Ulet çmimi i energjisë/ Bordi i Entit Rregullator merr vendimin, 8.5 lekë deri në 700 kw/orë

energjiaTë gjithë familjarët që konsumojnë deri në 700 kw/orë do të paguajnë 1 lek më pak deri më 31 dhjetor 2025.

 

Vendimi i miratuar nga Bordi i Entit Rregullator të Energjisë nis zbatimin nga data 1 shkurt 2025.

Ulja e çmimit do të prekë vetëm kategorinë e konsumatorëve familjarë, duke përjashtuar kategoritë e tjera si bizneset, institucionet buxhetore dhe jobuxhetore. Ndryshime nuk do të ketë as për furrat e bukës.

Sipas vendimit, për konsumimin e mbi 700 kw/orë vijon tarifa 9.5 lekë.

Aktualisht çmimi i energjisë për abonentët familjarë është 9.5 lekë për kilovat pa TVSH, ndërsa me TVSH arrin në 11.4 lekë.

Vendimi:
Nën 700 kw/ orë 8.5 lekë ose 10.2 lekë me TVSH
Mbi 700 kw/orë 9.5 lekë ose 11.4 lekë me TVSH.

tch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>