërroi jetë më 25 janar 2025, pas një periudhe të gjatë sëmundjeje.
Kryepiskopi Anastas mbeti një figurë kyçe e Kishës Orthodhokse dhe një lider i njohur ndërkombëtarisht, duke u angazhuar për rinovimin e kishave dhe institucioneve fetare pas rënies së regjimit ateist në Shqipëri. Ai udhëhoqi një periudhë të rëndësishme për Kishën shqiptare, ku realizoi projekte madhore si ndërtimi dhe restaurimi i qindra kishave, themelimi i shkollave dhe qendrave rinore, dhe zhvillimi i institucioneve të edukimit teologjik.
Një nga arritjet më të mëdha të tij ishte Katedralja “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, një prej kishave më të mëdha ortodokse në Evropë, e cila u inaugurua në vitin 2012. Gjatë udhëheqjes së tij, Kisha Orthodhokse Shqiptare fitoi njohje ndërkombëtare, duke kontribuar në bashkëjetesën paqësore dhe dialogun ndërfetar, si dhe duke pasur një rol të rëndësishëm në afrimin e Shqipërisë dhe Greqisë.
Kryepiskopi Anastas, i njohur për dashurinë dhe përkushtimin ndaj popullit shqiptar, do të kujtohet si një njeri i cili, përmes sakrificës dhe vizionit të tij, ndihmoi në krijimin e një Kishe të fuqishme dhe aktive, e cila luan një rol të rëndësishëm në shoqërinë shqiptare dhe jashtë saj.
Kryepiskopi Anastas Janullatos, i cili udhëhoqi Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë për më shumë se 30 vjet, ishte një figurë e shquar jo vetëm për kontributin e tij në ringritjen e kishës në Shqipëri, por edhe për rolin e tij aktiv në organizmat ndërkombëtarë dhe në promovimin e dialogut ndërfetar dhe paqes botërore. Ai ishte zgjedhur vazhdimisht në pozita të rëndësishme në organizata të tilla si Komiteti për Misionin dhe Ungjillëzimin Botëror dhe Këshilli Botëror i Kishave, ku kontribuoi në forcimin e bashkëpunimit midis kishave dhe promovimin e paqes dhe bashkëjetesës ndërmjet popujve dhe feve të ndryshme.
Gjatë karrierës së tij, Kryepiskopi Anastas ishte autor i 24 librave dhe mbi 200 artikujve, që trajtonin tema të thella teologjike dhe historike, duke e bërë atë një nga studiuesit më të njohur në fushën e dialogut ndërfetar. Ai shkroi dhe hulumtoi mbi një gamë të gjerë temash, përfshirë studimin e feve afrikane, Islamin, globalizmin dhe historinë e misioneve, me artikuj dhe libra të tij që janë përkthyer në 17 gjuhë të huaja.
Përveç kontributit të tij intelektual, Kryepiskopi Anastas mori shumë çmime dhe nderime ndërkombëtare, përfshirë “Kryqin e Madh të Urdhrit të Nderit të Republikës së Greqisë” dhe çmimin “Athenagora për të Drejtat e Njeriut”, duke pasqyruar respektin dhe vlerësimin për angazhimin e tij në promovimin e të drejtave të njeriut, bashkëjetesës dhe paqes, transmeton rtsh.
Përpjekjet e shqiptarëve për autoqefalinë e komunitetit fetar shqiptar.
At Stath Melani (Melan, 18 shtator 1858 – Postenan, 24 dhjetor 1917) ka qenë prift ortodoks shqiptar që muar pjesë në Kongresit të Manastirit, dhe ndihmoi në përhapjen e vetëdijes së shqipes në viset jugore shqiptare. U vra prej ithtarësh grekomanë ngaqë këmbëngulte në përdorimin e shqipes në liturgjitë ortodokse të atyre anëve.
U lind në Melan të Kolonjës, i biri i Kostandinit dhe Zoicës, vëlla mes tre motrave: Marinë, Eftalisë dhe Anastasisë. I ati u zhvendos me punë në Stamboll ku dhe mori pas vetes të birin më 1876-1877, ku u shkollua dhe punoi si shitës gazetash, punë të cilën ia gjeti Josif Prifti nga Ogdunani. Melani u takua me patriotë shqiptarë, u bë aktiv në përhapjen e librave shqip që vinin kryesisht nga Bukureshti, prej njëfarë Stefan Pellazgut. Veprimtaria e Melanit i shqetësoi autoritetet osmane, të cilat e arrestuan Pellazgun ndërsa Melani shkoi në Shtetet e Bashkuara.
U bë prift në Worcester, Massachusetts; ndërsa mes viteve 1914-1917 shërbeu prift në kishën e Shën Nikollës në Southbridge, Ma. Më 1888 mori për grua Kostandina Logon nga Izgari, dhe u trashëguan me nëntë fëmijë, pesë djem dhe katër vajza.
Në të njëjtën kohë veprimtaria e tij përcillej edhe nga priftërinjtë ortodoksë grekë të cilët organizuan edhe vrasjen e tij. Kështu, më 24 dhjetor 1917 banda e kusarëve të Josif Suropullos i zuri pritën e vrau dhe i masakroi kufomën duke i prerë kokën për t’u tërhequr vërejtjen dhe frikësuar veprimtarët e tjerë shqiptarë ortodoksë. Megjithatë vrasja dhe masakrimi i tij te të rinjtë e Shqipërisë së jugut ishte vetëm një vërtetim për rendësinë e gjuhës shqipe.
Me arritjen e pavarësisë politike u shtrua me ngulm kërkesa e pavarësisë e të gjitha komuniteteve fetare nga qendrat, që ndodheshin në shtete të tjera. Rol vendimtar luajti diaspora shqiptare në Amerikë dhe në Evropë, me shoqatat e tyre të ndryshme, si p.sh. shoqëria “Drita”, e themeluar në Bukuresht, në vitin 1886. Veçanërisht e rëndësishme ishte edhe veprimtaria e Fan Nolit (Theofan Stiljan Nolit ose Mavromatit), i cili përktheu shumë tekste kishtare në shqip, duke ngulmuar që këto të përdoreshin në adhurim; më pas ai zuri vende drejtuese, fillimisht në Kishë, si mitropolit i Durrësit, dhe më pas në Shtetin Shqiptar, si ministër i jashtëm dhe kryeministër, në vitin 1924.
Kisha ortodokse e Shqipërisë u shpall Autoqefale fillimisht nga Kongresi i Beratit, më 10 shtator deri më 12 shtator 1922.
Më prill 1937, Nolit iu plotësua ëndrra e madhe për një kishë kombëtare shqiptare kur Patrikana e Stambollit njohu zyrtarisht Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare.
Zoti krijoi kombin Shqiptar, respektoni vullnetin e Zotit, mbroni interesat e kombit shqiptar!
Kush punon në dëm të interesave të kombit të tij, pro interesave të kombeve tjeta, nuk respekton vullnetin e vetë krijuesit!