LAJMET NGA KOSOVA

  • Shanset e kosovarëve për azil janë 0,0 %, thotë shefi gjerman i migracionit

    4 Shkurt, 2015

    Dr. Manfred Schmidt, president i Zyrës Federale Gjermane për Migracion dhe Refugjatë ekskluzivisht për DW shpjegon rregullat për azil në Gjermani dhe çfarë parashikon ligji për rastet e kërkesave nga shtetasit e Kosovës.Deutsche Welle: Zoti Schmidt, vetëm në dy muajt e fundit, sipas disa vlerësimeve, nga Kosova janë larguar më shumë se 30.000 kosovarë. Shumë prej tyre synojnë të vijnë në Gjermani, me shpresë se këtu do të gjejnë një ...

  • Krasniqi: Të gjithë emigrantëve ilegalë do t’u refuzohet azili

    4 Shkurt, 2015

    Asnjë prej këtyre kosovarëve që po ikin nuk do t’iu jepet azili, ka paralajmëruar Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës.Valon Krasniqi, Drejtor i Departamentit për Migrim në MPB, ka thënë në Interaktiv të KTV-së se shtetet e BE-së e kanë Kosovën në listën e vendeve të sigurta dhe 100% të kosovarëve do t’u refuzohet kërkesa për azil në cilindo vend.
    “Shumë shtete kanë nisur edhe procedura të përshpejtuara që ...

  • Kalimi i paligjshëm i kufirit Serbi – Hungari

    4 Shkurt, 2015

    Qytetarët e Kosovës, të cilët në mënyrë të paligjshme po përpiqen të shkojnë në vendet e Evropës perëndimore, përballen me mjaft vështirësi gjatë kalimit të kufirit ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë.Një ekip i Radios Evropa e Lirë, nga Shërbimi për Ballkanin, ka vizituar zonën kufitare ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë për të parë nga afër situatën.

    Roja e fushës Barnabash Peter Heredi, hungarez, i cili patrullonte në zonën kufitare ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë, ...

  • Lista Serbe konsultohet me Beogradin për rastin Jabllanoviq

    4 Shkurt, 2015

    Lista Serbe nuk ka marrë ende ndonjë qëndrim përfundimtar, pas vendimit të kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, për shkarkimin e Aleksandar Jabllanoviqit nga posti i ministrit për Komunitete dhe Kthim.Vetë Jabllanoviq dhe zyrtarë të Qeverisë së Serbisë, e kanë cilësuar si dëshpërues dhe të papranueshëm vendimin e Mustafës, mirëpo në asnjë rast deri më tani nuk është thënë që ky subjekt politik, që përfaqëson komunitetin serb në Kosovë, se mund ...

  • Jabllanoviq tërhiqet nga qeveria Vetëvendosja nga protesta

    4 Shkurt, 2015

    Njoftimin për largimin nga qeveria e Kosovës të ministrit serb Jabllanoviq e bëri të ditur kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në një konferencë të jashtzakonshme për 35. Vetëvendosje nuk mban protestë të mërkurën.Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, bëri të ditur se ministi serb për komunitete dhe kthim në qeverinë e Kosovës, Aleksandër Jabllanoviq, nga dita e martë (03.02.2015), nuk është më pjesë e qeverisë së Kosovës. Kryeministri Isa Mustafa, njoftimin ...

  • Migrimi ilegal fundos liberalizimin e vizave

    3 Shkurt, 2015

    Numri i madh i azilkërkuesve në vendet e Bashkimit Evropian do të vështirësojë edhe më shumë çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.Zyrtarë nga Qeveria e Kosovës, thonë se pavarësisht punës së bërë deri më tash në zbatimin e kritereve të kërkuara nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave, zhvillimet e fundit në vend, migrimi ilegal, do të bëjnë që Komisioni Evropian ta ketë të vështirë që të ...

  • Kosova kushti i parë për Serbinë

    3 Shkurt, 2015

    Serbia duhet të fillojë negociatat me Bashkimin Evropian për temat sfiduese si Kosova. Por Serbia duhet të përqendrohet në realizimin e kushteve dhe jo në afate.Komisioneri i BE-së për Politikë Fqinjësore dhe Negociatat për Zgjerimin, Johannes Hahn pohon se cilësia e negociatave për anëtarësim në BE është më i rëndësishëm se shpejtësia. Me rëndësi është që të zgjidhen problemet, mendon ai. “Me sfidat duhet të përballemi menjëherë dhe jo t’i ...

  • Biletat e shumëkërkuara Prishtinë – Beograd

    2 Shkurt, 2015

    Një numër i qytetarëve të Kosovës kanë vendosur të marrin rrugën e migrimit të paligjshëm, me gjithë thirrjet nga institucionet qendrore dhe ato ndërkombëtare në vend për të shmangur një rrugë të këtillë.Të dielën në mbrëmje, Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, ishte mbushur me qytetarë që niseshin në drejtim të Serbisë, me shpresën për të depërtuar në disa vende të Bashkimit Evropian.

    Zyrtarë të Stacionit të autobusëve në Prishtinë thanë për ...

  • Mustafa në interpelancë para Kuvendit për rastin Jabllanoviq

    2 Shkurt, 2015

    Me kërkesën e partive politike opozitare, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa është thirrur në interpelancë para Kuvendit të Kosovës, ditën e enjte, për të raportuar për rastin e ministrit për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq.Jabllanoviq i kishte quajtur më 6 janar “egërsira” protestuesit në Gjakovë, të cilët po përpiqeshin të pengonin disa pelegrinë serbë që të vizitojnë Gjakovën me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse.

    Opozita, insiston që ...

  • Nuk ka dhunë që na ndalë – e mërkurë, 4 shkurt, ora 12:00

    30 Janar, 2015

    Pas një mbledhje të përbashkët të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, u vendos që data e protestës së ardhshme të jetë të mërkurën, më 4 shkurt, në ora 12:00, i njoftoi Albin Kurti mediet e mbledhura në konferencën e sotme për shtyp. Ai shpjegoi se protestuesit, po ashtu si të martën, do të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti”, prej nga do të marshojnë drejt sheshit “Skënderbeu”, para Qeverisë ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"