Siguria kombëtare në Shqipëri në rrezik, hakerat publikojnë të dhënat personale të ish-dejtorit të Policisë Gledis Nano

Gledis NanoFaqja ‘Homeland Justice’ ka publikuar të dhënat për ish-drejtorin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

 

Në të dhënat janë të gjitha hyrje-daljet e tij të regjistriara në sistemin TIMS si dhe fotot e tij ndër vite.

Ndërkohë janë publikuar të dhënat personale, pasaportat e tij ndër vite si edhe patenta.

 

Po kështu nuk mungojnë numrat e sigurimeve shoqërore të dhjetëra personave, ku nga verifikimi i bërë deri tani, disa prej tyre janë punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

Një sulm kibernetik u shënua më 15 korrik që bllokoi të gjitha faqet zyrtare shtetërore dhe platforma e shërbimeve online e-Albania.

Ndërkohë, më 14 shtator u sulmua sistemi TIMS dhe nuk funksionoi në të gjitha pikat kufitare të vendit.

Këto dy veprime, duke qenë se janë kryer me të njëjtën tipologji dhe sulmi kibernetik ka ardhur nga i njëjti burim, po hetohen në një dosje të vetme nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Për këto sulme kibernetike, qeveria ka akuzuar Iranin dhe është marrë vendimi për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet.

 

Vazhdon rrjedhja e të dhënave në Shqipëri, hakerat publikojnë listën e personave në kërkim nga policia e Vlorës dhe Tiranës

Faqja e hakerave “Homeland justice” ka publikuar listën e personave të shpallur në kërkim nga policia e Vlorës dhe Tiranës.

Në lista shfaqen emrat dhe të dhënat e personave në kërkim, një databazë kjo e policisë në dy qarqet e vendit. Euronews Albania e disponon listën me emra, po për arsye sigurie nuk e boton.

Që prej vitit 2021 autoritetet shqiptare janë përballur me sulme kibernetike.

Një sulm kibernetik u shënua më 15 korrik të 202 që bllokoi të gjitha faqet zyrtare shtetërore dhe platforma e shërbimeve online e-Albania.

Ndërkohë, më 14 shtator u sulmua sistemi TIMS dhe nuk funksionoi në të gjitha pikat kufitare të vendit.

Për këto sulme kibernetike, qeveria ka akuzuar Iranin dhe është marrë vendimi për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet.

Kryeministri Edi Rama deklaroi dy ditë më parë se sulmet kibernetike kanë qenë shumë agresive, por dëmet janë të lehta. Euronews Albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>