Besimtarët shqiptarë të lënë në mëshirën e fatit!
Pasi misionarët nën Maqedoni krijuan “step by step”, qendra / sekte, “objekte fetare”, “OJQ”, “Organizata Humanitare”, Televizione, Gazeta, Parti Politike dhe vazhdojnë me veprimtari të ndryshme të islamit politik…, misioni i tyre me moton “step by step” / avash-avash, është përforcuar dhe përqendruar edhe në Shqipëri dhe Kosovë …
Ashtu si Sulltani në kohën e Perandorisë Osmane, që ua fali territoret shqiptare Perandorisë Ruse, duke filluar me traktatin e Shën Stefanit, ashtu edhe Kosova dhe Shqipëria për favoret që i marrin nga Sulltanët e sotshëm, u lejnë terren të lirë fushëveprimi, së pari në territoret dhe popullatën shqiptare në Maqedoni, pastaj edhe më gjerë.
Shenjat e para të veprimit, publikisht edhe në Shqipëri u shfaqën në xhaminë Dine Hoxha në Rrugën e Kavajës, ku si duket “Erdoganistët” sulmojnë “Gjylenistët” ndërsa mbrojtësit e interesave të besimtarëve shqiptarëve sikur nuk ekzistojnë, ja edhe lajmi i TCH:
“Nuk të duam, je gylenist dhe terrorist”! Përplasje në xhaminë “Dine Hoxha”! Besimtarët tentojnë të përzënë myftiun e Tiranës
Tensione brenda xhamisë Dine Hoxha në Rrugën e Kavajës.
Besimtarët kanë ofenduar myftiun e Tiranës Laurent Lulin dhe kanë tentuar ta përzënë.
Sikurse duket në pamje, përplasja ka qenë e ashpër, ndërsa një lumë ofendimesh kanë vërshuar drejt myftiut.
“Gylenist, terrorist, nuk je myfti, je pushtues i pozicionit të myftiut, nuk të duam, je gylenist”-ishin shprehjet fyese ndaj myftiut të Tiranës.
Lind pyetja: kush i mbron interesat e besimtarëve shqiptarë ???