Paralajmëron Karamuço: Shumë shpejt “Metamorfoza” do nxjerrë politikanë dhe policë të tjerë! Prokurorit i fotografuan vajzën…

KaramucoProfesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço paralajmëroi se operacioni “Metamorfoza” që po godet grupet kriminale, së shpejti do të nxjerrë emra të politikanëve dhe policëve të tjerë.

 

I ftuar në “Top Story” Karamuço tha se SPAK po punon nën presion të madh, pasi gjyqtarët dhe prokurorët po kërcënohen.

Në vitin 2020 kur ky drejtori i qarkut Lezhë kishte plantacione kanabisi, drejtuesi i agjencisë që duhet të kontrollonte atë që është në kërkim nga SPAK, me çfarë morali do vijë të flasë këtu.

Nuk ka bërë punën e vetë, nuk kanë gojë të flasin. “SKY” po i mbyll gojën shumë njerëzve që deri dje rrihnin gjoksin. Duhet të verifikon dhe ca kode aty që nuk dihet kush janë. Gjithë shteti është në akuzën, prezumohet që është i lidhur.

Në metamorfozë 3, SPAK ka paralizuar 40% të organizatave kriminale, do shohim edhe politikanë dhe më shumë policë. Çfarë bënë këta që njerëzit mos të dilnin, i futën pistoletën në gojë një bashkëshorti të një gjyqtareje, fotografuan fëmijën e një prokurori. Shiko çfarë presioni ka SPAK, por ka bërë një tërmet”-u shpreh Karamuço.

tch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>