Kategoritë: Reagime

Olsi Yazikxhi dhe dylberët e Erdoganit

misionaretNë dy shkrimet e mia të titulluara “Kush janë teologët dhe historianët shqiptarë në shërbim të propagandës serbe” dhe “Mohimi i gjuhës, kulturës, historisë dhe figurave kombëtare shqiptare në shërbim të propagandës serbe”, nxora në shesh mercenarizmin e një numri individësh me tituj “Doktor shkence”, në mesin e të cilëve edhe personi me forma të ndryshme të emrit të vet: Dr. Olsi Jazexhi / Olsi Yazeji / ОлсиЈахеџи).

 

Në emisionin “Provokacija” të Mustafa Nanos, të datës 26 qershor 2018, Olsi Yazikxhi deklaroi se dëshironte “të kruhej me shqiptarët e Maqedonisë”. Ndaj qëndrimeve të shprehura në këtë emision me emër serb, publikova shkrimin tim të titulluar “Olsi Yazikxhi dëshiron “të kruhet” me shqiptarët e Maqedonisë”.

Për të më treguar se ende “i kruhetme shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët në Maqedoni, përmes mesazhit privat, Olsi Yazikxhi më dërgoi videon e intervistës së tij të datës 6 korrik 2018 për “Shijak Televizion”.

Për fyerjet që na bëri gjatë kësaj interviste, privatisht i përcolla këngën e “Unikkatilit”, “Diss Hysen”. Do të isha kufizuar në porositë e kësaj kënge dhe nuk do të reagoja publikisht, sikur ai të mos kishte hapur çështjen e financimit me para që shtete të caktuara bëjnë për të përhapur ndikimin e tyre politik, kulturor, religjioz etj.

Në këtë kontekst, Olsi Yazikxhi vjell vrer kundër OJQ-ve amerikane dhe europiane, të cilat, sipas tij, bëjnë “shpëlarjen e trurit të shqiptarëve”. Mirëpo, kur është fjala për Erdoganin dhe për Rusinë, ai deklaron se “nuk është keq të jesh me Erdoganin dhe Rusinë, sepse Erdogani dhe Rusia përfaqësojnë qendra pushteti”.

Për të kompletuar mënyrën se si e sheh ndikimin e parasë në raportet shoqërore, mënyrë që nxjerr në shesh se si funksionon Olsi Yazikxhi, ai deklaron: “Nëse Erdogani dhe Putini hedhin lekë në Shqipëri, siç hedhin amerikanët dhe europianët, ne do të flisnim turqisht dhe rusisht”.

Shitja e integritetit fizik, moral dhe intelektual për para, nga meshkuj dhe femra, është prostitucion, dhe, si i tillë, është i ndëshkueshëm. Deklarata e prostitutës Olsi Jazikxhi, që për para “është i gatshëm të flasë turqisht apo rusisht”, është deklarata që nxjerr në dritë karakterin e tij. Me prostituta të tilla “intelektuale” duhet të merren institucionet përkatëse. Ajo që duhet të neverisë çdo shqiptar, dhe që më shtyu të reagoj, ka të bëjë me faktin se Olsi Jazikxhi përpiqet t’u vesh shqiptarëve të tjerë karakterin e vet të prostitutës.

Olsi Jazikxhiut i shkojnë jargët kur flet për para, jargë që në kontekst të prostitucionit mund të marrin kuptim të caktuar. Ai përpiqet t’i paraqesë si të mirë Erdoganin dhe Rusinë, sepse, sipas tij, “Amerika është shtet vrastar dhe shteti më kriminal në botë”!

Meqenëse me aq entuziazëm flet për pushtetin e Putinit dhe ngre në qiell sulltanizmin e Erdoganit, po i them Olsi Jazikxhiut dhe të gjitha prostitutave intelektuale të llojit të tij, se sulltanët, përveç haremeve, kanë pasur edhe dylberët për nevoja të veçanta. Udhë e mbarë u qoftë!

Bardhyl Mahmuti

(publikime të përsëritura, por mbeten aktuale, si pasojë e shtimit të numrit të Olsive )

 

Kush janë teologët dhe historianët shqiptarë në shërbim të propagandës serbe

A e pushtuan shqiptarët Kosovën?


Edhe pse janë me dhjetëra teologë myslimanë shqiptarë që përhapin gënjeshtrat e sajuara nga ata që nuk ia duan të mirën popullit shqiptar, kam bindjen se shumica e teologëve myslimanë shqiptarë janë kundër kësaj qasjeje të dëmshme për kombin tonë.

Pas tërheqjes së pushtetit politik, forcave të armatosura, strukturave policore dhe atyre të sigurisë serbe nga Kosova, Kosova u vu nën administrimin ndërkombëtar. Dimensionin politik të këtij procesi e kam trajtuar hollësisht në librin tim dhe nuk do të ndalem aspak rreth kësaj çështjeje.

Ajo që vlen të theksohet në lidhje me temën tonë, ka të bëjë me faktin se tërë arsenali propagandistik i Beogradit u mobilizua për ta paraqitur ndërhyrjen ushtarake të NATO-s dhe detyrimin e tërheqjes së forcave të tyre nga Kosova si “tragjedi e dytë kombëtare”, duke e krahasuar me humbjen e vitit 1389 në betejën e famshme në Fushë-Kosovë nga Perandoria Otomane, që e paraqesin si “tragjedi e parë kombëtare serbe”.

Në kontekstin e ri historik të krijuar pas vendosjes së Kosovës nën administrim civil dhe ushtarak ndërkombëtar, i cili duhej të mbyllej me përcaktimin e statusit final të Kosovës, shteti i Serbisë i orientoi të gjitha veprimtaritë propagandistike në funksion të paraqitjes së Kosovës si gjoja “vend i tyre i shenjtë” i ripushtuar nga shqiptarët myslimanë. Në arsenalin e tyre propagandistik u rikthyen të gjitha mitet për gjoja “Kosovën si djep të civilizimit serb”, “dëbimin e serbëve nga Kosova”, “pushtimin e Kosovës nga shqiptarët” e të ngjashme me këto, që kishin për qëllim ta paraqesin strukturën aktuale të popullsisë së Kosovës, me rreth 90% shqiptarë, gjoja si rezultat i pushtimit të huaj. Me një fjalë, përmes kësaj propagande ata synonin të gjenin mbështetje ndërkombëtare për pretendimet e tyre për “të drejtën historike të Serbisë mbi Kosovën”.

Në funksion të kësaj strategjie, propaganda serbe përhapi lajmin se gjoja “një dokument zyrtar i Perandorisë Otomane i vitit 1455, që gjendet në arkivin historik të Stambollit, dëshmon se në shekull XV, në hapësirën e Kosovës dhe Dukagjinit nuk ka pasur shqiptarë. Në tërë hapësirën nga Bjeshkët e Nemuna e deri në Kopaonik kishte vetëm 46 familje shqiptare” (Ovaj turski dokument je dokaz: Kosovo 1455 je bilo bez Albanaca (Ky dokument turk është dëshmi: Kosova në vitin 1455 ishte pa shqiptarë) https://www.a1info.net/ovaj-turski-dokument-je-dokaz-kosovo-1455-je-bilo-bez-albanaca/).

Për të qenë sa më bindës në shpërndarjen e këtij “zbulimi”, shërbimet sekrete të Serbisë e orientuan luftën e tyre në gjetjen e ndonjë shqiptari, që do të pohonte publikisht përmbajtjen e këtij “dokumenti”. Nuk e di se përmes cilave mjete, cilave forma dhe me ndërmjetësimin e kujt u arrit, që në mesin e shqiptarëve të gjenden “dijetarë” të tillë që pohojnë se para ardhjes së Perandorisë Otomane në Kosovë nuk ka pasur shqiptarë. Duke u mbështetur në Memoaret e Sulejman Rexhepit mund të supozoj se ky qëllim ka mundur të arrihet edhe përmes teknikës së korrupsionit me mjete financiare. Ftoj lexuesin të rikujtojë memoarin nr.32 të cituar në shkrimin e mëparshëm: “me vete merrja edhe një shumë të konsiderueshme të dinarëve që m’i jepte me bollëk Kiroja, sepse hasja në shumë xhemat që kishin probleme të rënda sociale. Dhënia e një dinari e shtonte simpatinë për Jugosllavinë. Natyrisht, një dinar atyre e dhjetë për vete”. Mirëpo një supozim i tillë mbetet hipotezë e mundshme, të cilën mund ta verifikojmë vetë nëse ndonjëri nga pjesëmarrësit e një veprimi të tillë do të dëshmonte publikisht. Vetëm ata që i kanë dhënë ose që i kanë pranuar mjete financiare, e dinë nëse kjo është bërë në mënyrë të drejtpërdrejtë nga Serbia apo përmes shoqatave që vinin nga vendet arabe, të cilët, siç thekson autori i memoareve, “asgjë nuk dinin për shqiptarët, ndërsa për jugosllavët e për Titon ishin në gjendje të heqin dorë edhe prej fesë islame” (Memoari nr.8).

Duke mbetur si hipotezë, tani për tani nuk mund ta di se kush ka marrë dhe sa para ka marrë për xhepin e vet, kush dhe sa para u ka dhënë të tjerëve e kush e ka bërë falas. Atë që mund ta dëshmoj me argumente të pakontestueshme ka të bëjë faktin se në mesin e teologëve myslimanë shqiptarë dhe historianëve shqiptarë u gjetën të tillë që pohojnë, njëlloj si propaganda serbe, se gjoja “shqiptarët e pushtuan Kosovën me ndihmën e Perandorisë Otomane”.

Mund të citoj me dhjetëra emra teologësh që pretendojnë se, para ardhjes së Perandorisë Otomane, në Kosovë nuk ka pasur shqiptarë apo që numri i tyre ka qenë jashtëzakonisht i vogël dhe se gjoja “shqiptarët janë krijuar nga turqit”! Megjithatë, në këtë shkrim do të kufizohem vetëm në rastet, që më duken se përfshijnë në mënyrë më të plotë mohimin e historisë sonë kombëtare.

Po filloj me teologun Irfan Salihu. Pas ligjëratës së mbajtur nga ky imam i xhamisë në Prizren, gjatë së cilës pohoi se gjoja: “në vitin 1445, vetëm 1% e qytetarëve në Kosovë ishin shqiptarë, ndërsa turqit sollën shqiptarët në Kosovë dhe u dhanë toka atyre”, shpërthyen pakënaqësi të mëdha në opinionin publik të Kosovës. Kjo pakënaqësi shtrëngoi Bashkësinë Islame të Kosovës ta pezullojë nga puna për një afat njëvjeçar. Megjithatë, ndaj vendimit të BIK-ut për pezullim nga puna pati reagime të shumta. Vlen të veçohet qëndrimi i Forumit të të Rinjve Muslimanë i datës 3 prill 2015. Në komunikatën e tyre ky forum u dha mbështetje të plotë pohimeve të Irfan Salihut se gjoja “në Kosovë nuk kishte pasur shqiptarë para ardhjes së Turqisë”. Përmenda këtë forum, sepse është tregues që dëshmon se një pjesë e rinisë së besimit mysliman është viktimë e shtrembërimit të tillë të fakteve historike.

Në kohën kur nuk kemi kufij mes disiplinave të hulumtimit shkencor dhe askujt nuk mund t’i mohohet e drejta që, përveç titujve dhe funksioneve që ka, të perfeksionohet në fusha të ndryshme shkencore, rrjedhimisht nuk mund t’i mohohet e drejta teologut të hyjë në fushën e historisë, apo historianit në fushën e teologjisë. Mirëpo, këto tema trajtohen në hapësira të ndryshme, të veçanta për secilën fushë. Mendimet rreth temave historike apo teologjike trajtohen në kuadër të profesionistëve të këtyre disiplinave apo përmes publikimeve ku secili që e konsideron veten kompetent mund të futet në debat. Temat historike nuk duhet të shtrohen nga teologu përpara xhematit të vet gjatë kohës së ceremonive fetare e as nga historiani nuk trajtohen temat teologjike në kuadër të aktivitetit pedagogjik në institucionet arsimore.

Shtrimi i temave historike në mënyrën se si veproi Irfan Salihu është përpjekje për të manipuluar me besimtarët që vijnë për të kryer obligimet fetare. Cilat janë motivet e shpërndarjes së propagandës serbe dhe neo-otomane nga një numër i teologëve myslimanë që këmbëngulin për rishkrimin e historisë sonë, kjo është çështje që nuk mund të trajtohet në kuadër të një shkrimi. Ajo që mund të pohet pa asnjë mëdyshje, lidhet me hapësirën e madhe që u dha deklaratave të tilla nga makineria propagandistike e Beogradit. Të gjitha mediat serbe u vërshuan me titullin bombastik: “Të dhëna të reja historike!!! Hoxha Irfan Salihu: Në Kosovë nuk ka pasur shqiptarë-ata i sollën turqit” ( tekstualisht në gjuhën serbe: Novi historijski podaci!!!Hodža Irfan Salihu: Na Kosovu nije bilo Albanaca – njih su doveli Turci! Shih: http://www.info-ks.net/clanak/53849/hodza-irfan-salihu-na-kosovu-nije-bilo-albanaca-njih-su-doveli-turci-video).

Çdokush që shfleton mediat serbe rreth kësaj teme, do të bindet se teologu Irfan Salihu i ka bërë një shërbim shumë të madh strategjisë së propagandës serbe.

Në të njëjtën frymë rreshtohet edhe një numër jo i vogël teologësh dhe osmanologësh shqiptarë që pohojnë se gjoja Perandoria Otomane nuk ka pasur ambicie pushtimin e tokave të huaja, por përhapjen e fesë islame dhe, rrjedhimisht, ata nuk na kanë pushtuar! Madje shkohet deri aty, sa të pohohet se gjoja shqiptarë e kanë pritur ardhjen e Perandorisë Otomane siç e kemi pritur ardhjen e NATO-s në vitin 1999!

Përveç teologut Irfan Salihut në këtë kontekst mund të përmend qëndrimet e Dr. Shefqet Krasniqin, që ka reputacionin të jetë njëri prej personaliteteve më të shquara në Ligën Botërore të Dijetarëve Myslimanë (https://www.youtube.com/watch?v=1LBiMuNwMaY), sepse ai ka ndikim shumë të madh te besimtarët myslimanë shqiptarë. Ndërsa, për formën arrogante me të cilët fyhen intelektualët shqiptarë, që e konsiderojnë Perandorinë Otomane si pushtuese të trojeve tona, ju sugjeroj të shikoni videon e publikuar nga hoxhë Fatmir Latifi (https://www.youtube.com/watch?v=lZR61n_ecGA).

Nuk ka turp më të madh, kur një numër teologësh myslimanë shqiptarë, që nuk janë në të njëjtën kohë ekspertë të historisë, i japin argumente propagandës serbe, që të shpërndajë në botë se gjoja “të dhënat e reja historike për pushtimin e Kosovës nga shqiptarët vijnë nga teologë dhe historian shqiptarë”. Deklaratat e tilla të papërgjegjshme u shfrytëzuan me mjeshtri për të plasuar në opinionin e brendshëm publik dhe atë ndërkombëtar se gjoja “në Kosovë nuk ka pasur shqiptar, të cilët e paskëshin pushtuar ’tokën e shenjtë serbe’ me ndihmën e Perandorisë otomane”!

Duke pohuar se gjoja “turqit i sollën shqiptarët në Kosovë”, strategjia serbe ka për qëllim të gjejë mbështetës për të ashtuquajturën “të drejtë historike të Serbisë mbi Kosovën”. Foto montazhi i mëposhtëm nxjerr në shesh se çka synon politika e Serbisë dhe në shërbim të kujt janë të gjithë ata që përhapin propagandën serbe.

 

Turp dhe neveri! Historia e Ballkanit Perëndimor dhe e Kosovës nuk fillon as me ardhjen e sllavëve në këto hapësira e as me ardhjen e Perandorisë Otomane.

Për “t’i shpëtuar” nga ky shërbim që i bëjnë propagandës serbe, teologu Muhamed Kajolli pohon se “kur banorë të fiseve (ilire) pranuan islamin filluan t’i quajnë shqiptarë për t’i dalluar nga të tjerët p.sh. nga arbërit që ishin krishterë. Pra, kuptimi i shprehjes shqiptarët invaduan Kosovën do të thotë, shqipfolësit muslimanë kur invaduan Kosovën (kur u bënë shumicë), nga shqipfolësit ortodoks e jo nga serbët, ndonëse serbët ishin pushtues të tokave të shqipfolësve ortodoks e katolikë që njiheshin me emrin arbër ose me emra të tjerë”. Nuk ka turp më të madh për një njeri, që pretendon të mbajë titullin akademik të “Doktorit të shkencave”, ta kufizojë procesin e identifikimit të emrit shqiptar me ardhjen e Perandorisë Otomane dhe ta ruajë si ekskluzivitet vetëm për shqiptarët e besimit islam!!! Këtë e bën vetëm një doktor i llojit të Muhamed Kajollit. Më duket tejet neveritëse të përpiqem t’i nxjerr në shesh të gjitha ndyrësirat që përmban ky paragraf i këtij teologu.

Të gjitha të dhënat shkencore dëshmojnë në mënyrë të padiskutueshme, se shqiptarët kurrë nuk e kanë invaduar (fjalë “invadim” në gjuhën shqipe do të thotë “pushtim”) Kosovën, sepse ata nuk mund ta pushtojnë tokën e tyre. Gjatë pushtimit otoman, një numër i madh shqiptarësh në të gjitha viset e tyre u konvertuan në fenë islame dhe kjo nuk i jep të drejtë askujt të pohojë se gjoja “shqipfolësit na qenkëshin vetëm ilirët e islamizuar për dallim nga arbërit dhe fiset tjera ilire të besimit ortodoks e katolik”.

Nuk i di arsyet pse veprojnë kështu dhe nëse janë të paguar për punën që e bëjnë. Atë që mund ta them me përgjegjësi të plotë, ka të bëjë me faktin se TË GJITHË ATA QË POHOJNË se gjoja “shqiptarët e kanë pushtuar Kosovën” i bëjnë një shërbim të madh politikës antishqiptare të Beogradit. TË GJITHË PA PËRJASHTIM! Qofshin me pagesë, qofshin falas! Qofshin të vetëdijshëm, qofshin të pavetëdijshëm!

Edhe pse janë me dhjetëra teologë myslimanë shqiptarë, që përhapin gënjeshtrat e sajuara nga ata që nuk ia duan të mirën popullit shqiptar, kam bindjen se shumica e teologëve myslimanë shqiptarë janë kundër kësaj qasjeje të dëmshme për kombin tonë.

Nuk do të citoj shkencëtarë shqiptarë, që argumentojnë në mënyrë bindëse se e vërteta është krejt ndryshe, për të mos u dhënë pretekst teologëve që akuzojnë shkencëtarët shqiptarë si “falsifikatorë të historisë”, por do ta përsëris konkluzionin e historianit francez, Alain Ducelier. Rreth pretendimeve serbe për gjoja pushtimin e Kosovës nga shqiptarët ky historian thotë: “Të gjitha punimet më të reja nga fusha e linguistikës dhe arkeologjisë dëshmojnë se ilirët janë, pa asnjë dyshim, paraardhësit e drejtpërdrejtë të shqiptarëve. Çdokush e di se sllavët janë populli indo-europian që kanë ardhur në Europë më vonë se popujt tjerë, sepse vala e PUSHTIMEVE të tyre shtrihet nga shekujt VI dhe VII të epokës sonë. Të gjitha argumentet e tipit “‘historik”’ kthehen kundër tezës serbe, sepse historia na mëson që serbët, në raport me Kosovën, janë PUSHTUES që kanë ardhur shumë vonë” (Fjala pushtim në citatin e mësipërm u shkrua me shkronja të mëdha nga unë; shih: Alain Ducellier, Les Albanais sont-ils des envahisseurs au Kosovo ? (A janë shqiptarët pushtues në Kosovës?).

Ju citova konkluzionet e një profesori universitar të Francës, sepse në gjuhën e disa “dijetarëve” tanë dominon shablloni se “Franca është pro-serbe”. Kush është duke i bërë shërbim Serbisë? Për mua është e qartë: ata që u përhapin shqiptarëve gënjeshtrat serbe dhe që u shërbejnë si referencë serbëve në fushatën propagandistike, që ky shtet ka ndërmarrë në skenën politike ndërkombëtare.

Me qëllim që ideja për gjoja “pushtimin e dytë të Kosovës nga shqiptarët në vitin 1999” të mbështetej në “argumente” që do të vinin nga jashtë kampit serb të “shkencëtarëve”, serbët dhe maqedonasit gjetën një “shkencëtar shqiptar”, për emrin dhe mbiemrin e të cilit nuk jam i sigurt si shkruhet. Fjala është për personin emrin e të cilit disa media në gjuhën shqipe e shkruajnë Olsi Jazexhi, përderisa ai vetë identifikohet në profilin e tij të Facebook-ut si Olsi Yazeji, ndërsa për serbët, që u shërben si burim reference, atë e prezantojnë si Олси Јахеџи (Olsi Jahexhi)! Ec e merre vesh!

Për dallim nga teologët e llojit të Irfan Salihut thëniet e të cilëve citohen, ndoshta edhe pa i pyetur, Olsi Jazexhi/Olsi Yazeji/ Олси Јахеџи u dha intervistë të drejtpërdrejtë mediave sllave.

Nga intervista ekskluzive e tij dhënë portalit “Srbin.info” do të përmend vetëm disa nga konkluzionet e këtij “shkencëtari”, ndërsa ata që e kuptojnë serbishten kanë mundësi ta lexojnë intervistën e plotë në referencën e mëposhtme.

Olsi Jazexhi/Olsi Yazeji/ Олси Јахеџи pohoi se “që nga themelimi i shtetit shqiptar në vitin 1913 myslimanët kanë qenë të diskriminuar. Krijimi i shtetit shqiptar është komplot i Perëndimit kundër islamit dhe serbëve(…) Estat pashë Toptani u vra për arsye se ishte mysliman dhe mik i Serbisë (…). NATO-ja e shpartalloi Jugosllavinë shtet në të cilin serbët, kroatët, shqiptarët, boshnjakët dhe sllovenët jetonin të lumtur në PARAJSËN SOCIALISTE (…)”. Për këtë osmanolog “Kosova është koloni e NATO-s, ku myslimanët dhe serbët janë të diskriminuar. Myslimanet në Kosovë nuk kanë të drejtë të mbajnë ‘’’hixhab’” ndërsa serbët janë dhe më keq. Ata diskriminohen dyfish: prej shqiptarëve, për arsye të së kaluarës së dhunshme, dhe prej NATO-s, që i sheh si kolonë e pestë e Serbisë dhe Rusisë. Në Serbi dhe në Mitrovicë myslimanët i kanë të gjitha të drejtat…!(https://srbin.info/2016/02/15/albanski-istoricar-jahedzi-zapadne-sile-su-islamofobne-isto-kao-sto-mrz/).

Për të qenë edhe më provokues, Olsi Jazexhi/Olsi Yazeji/ Олси Јахеџи erdhi në Kosovë për të bërë edhe fotografi me simbolin e trinisë, që ortodoksët serbë e kanë ngritur në simbol identifikues gjatë luftërave në Slloveni, Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë. Pas reagimeve të shumta dhe neverisë që shprehu opinioni publik në Kosovë dhe Maqedoni ndaj këtij provokimi, ai u përpoq të arsyetohet se gjoja në këtë foto është “tallur me simbolin e nacionalizmit serb” !

 

Olsi Jazexhi para përmendores së Car Llazarit serb në Gazimestan të KosovësOlsi Jazexhi para përmendores së Car Llazarit serb në Gazimestan të Kosovës

Deklarata e tij, se gjoja është “tallur me simbolin e nacionalizmit serb”, duke ngritur tre gishtat, nuk është asgjë tjetër, pos tallje me opinionin publik shqiptar. Askush nuk i beson një historiani matrapaz, i cili përsërit si papagall propagandën serbe, se gjoja “Parajsa jugosllave është shkatërruar për shkak të komplotit të perëndimorëve, që janë kundër myslimanëve dhe kundër serbëve”. Çdo historian që ka dashur të dijë të vërtetën, ka pasur mundësi të bindet se “Parajsa jugosllave”, që propagandonin serbët dhe shërbëtorët e tyre, ishte shndërruar në ferr për shqiptarët myslimanë, katolikë dhe ortodoksë. Me dhjetëra mijëra shqiptarë ishin vrarë, torturuar, burgosur dhe dënuar në “Parajsën jugosllave”. Qindra mijëra të tjerë ishin dëbuar nga “Parajsa jugosllave” dhe ishin detyruar të shpërnguleshin në Turqi, me qëllim të realizimit të politikës serbe dhe maqedonase të gjenocidit kundër shqiptarëve dhe të spastrimit etnik të territoreve tona.

Nuk mund të ketë tallje më të madhe për shqiptarët, se ardhja në Kosovë e këtij “shkencëtari” dhe publikimi i fotove me tre gishtat që ishte shndërruar në simbol të fondamentalizimit ortodoks serb gjatë krimeve që kryen ndaj shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve.

Cili shqiptar mund t’i konsiderojë si serioze punimet e një njeriu të këtij lloji, që i ka vënë vetes titullin e “doktorit të shkencave” për ngjarjet që kanë ndodhur shumë shekuj më parë, përderisa “krijimin e shtetit shqiptar e konsideron si komplot të Perëndimit kundër islamit dhe serbëve”. Shkenca dhe Olsi Jazexhi/Olsi Yazeji/ Олси Јахеџи janë dy nocione që përjashtojnë njëri-tjetrin!

Çfarë besueshmërie mund të kenë konkluzionet e një historiani për ngjarjet që kanë ndodhur pesëqind-gjashtëqind vjet më parë, kur për ngjarjet e kohës së tashme deklaron se “shteti i Kosovës është koloni e NATO-s, ku myslimanët dhe serbët janë të diskriminuar, ndërsa në Serbinë dhe në qytetin e Mitrovicës”, veriu i të cilit ende kontrollohet nga strukturat serbe, “myslimanët i kanë të gjitha të drejtat”. Në fjalimin e tij mungonte apeli që myslimanët dhe serbët të fillojnë një luftë anti-koloniale për t’iu bashkuar Serbisë!

Shqiptarët e Luginës së Preshevës, që janë të përkatësisë fetare islame, janë populli më i shtypur dhe më i diskriminuar në Europë. Nuk ka tallje më të madhe për shqiptarët e kësaj Lugine, që padrejtësisht i është aneksuar Serbisë, të konsiderohen si qytetarë që i gëzojnë të gjitha të drejtat vetëm e vetëm pse Serbia ua mundëson femrave të mbajnë ‘hixhab’!

Kur e lexon apo dëgjon propagandën serbe në gojën e Olsi Jazexhi/Olsi Yazeji/ Олси Јахеџи e kupton arsyen pse serbët ia kanë shtuar shkronjën “h” mbiemrit të tij (Jahexhi). Kjo është bërë me të vetmin qëllim, që mbiemri i tij, si funksion, të ndërlidhet me foljen “Jaha”, që në gjuhën serbe do të thotë “kalëroj”. Shkencëtarët e mirëfilltë të disiplinave të ndryshme e kanë për obligim t’ua zbathin patkonjtë “kuajve të tillë të Trojës”, përmes të cilëve historiografia serbe dëshiron të kalërojë mbi të vërtetën historike të Kosovës.

Siç do të shohim në vijim, në përputhje të plotë me orientimin strategjik të propagandës serbe, për të mohuar historinë tonë kombëtare, u aktualizua propaganda shekullore serbe që mohon figurat kryesore të historisë sonë. Kush janë ata “historianë dhe teologë shqiptarë” që u futën, me apo pa vetëdije, në funksion të kësaj strategjie. Çka fshihet prapa diskurseve që mohojnë prejardhjen shqiptare të Skënderbeut, Gonxhe Bojaxhiut dhe në interes të kujt është përbaltja e figurave më të rëndësishme të historisë dhe kulturës shqiptare.

Bardhyl Mahmuti

 

 

Mohimi i gjuhës, kulturës, historisë dhe figurave kombëtare shqiptare në shërbim të propagandës serbe

Mohimi i gjuhës, kulturës, historisë dhe figurave kombëtare shqiptare në shërbim të propagandës serbe Referencat që citohen më poshtë janë të mjaftueshme, për t’u bindur se Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Maqedonisë në vend të institucioneve shkencore, janë shndërruar në “kuzhina”, ku gatuhen falsifikimet e fakteve historike në funksion të mobilizimeve politike kundër shqiptarëve. Argumentet dëshmojnë në mënyrë të pakontestueshme se, që para një shekulli, kuzhinat antishqiptare nxorën në tregun e tyre të brendshëm dhe atë ndërkombëtar pretendimet “shkencore”, se gjoja “në Kosovë nuk ka pasur shqiptarë para ardhjes së Perandorisë Osmane”, se kinse “shqiptarët janë serbë të islamizuar, të cilët, me ndihmën e Perandorisë Osmane, kanë pushtuar territoret serbe”, se gjoja “shqiptarët nuk kanë historinë e tyre dhe as personalitete historike”, se gjoja “shqiptarët vjedhin historinë serbe dhe maqedonase”, se gjoja “shqiptarët vjedhin figurat e shquara të popujve të tjerë”, se gjoja “Skënderbeu nuk është Hero Kombëtar shqiptar, por trim serb”, se gjoja “Nënë Tereza nuk është shqiptare, por vllahe” e kështu me radhë.

Në kontekstin historik të shpartallimit të Perandorisë Osmane dhe të hapjes së procesit të krijimit të shteteve kombëtare në Ballkan, strategjia serbe u mobilizua si asnjëherë më parë, për t’i përshkruar sa më zi shqiptarët. Për një kohë të shkurtër u botuan me qindra vepra nga historianë, gjuhëtarë, etnologë dhe njerëz të fushave të ndryshme, me të vetmin qëllim, që shqiptarët të paraqiteshin si popull që nuk meriton të ketë shtetin e vet në Ballkan.

Nëse i analizojmë këto vepra, të cilat u krijuan në funksion të strategjisë politike, mund të veçojmë disa shtylla të saj në raport me aktualitetin tonë.

Fillimisht po përmend mohimin e prejardhjes ilire të shqiptarëve dhe këmbënguljen e tyre, se “shqiptarët janë krijesë e Perandorisë Osmane”. Kështu, historiani Marko Markoviq, hedh poshtë si të pavërtetë prejardhjen ilire të shqiptarëve dhe këmbëngul se “deri në shekullin e XVII nuk ka pasur shqiptarë” (Marko Marković, “Pravoslavlje i novi svetski poredak”- Në shqip: Ortodoksia sllave dhe rendi i ri botëror). Historianët që kishin hyrë në shërbim të krijimit të shtetit të Serbisë, i cili do të shtrihej edhe në një pjesë shumë të madhe të Shqipërisë, krijuan dhe përhapën tezën, se gjoja “para ardhjes së turqve, Kosova dhe pjesa më e madhe e territorit të Shqipërisë ishin tërësisht serbë. Madje ““termi” shqiptar nuk simbolizon një popull të veçantë, por është një term gjeografik ku kanë mundur të jetojnë serbë, turq, grekë e hebrenj””(Spiridon Gopčević, “Stara Srbija i Makedonija”- Në shqip: Serbia e Vjetër dhe Maqedonia).

Si në kor, shumica absolute e historianëve serbë mbështetin tezën se ““shqiptarët nuk kanë ekzistuar si popull, ata janë serbë të konvertuar në fenë islame. Ata nuk janë as “arbanasë”, as “arnautë” e as “albanezë”. Ata kanë qenë dhe janë serbë pastër””! (Tomo Oraovac, “Arbanaško pitanje i srpsko pravo”- Në shqip: Çështja Arbanase dhe e drejta serbe).

Ndërsa historiani serb, Radovan Samarxhiq, pohon se 30%-40 % e shqiptarëve kanë prejardhje sllave (Radovan Samardžić, “Ideje za srpsku istoriju”- Në shqip: Ide për historinë serbe) historian tjerë lëshohen në garë se kush do të nxjerrë “statistikat më të sakta”. Marko Mlladenoviqi nuk u kënaq me këto pohime, por “zbuloi” se 2/3 e popullsisë shqiptare ka origjinë serbe (Marko Mladenović, “Buđenje srpskog naroda”- Në shqip: Zgjimi i popullit serb), ndërsa Veselin Gjuretiqi e rriti përqindjen e shqiptarëve me prejardhje serbe në 80 %! (Veselin Đuretić, “Antisrpske upotrebe staljinističkog medijuma”- Në shqip: Përdorimi anti-serb i mediumit stalinist).

Kur flet për këtë çështje, historiani serb, Jovan Haxhi-Vasileviqi, është tepër përbuzës. Shqiptarët, të cilët i quan “arnautashi”, janë “fundërrina të popullit serb të asimiluar, të cilët nuk kanë vetëdije kombëtare” (Jovan Hadži-Vasiljević, “Južna Stara Srbija, knjiga prva”- Në shqip: Jugu i Serbisë së Vjetër, Libri i Parë).

Teza se gjoja “turqit i krijuan shqiptarët prej serbëve të asimiluar” shoqërohej me pohimet se shqiptarët e krijuar në këtë mënyrë, “me ndihmën e turqve e dëbuan popullin serb përmes vrasjeve, plaçkitjeve, djegieve të fshatrave të tëra, përvetësimit të pronave dhe islamizimit të dhunshëm (Radovan Samardžić, “Ideje za srpsku istoriju” Ide për historinë serbe).

Duke i cilësuar shqiptarët si “fundërrina të popullit serb të islamizuar dhe të asimiluar”, një numër tjetër historianësh përpiqen t’i traumatizojnë popujt e Europës, duke i përshkruar shqiptarët si “njerëz me bisht. I vetmi dallim që ekziston mes shqiptarëve që jetojnë në Veri nga ata të Jugut, ka të bëjë me gjatësinë e bishtit. Madje, edhe në shekullin XIX, në mesin e shqiptarëve kishte njerëz me bisht, që jetonin në drurë, të cilëve bishti u nevojitej për t’u kacavjerrë nëpër pemë. Ata nuk kanë as kulturë, as gjuhë të tyren, as alfabet e as histori…Ata janë egërsira të vërteta…” (Vladan Đorđević, “Arnauti i velike sile”- Në shqip: Arnautët dhe fuqitë e mëdha).

Dhe si konkluzion i qindra librave të shkruar në këtë frymë del se “populli shqiptar, i cili nuk ka as kulturë, as gjuhë të tij, as alfabet e as histori të vetën, atëherë nuk i mbetet gjë tjetër, veç të vjedhë historinë dhe kulturën e të tjerëve” (“Kosovski Albanci nemaju svoju, pa otimaju srpsku istoriju” – Në shqip: Shqiptarët e Kosovës nuk kanë histori të vetën, prandaj vjedhin tonën, shih: http://www.vesti-online.com/Vesti/Srbija/582168/Kosovski-Albanci-nemaju-svoju-pa-otimaju-srpsku-istoriju); “Nemaju svoju, pa krade naše- Nuk kanë histori të vetën, prandaj vjedhin tonën”, shih: https://www.srbijadanas.com/clanak/posle-evrovizije-novi-skandala-albanci-dobili-vetar-u-ledja-pa-udarili-na-decu).

Në përputhje të plotë me orientimin strategjik të propagandës serbe, për t’i paraqitur shqiptarët pa histori të tyre, me qindra “studime shkencore” të historianëve serbë përpiqen ta mohojnë përkatësinë shqiptare të Gjergj Kastriot-Skënderbeut. Kështu, për shembull, për historianin serb, Spiridon Gopçeviq, vepra e të cilit u citua më lart, “jo vetëm Skënderbeu, por edhe bashkëluftëtarët e tij janë serbë”. Të njëjtën gjë pohon edhe Vlladan Gjorgjeviqi, i cili thekson se “gjatë gjashtë shekujve të fundit të luftës sonë nga ajo e Kosovës e deri tek ajo e Kumanovës, ne kemi aq shumë trima, sa që nuk na duhet Skënderbeu, i vetmi trim të cilin arnautët e gjetën në një mijë vitet e fundit. Megjithatë, edhe pse nuk kemi nevojë, ne nuk mund ta falsifikojmë historinë. Skënderbeu është serb, siç kanë qenë edhe ushtarët e tij” (Vladan Đorđević, “Arnauti i velike sile”).

Në bazë të historianëve serbë, “Skënderbeu ka pasur vetëm një gjyshe nga familja Topia, por ende nuk është ndriçuar fakti nëse Karl Topia ishte shqiptar”! (Tomo Oraovac, “Arbanaško pitanje i srpsko pravo”- Në shqip: Çështja Arbanase dhe e drejta serbe).

Përshkrimi i shqiptarëve si kriminelë, si hajdutë, si keqbërës, si popull që nuk ka asnjë trim të vetin, por që, në mungesë të historisë së vet, vjedh historinë e popujve të tjerë, nuk është karakteristikë vetëm e “shkencës” së politizuar serbe. Edhe një numër historianësh sllavo-maqedonas, të këtij populli që u krijua me vendim politik nga komunistët jugosllavë, përdorin të njëjtën gjuhë denigruese ndaj shqiptarëve. Po marr si shembull vetëm njërin prej tyre. Sipas historianit maqedonas, Petar Popovski, ““Gjergj Kastrioti nuk ka qenë as mirditas (gegë), e as shqiptar (toskë), por i lindur dhe i rritur maqedonas. Gjergji nuk ka qenë arnaut, por maqedonas. Ai nuk ka qenë Skënder, e aq më pak Beg. Në shënimet e vjetra e gjejmë me një titull si mbret i Maqedonisë dhe njëkohësisht i Epirit. Emri Skënderbeg është tërësisht i falsifikuar. Gjergj Kastrioti nuk ka qenë trim shqiptar, ashtu siç e paraqet historia shqiptare dhe ca historianë të pavetëdijshëm perëndimorë, por ashtu si thotë historia: trim dhe mbret i Maqedonisë dhe i maqedonasve. Kjo është dëshmuar edhe shkencërisht. Historia na mëson se një populli që i mungon historia e vet, ngjarjet e veta historike dhe personalitetet historike është popull i humbur. “Shkenca shqiptare” e paraqet Skënderbeun si trim të shqiptarëve për të vetmen arsye se ky popull nuk ka figurë tjetër historike me të cilën do të tregohej para botës si popull trim. Por historia, për fat të madh, tregon se Skënderbeu i takon popullit maqedonas””- nxjerr si përfundim historiani maqedonas, Petar Popovski!

Përveç figurës së Gjergj Kastriot-Skënderbeut, edhe figura e Gonxhe Bojaxhiut, që njihet në përmasa ndërkombëtare për humanizmin e saj, është shndërruar në “objekt përvetësimi”. Përderisa “doktorët e shkencës” maqedonase, në krye me kryetarin e Akademisë së ashtuquajtur të Shkencave në Maqedoni, Taki Fiti, ia mohojnë përkatësinë etnike shqiptare dhe përpiqen ta paraqesin si vllahe e Maqedonisë, propaganda serbe vjell vrer kundër autoritetit të saj. Për propagandën serbe “Nënë Tereza nuk është e shenjtë”, sepse shqiptarët, siç e pamë më lart, “janë plaçkitës, hajdutë, vrasës…” . Në gjuhën e tyre të mbushur plot urrejtje kundër shqiptarëve, Nënë Tereza nuk ka bërë asnjë vepër humane. Përkundrazi, “ajo ka pasur dëshirë të shikojë se si të vobektit vuajnë, dhe askush nuk di se ku janë milionat e dollarëve që u dhanë si ndihma” (Majka Tereza nije svetica: Volela je da gleda kako siromašni pate i niko ne zna gde su MILIONI dolara pomoći- Nëna Terezë nuk është e shenjtë: kishte dëshirë të shikonte se si vuanin të varfrit, dhe askush nuk e di se ku janë milionat e dollarëve që u dhanë si ndihma; shih: http://www.telegraf.rs/zanimljivosti/1485118-majka-tereza-nije-svetica-volela-je-da-gleda-kako-siromasni-pate-i-niko-ne-zna-gde-su-milioni-dolara-pomoci).

Nijazi Limani, gjeograf nga Maqedonia, të cilit iu dha titulli “doktor i shkencave” në Universitetin e Beogradit, e ndryshoi mbiemrin e vet nga Limani në Limanovski për t’i dhënë konotacion sllav, dhe u bë zëdhënës i idesë se gjoja “shqiptarët e islamizuar nuk janë gjë tjetër pos sllavë”. Për dallim nga historianët serbë që këmbëngulin në prejardhjen serbe të shqiptarëve të islamizuar, Nijazi Limanovski përhapë idenë se gjoja “myslimanët në Maqedoni kanë prejardhje sllavo-maqedonase”. Për të mbështetur këtë teori, autoritetet komuniste të Republikës Socialiste të Maqedonisë e krijuan kategorinë “Makedonski muslimani” dhe, që nga viti 1981, “popullsia myslimane, që vetëdijesohej se nuk është shqiptare”, kishte mundësi të regjistrohej si pjesëtar i këtij “grupi etnik”.

Krahas qëllimit që gënjeshtrat për historinë e Ballkanit të përhapen në botë, një strategji e tillë u ngrit në sistem dhe, përmes akademive të quajtura shkencore, u shndërrua në shtyllë kryesore për edukimin e gjeneratave të reja serbe dhe maqedonase.

Kuzhina luftënxitëse e Shkupit, që e quan veten Akademi e Shkencave dhe e Arteve të Maqedonisë (ASHAM), në mënyrë analogjike si kuzhina luftënxitëse e Beogradit, që e quante veten Akademi e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë (ASHAS), falsifikimin e realitetit historik e bën në funksion të mobilizimeve politike kundër popujve të tjerë.

Që nga krijimi i Maqedonisë në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, si surrogat i gatuar në kuzhinën komuniste të Beogradit, një numër individësh, që bartnin tituj shkencorë, u orientuan në krijimin e identitetit sllavo-maqedonas. Ky surrogat politik e etnik u krijua mbi territore të uzurpuara shqiptare, bullgare e greke, duke uzurpuar komponentë të identitetit kulturor dhe historik të popullit shqiptar, popullit bullgar dhe popullit grek. Të gjithë ata që njohin historinë e Ballkanit, e dinë fare mirë se në këto hapësira ishte vetëm një popull që ndërroi tri herë identitetin e vet: gjatë periudhës 1918-1940, ky popull identifikohej si serb, nga viti 1941 deri në vitin 1944 si bullgar, ndërsa pas vitit 1945, si maqedonas! Nga kalemxhinjtë e quajtur akademikë të këtij surrogati politik e etnik, që për pesë vjet ndërroi tri herë identitetin e vet, nuk mund të pritet objektivitet shkencor, por vetëm hajdutllëk të territoreve, të kulturës dhe të historisë së popujve të tjerë.

Të gjitha falsifikimet e historisë janë bërë dhe bëhen në funksion të qëllimeve politike të periudhave të caktuara historike. Si në të kaluarën, ashtu edhe tani.

Në fillim të shekullit XX, krijimi i shtetit shqiptar ishte pengesa kryesore e aspiratave serbe për të marrë Shkodrën, Durrësin dhe një pjesë të madhe të Shqipërisë. Për këtë arsye shqiptarët përshkruhen si njerëz të egër, si “lëkurë kuqtë e Europës”, të cilët “nuk kanë nevojë për shtet”, të cilët “nuk dinë të ndërtojnë shtet”, por, që “fatkeqësisht, përkundër dëshirës së zotit, Austro-Hungaria dhe Italia dëshirojnë ta krijojnë shtetin e këtyre lëkurë kuqve të Europës”. (Vladan Đorđević, “Arnauti i velike sile”).

Edhe për Stojan Protiqin, i cili shkruante edhe me pseudonimin Balkanikus, “çështja shqiptare nuk ka ekzistuar asnjëherë si çështje politike, përderisa Austro-Hungaria dhe Italia nuk e shtruan si të tillë.” (Balkanicus, “Albanski problem i Srbija i Austro-Ugarska, Beograd”.

Mund të citoj me qindra historianë dhe publicistë serbë që përmes shkrimeve të tilla pseudo- shkencore kishin për qëllim të krijonin opinionin se gjoja “krijimi i shtetit shqiptar nuk ishte vullnet i aspiratave të popullit tonë, por ishte vendim politik i fuqive të huaja për të krijuar një koloni gjermane në Ballkan” (Marko Cemović, “Makedonski problem i Makedonci”- Në shqip: Çështja maqedonase dhe maqedonasit). I dëshpëruar pse nuk mundën ta pengonin krijimin e shtetit shqiptar, sado i cunguar që ishte, Vladan Gjorgjeviqi shpërthen me zemërim: “Prej këtyre egërsirave, Austro-Hungaria dëshiron të krijojë shtet! Austro-Hungarisë i qoftë me fat!”.

Në dallim nga periudha e mëparshme, kur historianët, gjuhëtarët, arkeologët dhe shkencëtarët shqiptarë të disiplinave të ndryshme, në Shqipëri dhe trojet shqiptare që ishin të pushtuara nga Jugosllavia, shpartalluan tezat antishkencore serbe, dy dekadat e fundit kanë dalë disa “historianë dhe teologë shqiptarë”, që nuk sjellin asgjë të re, por përsërisin propagandën e njohur serbe që nga periudha historike e krijimit të shteteve kombëtare në Ballkan.

Për të mos e ngarkuar shkrimin këtu po përmend vetëm ata më të zëshmit në këtë drejtim. Këtë aspekt të problematikës do ta zgjeroj me emra të tjerë, kur të botohet si libër i veçantë. Po filloj me një mace të zgjebosur, që prindërit i kanë vënë emër turk Kapllan (që në gjuhën shqipe do të thotë “tigër”). Në varësi nga kontekstet ku ndodhej, ky person herë shfaqej Kapllan Kallushi, Kapllan Resuli, Kapllan Resulbegoviqi. Më në fund, pas “hulumtimeve të shumta shkencore” që kishte bërë, ky alamet shkencëtari erdhi në përfundimin, se origjina e tij ishte serbe dhe e ndërroi mbiemrin për të disatën herë dhe përzgjodhi të quhet Kapllan Buroviq (Kaplan Burović në gjuhën serbe)! Ky “zbulim” nuk është asgjë tjetër, pos përpjekje për të konfirmuar tezat serbe, se gjoja “shqiptarët janë serbë të islamizuar”.

Dr. Kapllan Buroviqi, që ia ka vënë vetes edhe titullin “Akademik”, pa qenë anëtar i asnjë akademie shkencore, përpiqet t’u japë aktualitet tezave të lartpërmendura serbe. Me qëllim që të manipulojë më mirë me ata që nuk e dinë të vërtetën, dr. Kapllan Buroviqi deklaron se gjoja “në shekullin e dhjetë, shqiptarët kanë ardhur nga Karpatet në Fushën e Matit mbi Tiranë. Prej aty janë shpërndarë në të gjitha anët e Shqipërisë së sotme, e cila në atë kohë ishte e banuar kryesisht nga serbët. Pas pushtimit turk, këta shqiptarë kaluan edhe kufijtë e Shqipërisë së sotme dhe u futën në Serbi, Maqedoni dhe Mal të Zi”. (Dr. Kaplan Burović, “Kosmet će se vratiti pod okrilje Srbije” -Kosova së shpejti do të kthehet në sqetullën e Serbisë), shih: http://www.novosti.rs/vesti/naslovna/drustvo/aktuelno.290.html%3A550797-Dr-Kaplan-Burovic-Kosmet-ce-se-vratiti-pod-okrilje-Srbije).

Ai vazhdon me përsëritjen e sajesave serbe, që mohojnë historinë e popullit shqiptar: “Deri në shekullin XVI kufijtë e Serbisë kanë qenë deri te brigjet e lumit Drin, që sot është në Shqipëri, ndërsa para kësaj kohe Serbia ka qenë e shtrirë deri në Durrës, të cilin,stërgjyshërit e serbëve ua kishin marrë bizantinëve në vitin 548, në atë kohë kur në Shqipëri dhe në Ballkan nuk ka pasur asnjë shpirt të gjallë shqiptar. Shqiptarët në atë kohë ishin në Rumani në malet Karpate dhe Beskidi”.

Në përputhje të plotë me vijën propagandistike serbe dr. Kapllan Buroviqi u deklaroi gazetarëve se “shqiptarët nuk kanë kulturë! Atë ua kanë krijuar të huajt. Libri i parë i botuar në gjuhën shqipe është në vitin 1555, dhe atë e ka shkruar një kroat dhe është botuar nga një shtëpi ortodokse në Mal të Zi. Abetaren e parë shqipe e ka përpiluar një vllah, me emrin Naum Veqilharxhi, në vitin 1844, ndërsa abetarja e parë pas çlirimit dhe pas shpalljes së Shqipërisë shtet i pavarur në vitin 1913, është shtypur në Serbi, dhe e ngarkuar në kuaj është transportuar në Shqipëri”.(Për këtë “shkencëtar” shpallja e pavarësisë së Shqipërisë paska ndodhur në vitin 1913! Doktor shkence se jo mahi!).

Përveç intervistave dhënë medieve serbe, Kapllan Buroviqi në një intervistë për “Sputnjikun” rus, deklaron se “shqiptarët nuk janë ilirë, ata nuk janë autoktonë, por të ardhur në Ballkan”. As Gjergj Kastrioti-Skënderbeu e as Naim Frashëri nuk janë shqiptarë. “Skënderbeu është serb, ndërsa Naim Frashëri, vllah” (shih: http://www.preshevajone.com/akademiku-shqiptar-skenderbeu-eshte-serb-ja-deshmite-e-tij/).

Atyre që lexojnë në gjuhën serbe u sugjeroj të shohin se si kjo mace e zgjebosur që i thotë vetes tigër, vjell vrer kundër shqiptarëve dhe figurave më të ndritura të historisë së tyre në shkrimin “ Piše: Prof. dr Kaplan BUROVIĆ, akademik, “ SKENDERBEG I ALBANCI – Albanci traže da se spomenici Skenderbega poruše i smene spomenicima Sultana Murata”-Në shqip: Skënderbeu dhe shqiptarët –Shqiptarët kërkojnë që përmendoret e Skënderbeut të rrënohen dhe të zëvendësohen me përmendore të Sulltan Muratit”, shih: https://dijaspora.wordpress.com/2010/04/13/skenderbeg-i-albanci-albanci-traze-da-se-spomenici-skenderbega-poruse-i-smene-spomenicima-sultana-murata-%E2%80%93-pise-prof-dr-kaplan-burovic-akademik/) .

Për ta aktualizuar më shumë diskursin e vet antishqiptar, Kapllan Buroviqi deklaroi se “Kosova së shpejti do t’i kthehet Serbisë”. (Dr Kaplan Burović: Kosmet će se vratiti pod okrilje Srbije- Në shqip: Kosova së shpejti do të kthehet në sqetullën e Serbisë), shih: http://www.novosti.rs/vesti/naslovna/drustvo/aktuelno.290.html%3A550797-Dr-Kaplan-Burovic-Kosmet-ce-se-vratiti-pod-okrilje-Srbije

“Për besnikëri dhe vetëmohim për të vërtetën dhe drejtësinë e Perëndisë” dr. Kapllan Kallushi, Kapllan Resuli, Kapllan Resulbegoviq, Kapllan Buroviqi u dekorua me portretin e artë të Shën Pjetrit, nga Kryepeshkopi i Cetinjës dhe Mitropoliti i Malit të Zi Amfilohije Radoviq (shih: http://www.moraca-rozafa.com/?p=427).

Në të njëjtin stil si të dr.Kapllanit, personi që deri tani del me tri forma të emrit të vet: dr.Olsi Jazexhi/Olsi Yazeji/ Олси Јахеџи, kishte vjellë vrer në shtypin serb kundër “Kosovës- koloni të NATO-s, ku myslimanët dhe serbët janë të diskriminuar” dhe pasi ngriti në qiell Serbinë “për respektimin e të drejtave të myslimanëve”, dr. Olsi me tre mbiemra ishte i ftuar i emisionit më antishqiptar në Maqedoni: “Vo Center” (Në qendër). Gjatë intervistës së transmetuar më 24 prill 2018 për këtë emision antishqiptar, ai deklaroi se gjoja “para ardhjes së turqve në Ballkan, shumica e popullatës në Kosovë dhe në Maqedoni ka qenë serbe ortodokse. Gjithashtu, edhe në Shqipëri, ku edhe sot mund të gjeni shumë toponime sllave. Por çka ka ndodhur? Me ardhjen e turqve dhe islamit në Ballkan, kemi proces të islamizmit dhe shqiptarizimit. Skënderbeu nuk ka asnjë lidhje gjenetike dhe religjioze me shqiptarët, ai është i sajuar. Skënderbeun e kanë sajuar austriakët dhe i kanë mësuar shqiptarët që ta pranojnë. Edhe sot ata mendojnë se Skënderbeu është hero i tyre, por ai nuk është i shqiptarëve. Në kohën kur Skënderbeu ka luftuar kundër osmanlinjve, shqiptarët nuk kanë ekzistuar. Skënderbeu ka qenë luftëtar serbo-bullgar”.

Çdokush që lexon me vëmendje pjesën e shkrimit, ku citohen një numër historianësh serbë që sajuan tezat që mohojnë prejardhjen ilire të shqiptarëve, që pretendojnë se “shqiptarët nuk kanë ekzistuar para ardhjes së Perandorisë Osmane në Ballkan”, se gjoja “shqiptarët janë serbë të islamizuar”, se ata “vjedhin historinë e të tjerëve në mungesë të historisë së tyre”, se “shqiptarët janë popull që vjedhin heronjtë e popujve të tjerë në mungesë të trimave të tyre”, do të shohin se dr. Olsi nuk sjell asgjë të re që do ta dallonte nga propaganda serbe. Nëse ai pretendon se është “Doktor i shkencave” për këtë periudhë historike, atëherë del qartë që ky person ka bërë një plagjiaturë nga arsenali antishqiptar i propagandës serbe.

Siç e pamë në fillim të këtij shkrimi, gjatë periudhës historike kur u krijuan shtetet kombëtare në Ballkan, propaganda serbe akuzon fuqitë e jashtme (Austro-Hungarinë dhe Italinë) si krijuese të çdo gjëje që lidhen me shqiptarët, me “qëllim që të krijohej një koloni gjermane në Europë”. Të njëjtën gjë përsërit edhe dr. Olsi.

Pas tërheqjes së forcave serbe nga Kosova, propaganda e Serbisë dhe argatët e tyre nga kampi i ideologjisë së antiamerikanizmit janë mobilizuar, në rrafshin e propagandës në skenën politike dhe mediatike ndërkombëtare, për ta paraqitur Kosovën si “koloni të imperializmit amerikan”. Në të njëjtat gjatësi vale, dr. Olsi përsërit se gjoja “parajsa jugosllave është shkatërruar, për shkak të komplotit të perëndimorëve, që janë kundër myslimanëve dhe kundër serbëve” dhe se “shteti i Kosovës është koloni e NATO-s, ku myslimanët dhe serbët janë të diskriminuar”!

Siç e përmenda edhe në shkrimin paraprak, shkenca dhe Olsi Jazexhi/Olsi Yazeji/ Олси Јахеџи janë dy nocione që përjashtojnë njëri-tjetrin! Nuk do të më habiste aspak që ky “Doktor shkence” të shpallet si “Akademik”, në të njëjtën mënyrë si dr. Kapllan Kallushi, Kapllan Resuli, Kapllan Resulbegoviqi, Kapllan Buroviqi. Madje, për shërbimet e mëdha që u bën serbëve dhe maqedonasve, nuk do të habitej askush nëse dr. Olsi në një të ardhme të afërt të dekorohet nga Kisha Ortodokse serbe me ndonjë dekoratë “me portretin e artë të Sveti Savës”! Të shohim nëse dr. Olsi do t’i shtojë edhe ndonjë mbiemër tjetër emrit të vet dhe të deklarojë, sikurse dr. Kapllani, se “nga hulumtimet e mëdha shkencore ka zbuluar se çfarë origjine ka”.

Mendoj se nuk ka nevojë të citohen edhe autorë të tjerë serbë e maqedonas, për t’u bindur se mohimi i gjuhës shqipe, i kulturës shqiptare, i historisë dhe figurave tona kombëtare është strategji politike sllave në funksion të mohimit të së drejtave politike dikur të “Shqipërisë londineze” e tani edhe të shtetit të Kosovës.

Referencat që citova më lart janë të mjaftueshme për t’u bindur se Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Maqedonisë në vend të institucioneve shkencore janë shndërruar në “kuzhina”, ku gatuhen falsifikimet e fakteve historike në funksion të mobilizimeve politike kundër shqiptarëve. Argumentet që solla dëshmojnë në mënyrë të pakontestueshme se, që para një shekulli, kuzhinat antishqiptare nxorën në tregun e tyre të brendshëm dhe atë ndërkombëtar pretendimet “shkencore”, se gjoja “në Kosovë nuk ka pasur shqiptarë para ardhjes së Perandorisë Osmane”, se kinse “shqiptarët janë serbë të islamizuar, të cilët, me ndihmën e Perandorisë Osmane, kanë pushtuar territoret serbe”, se gjoja “shqiptarët nuk kanë historinë e tyre dhe as personalitete historike”, se gjoja “shqiptarët vjedhin historinë serbe dhe maqedonase”, se gjoja “shqiptarët vjedhin figurat e shquara të popujve të tjerë”, se gjoja “Skënderbeu nuk është Hero Kombëtar shqiptar, por trim serb”, se gjoja “Nënë Tereza nuk është shqiptare, por vllahe” e kështu me radhë.

Për çdo njeri të ndërgjegjshëm është e qartë se aktualizimi i kësaj propagande, një shekull më vonë, bëhet vetëm për qëllime politike të Serbisë dhe Maqedonisë. Ata historianë dhe ata teologë me origjinë shqiptare që propagandojnë se gjoja “Skënderbeu nuk është Hero Kombëtar shqiptar”, se gjoja “humanistja shqiptare me përmasa botërore, Nënë Tereza, është grua e pamoralshme, që ndërron burrat kur të dëshirojë dhe se vendin e ka në xhehenem”, se gjoja “në vitin 1445, vetëm 1% e qytetarëve në Kosovë ishin shqiptarë, ndërsa turqit sollën shqiptarët në Kosovë dhe u dhanë toka atyre”, ata nuk sjellin asgjë të re në “tregun” shqiptar, pos produkteve serbe dhe maqedonase, të ambalazhuara pa datë dhe vend prodhimi.

Përhapja e kësaj dukurie mes nesh ka marrë përmasa dramatike. Sikur t’i përmendja të gjithë emrat e atyre që përhapin këtë lloj propagande, lista do të kishte qenë shumë e gjatë. Ajo që vlen të theksohet në kuadër të këtij shkrimi, ka të bëjë me faktin se përhapja e produkteve të gatuara në të ashtuquajturat Akademi të Shkencave dhe të Arteve të Serbisë dhe të Maqedonisë është duke helmuar opinionin publik shqiptar. Çdo historian, çdo teolog dhe çdo person tjetër që përhap këto sajesa, i bën një shërbim të madh strategjisë antishqiptare serbe dhe maqedonase.

Ky shkrim nuk u dedikohet atyre që propagandojnë me vetëdije të plotë, si lloji i dr. Kapllanit me kompani, të cilët “kanë zbuluar” në vetveten e tyre se janë “serbë të islamizuar nga turqit”. Shkrimi ka për qëllim t’i ofrojë lexuesit që nuk është në dijeni të fakteve, se tërë kjo propagandë histerike e ka origjinën në Beograd dhe Shkup. Do të kishte qenë mirë që çdo shqiptar të ketë në dispozicion materialet që dëshmojnë në mënyrë të pakontestueshme, se mohimi i historisë dhe i figurave tona kombëtare është sajesë e qarqeve antishqiptare. Ndoshta kjo do të bëjë që askush të mos përhapë në mënyrë të pavetëdijshme propagandën serbe dhe maqedonase. Ndërsa për ata që e bëjnë me vetëdije të plotë, thefshin qafën!

Bardhyl Mahmuti

 

 

Olsi Yazikxhi dëshiron “të kruhet me shqiptarët e Maqedonisë”

 

Olsi Yazikxhi dëshiron “të kruhet me shqiptarët e Maqedonisë” Në emisionin “Provokacija” të Mustafa Nanos, të datës 26 qershor, personi që në komunikimin publik të deritanishëm ka dalë me tri forma të mbiemrit të vet: dr. Olsi Jazexhi / Olsi Yazeji / Олси Јахеџи, akuzon mediet e ndryshme, se gjoja “kanë prodhuar Fake news (lajme të rreme) për të” dhe se “shumë njerëz i nxjerrin konkluzionet e tyre nga ajo që thotë, duke i thjeshtësuar gjërat”!

 

“Për të ilustruar” pohimin e prodhimit të lajmeve të rrejshme për të, ai përmend si shembull fotografinë që kishte bërë para përmendores së Car Llazarit serb në Gazimestan të Kosovës. Në dallim nga deklarata e parë, ku u përpoq të arsyetonte se gjoja në këtë foto është “tallur me simbolin e nacionalizmit serb”, në emisionin “Provokacija” ai deklaroi se “këtë veprim e ka bërë për të treguar se çfarë bëjnë serbët kur shkojnë aty”!

 

Arsyetimi i parë, se gjoja është “tallur me simbolin e nacionalizmit serb”, duke ngritur tre gishtat, nuk është asgjë tjetër, pos tallje me opinionin publik shqiptar. Para se të bënte këtë foto, Olsi Yazikxhi kishte deklaruar për mediet serbe, se “Parajsa jugosllave është shkatërruar për shkak të komplotit të perëndimorëve, që janë kundër myslimanëve dhe kundër serbëve”. Çdo historian që ka dashur të dijë të vërtetën, ka pasur mundësi të bindet se “Parajsa jugosllave”, që propagandonin serbët dhe shërbëtorët e tyre, ishte shndërruar në ferr për shqiptarët myslimanë, katolikë dhe ortodoksë. Me dhjetëra-mijëra shqiptarë janë vrarë, torturuar, burgosur dhe dënuar në “Parajsën jugosllave”. Qindra-mijëra të tjerë janë dëbuar nga “Parajsa jugosllave” dhe janë detyruar të shpërngulen në Turqi, me qëllim të realizimit të politikës serbe dhe maqedonase të gjenocidit kundër shqiptarëve dhe të spastrimit etnik të territoreve tona.

 

Nuk mund të ketë tallje më të madhe për shqiptarët, se ardhja në Kosovë e këtij “shkencëtari” dhe publikimi i fotove me tre gishtat, që ishte shndërruar në simbol të fondamentalizimit ortodoks serb gjatë krimeve që kishin kryer ndaj shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve.

 

Olsi Yazikxhi pretendon se të tjerët “i thjeshtojnë mendimet e tij dhe nxjerrin konkluzione personale nga fjalët e tij”. Në dy shkrimet e mia e kam cituar besnikërisht çdo fjalë të tij që ka prononcuar për mediet serbe dhe maqedonase. Ai këmbëngul se gjoja “para ardhjes së Perandorisë Osmane në këtë pjesë të Ballkanit, shqiptarët nuk kanë ekzistuar”. Gjatë intervistës së transmetuar më 24 prill 2018 për këtë emision televiziv më antishqiptar në Maqedoni, ai deklaroi se gjoja, “para ardhjes së turqve në Ballkan, shumica e popullsisë në Kosovë dhe në Maqedoni ka qenë serbe ortodokse. Gjithashtu edhe në Shqipëri, ku edhe sot mund të gjeni shumë toponime sllave. Por çfarë ka ndodhur? Me ardhjen e turqve dhe islamit në Ballkan kemi procesin e islamizmit dhe shqiptarizimit”.

 

Për të qenë paradoksal deri në fund, ai ndryshoi tezën brenda disa sekondash dhe erdhi te “fakti” se në Kosovë paska pasur shqiptarë, por kanë qenë minoritet.

 

Në kontekst që lidhet me gjoja shqiptarizimin e Kosovës, Olsi Yazikxhi nxjerr një mendim që përbën një paradoks të llojit të vet: “Pas Eksodit të Madh serb, kemi dyndjen e turqve dhe shqiptarëve drejtë Kosovës, dhe shqiptarizuan fiset e tjera që jetonin në Kosovë, që ishin sllavë. Edhe sot e kësaj dite po të shkosh në Kosovë, do të gjesh shumë njerëz, që kanë frikë të thonë në kamera, që janë me origjinë çerkeze, boshnjake, serbe, torbeshe, maqedonase, vllahe, por nga që janë myslimanë, shqiptarizohen, sepse janë nën presionin e shumicës”!

 

Turqit që erdhën të luftojnë deri në këtë pjesë të Ballkanit, nuk e “turqizuan” Kosovën, por e “shqiptarizuan”!!! I shqiptarizuan fiset sllave, edhe pse shqiptarët nuk ekzistonin!!! Vetëm truri “i trajnuar për historian” i “shkencëtarit” Olsi Yazikxhi mund të prodhojë teza të tilla!

 

Kur ai përhap tezën serbe, që pretendon se shqiptarët janë rezultat i asimilimit dhe islamizimit të fiseve të ndryshme, kryesisht serbe, atëherë na bëhet e qartë pse Olsi Yazikxhi i deklaroi Mustafa Nanos se fotografinë te përmendorja e Car Llazarit serb e ka bërë “për të treguar se çfarë bëjnë serbët kur shkojnë aty”. Çdokush e shpreh atë që ndien!

 

Në shkrimin tim të titulluar “Mohimi i gjuhës, i kulturës, i historisë dhe i figurave kombëtare shqiptare në shërbim të propagandës serbe”, citova një numër autorësh serbë dhe maqedonas, të cilët, gjatë një shekulli të tërë, nxorën në tregun e tyre të brendshëm dhe atë ndërkombëtar pretendimet “shkencore”, se gjoja “në Kosovë nuk ka pasur shqiptarë para ardhjes së Perandorisë Osmane”, se kinse “shqiptarët janë serbë të islamizuar, të cilët, me ndihmën e Perandorisë Osmane, kanë pushtuar territoret serbe”, se gjoja “shqiptarët nuk kanë historinë e tyre dhe as personalitete historike”, se gjoja “shqiptarët vjedhin historinë serbe dhe maqedonase”, se gjoja “shqiptarët vjedhin figurat e shquara të popujve të tjerë”, se gjoja “Skënderbeu nuk është Hero Kombëtar shqiptar, por trim serb”, se gjoja “Nënë Tereza nuk është shqiptare, por vllahe” e kështu me radhë. Në ligjëratat e tij, Olsi Yazikxhi nuk sjell asgjë të re, që do ta dallonte nga propaganda serbe. Nëse ai pretendon se është “Doktor i shkencave” për këtë periudhë historike, atëherë del qartë që ky person ka bërë një plagjiaturë nga arsenali antishqiptar i propagandës serbe.

Për këtë arsye, nuk është i qëndrueshëm pohimi se gjoja “kjo tezë e tij ka acaruar shumë kosovarë”, në mesin e të cilëve aludon edhe për “politikanin nga Zvicra, që e paska sulmuar para disa ditësh në një gazetë kosovare”, sepse Olsi Yazikxhi nuk ka teza të veta, por është shndërruar në zëdhënës në gjuhën shqipe të tezave “të gatuara në kuzhinat” e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë dhe Akademisësë Shkencave dhe të Arteve të Maqedonisë.

 

Në vërejtjen që i bëri Mustafa Nano, se Olsi Yazikxhi ka pasur qejf që t’u pëlqejë serbëve dhe maqedonasve në intervistat që ka dhënë për ta, ai përgjigjet se “më shumë ka pasur qejf të provokojë këta Mahmutët, Hysenët, Abdullahët, Abdylhamitët e Shkupit dhe Gostivarit”. Dhe Olsi shkrihet nga qejfi kur Mustafa Nano i thotë se përmes këtyre deklaratave “ka shokuar edhe maqedonasit”.

 

Duke e konsideruar komunikimin publik përmes provokimit të kombëtarëve si reklamë, Olsi Yazikxhi deklaroi në emisionin “Provokacija”, se nga rezultatet e kërkimeve të tij antropologjike në Maqedoni, i ka rezultuar se shumica e nacionalistëve të Maqedonisë që kanë mbiemra Mahmuti, Mustafai, Osmani, Abdylhamiti, Gadafi, Sadami flasin turqisht nëpër shtëpitë e tyre (…).Përpara shtatëdhjetë vjetësh qytetaria e vjetër fliste turqisht në Prizren, Prishtinë, Suharekë. Në Tetovë turqisht, në Gostivar turqisht, në Resnje turqisht, sepse në kohën e Perandorisë Osmane Lingua franca e kohës ishte turqishtja, dhe për këtë ndodhi një shkrirje mes kulturës superiore turke, e administratës, dhe etnive që vinin nga fshatrat”.

 

Një pohim i tillë është në përputhje të plotë me atë që ka deklaruar në emisionin antishqiptar “Vo Centar”. Në emisionin e antishqiptarit të njohur, Vasko Eftovit, Olsi Yazikxhi deklaron kështu: “Shihni, ka diçka shumë të rëndësishme. Shqiptarët nga Maqedonia dallojnë shumë nga shqiptarët e Kosova dhe nga shqiptarët e Shqipërisë. Shumica prej tyre, dhe sidomos ata të qyteteve të mëdha, si Tetova, Shkupi, Gostivari, Kërçova, në shtëpi flasin turqisht. Shumica prej tyre kanë prejardhje turke, torbeshësh ose boshnjakësh. Një pohim i tillë është në përputhje të plotë me atë që ka deklaruar në emisionin antishqiptar “Vo Centar”. Në emisionin e antishqiptarit të njohur, Vasko Eftovit, Olsi Yazikxhi deklaron kështu: “Shihni, ka diçka shumë të rëndësishme. Shqiptarët nga Maqedonia dallojnë shumë nga shqiptarët e Kosova dhe nga shqiptarët e Shqipërisë. Shumica prej tyre, dhe sidomos ata të qyteteve të mëdha, si Tetova, Shkupi, Gostivari, Kërçova, në shtëpi flasin turqisht. Shumica prej tyre kanë prejardhje turke, torbeshësh ose boshnjakësh. Ideologjia e Arbër Xhaferit ishte konvertimi i tyre në shqiptarë, për shkak se nëna e tij në shtëpi fliste turqisht! Nën ndikimin e Opus Deit dhe Vatikanit, ideologjia e Arbër Xhaferit është të bëhet deislamizimi i shqiptarëve dhe në aspektin kulturor të bëhen katolikë dhe një ditë këta njerëz nga Maqedonia të bashkohen me Shqipërinë e Madhe. Strategjia e shqiptarëve nuk është që menjëherë të konvertohen në katolikë, por fillimisht të bëhen katolikë në aspektin kulturor dhe pastaj do të vijë konvertimi”.

 

Erdhi Perandoria Osmane dhe “i shqiptarizoi çerkezët, boshnjakët, serbët, torbeshët, maqedonasit, vllehtë!!! Çohet Vatikani dhe Opus Dei, përmes Arbër Xhaferit, nëna e të cilit na paskësh folur turqisht, dhe dëshiron t’i shqiptarizojë turqit!!! Këtë çorbë derrash vetëm Olsi Yazikxhi mund ta hajë.

 

Të gjithë ata që e njohin mirë historinë e territoreve shqiptare që mbetën jashtë “Shqipërisë londineze”, e dinë fare mirë se sllavët kanë zbatuar politikën e sllavizimit dhe turqizimit të shqiptarëve. Kur bëhet fjalë për një numër të atyre, që deklarohen si turq në Kosovë dhe Maqedoni, është fakt se struktura sintaksore shqipe, e mishëruar thellë në ndërgjegjen kolektive dhe e trashëguar ndër shekuj, është bërë pengesë që të flasin gjuhën turke pa gabime. Madje, në vend të shprehjes “”, e dinë fare mirë se sllavët kanë zbatuar politikën e sllavizimit dhe turqizimit të shqiptarëve. Kur bëhet fjalë për një numër të atyre, që deklarohen si turq në Kosovë dhe Maqedoni, është fakt se struktura sintaksore shqipe, e mishëruar thellë në ndërgjegjen kolektive dhe e trashëguar ndër shekuj, është bërë pengesë që të flasin gjuhën turke pa gabime. Madje, në vend të shprehjes “Yazik Olsun”, që në gjuhën shqipe ka kuptimin “TURP TË KESH”, një numër prej tyre e kanë bastarduar këtë shprehje dhe në vend të saj përdorin ”, një numër prej tyre e kanë bastarduar këtë shprehje dhe në vend të saj përdorin Yazikxhi Ols(un)(un)i. Shprehje e bastarduar për emër kopilësh.

 

“Mbiemri im “Mahmuti”, që unë nuk e fsheh, kjo dëshmon për procesin e islamizimit të shqiptarëve. Megjithatë, emri im “Bardhyl” nxjerr në shesh identitetin tim të vazhdimësisë iliro-shqiptare në këto troje.

 

Në fund, Në fund, Yazikxhi Ols(un)(un)i deklaron se është shqiptar, dhe se rrjedh nga një familje që ka asimiluar serbë, maqedonas, vlleh etj. Madje, si familje paskësh dhënë kontribut gjatë periudhës së mbretërisë së Ahmet Zogut! Për pak sa nuk e shpalli veten “princ”!

 

Atij që provokimet kundër “kombëtarëve” i sheh në funksion të REKLAMËS personale, dhe dëshiron “të kruhet me shqiptarët e Maqedonisë”, i them të ketë kujdes që mos ta shpallë veten “princ”, se dikush mund t’ua dërgojë, atij dhe atyre që mendojnë si ai, një SELAM me këngën që UNIKKATILI ia kushtoi “Princit”!

Bardhyl Mahmuti

 

 

Unë nuk jam myslimane me origjinë sllave, siç shkruajnë për mua disa vëllezër të besimit katolik,unë jam shqiptare i besimit mysliman nga Sanxhaku!

AminaKam gati një javë që mendoj nëse do ta postoj këtë status apo jo.

Unë nuk jam myslimane me origjinë sllave, siç shkruajnë për mua disa vëllezër të besimit katolik,unë jam shqiptare i besimit mysliman nga Sanxhaku!

Nuk kam lidhje me kombësinë sllave, falë Zotit tashmë vij nga një familje e vjetër iliro-shqiptare.

Përsa i përket fesë, vëllai im nuk mund të jetë arab apo turk, për mua vëllezërit e mi janë vetëm ata me origjinë shqiptare. Çdo fe është e bukur dhe e pastër, por ne jemi ata që abuzojmë me fenë! Unë jam dikush që kam hyrë edhe në xhami edhe në kishë, kam lexuar libra fetarë nga të gjitha fetë, por nuk kam lexuar asnjë libër fetar që thërret për urrejtje! Para së gjithash, unë jam thjesht një shqiptare që e do sinqerisht kombin e saj!

Dikush pak a shumë e di historinë time.

Jam rritur në një familje të asimiluar. Që në moshën 12-vjeçare fillova të mësoj për rrënjët e mia dhe pse vendi prej nga vij mbante veshur teshat kombëtar shqiptar prej vitesh.

Unë jam e parja në Sanxhak që ngrita zërin kundër asimilimit dhe sllavizimit në Sanxhak, ku thashë me zë të lartë dhe qartë se mbi 80% e banorëve të Sanxhakut janë me origjinë shqiptare, siç e vërtetojnë faktet historike.

Pa asnjë ndihmë, arrita t’i ndihmoj njerëzit të kapërcejnë frikën nga torturat serbe dhe të çlirohen nga sllavizimi dhe asimilimi serb në Sanxhak.Më 28 nëntor 2023, pas 100 vitesh sllavizimi dhe asimilimi, flamuri shqiptar u valëvit për herë të parë në Sanxhak dhe u festua dita e flamurit shqiptar në Pazarin i Ri . Kush e organizoi? Se ndoshta nuk keni ardhur ju qe nuk dini gje tjeter vecse te shkruani komente budallaqe? Jo! Ia dolëm unë dhe kolegët e mi, atë që shteti i Shqipërisë duhet ta bënte shumë kohë më parë në Sanxhak, por nuk e bëri, por e bëmë me frikë, por me shumë krenari!

Edhe pse u futa në problemet e jetës dhe gjithë familja ime u fut në të njëjtat probleme, nuk më interesonte sepse u betova të punoj me nder dhe ndershmëri për flamurin dhe kombin tim deri në fund të jetës.

Ju mendoni se është e lehtë të ngre zërin kundër një vendi që është armik i betuar i kombit tim, dhe unë jam një grua që kam qenë krejtësisht e vetme?! Mendoni se patriotizmi im është këtu vetëm për të shkruar statuse dhe për të postuar foto? Jo! Patriotizmi im është krejt tjetër, një rrugë më e vështirë. Nuk jam viktimë sepse e kam zgjedhur vetë këtë rrugë dhe po ec me krenari për të realizuar ëndrrën time patriotike.

Rroftë Nënë Shqipëri!

Me respekt,

Amina Nuraj

(huazuar nga faqja e Facebook-ut të Amina Nuraj)

Të ndërtosh një godinë shkollore, është njësoj sikur të ndërtosh një URË për shqiptarët padrejtësisht të ndarë!

Ernest KoliqiME SEBEP!

 

Në vigjilje të 7 Marsit, Ditës së Arsimit Shqip!

 

Të ndërtosh një godinë shkollore, është njësoj sikur të ndërtosh një URË për shqiptarët padrejtësisht të ndarë! Të ngresh një ndërtesë shkollore, është njësoj sikur të ndërtosh Rrugën e së Ardhmes! Dhe një godinë e tillë u ndërtua në vitin 1949, mu në kërthizë të kasabasë sonë, një shkollë, dedikuar fëmijëve tetovarë, dedikuar shkronjave të dala nga Kongresi i Manastirit, dedikuar Ernestit, Ernest Koliqit dhe dishepujve të tij nga Elbasani, nga Kavaja dhe mësuesve siç ishin; Gani Jahja, Elenë Pulati, Çelebije Toska, Hikmet Kasapi, Ahmet Haxhi Hasani, Fatbardha Çaushi-Sylejmani, Shazije Hoxha, Hyreme Tresi, Qemal Hajrullai, Raif dhe Neziha Maleziu, Abedin Qafjani, Xhelal Reka, Sheref Kazazi, Gani Luma, Qerim, Sulejman dhe Musa Arifi, Samet Adilçe, Seid Musai, Vehbi dhe Abdylvehap Lushi, Ana Sopi, Veronika Keli, Abdyraman Tresi, Sanije Muhedini, Enver Palloshi, Emine Isaku, Myqereme Hajrullai, Nijazi Fanda, Neziha Kazazi, Suejla Skenderi, Rifat Vela, Sabri Ramizi, Sami Hoxha, Burhan Hoxha, Zydi Kajnaku, Salajdin dhe Nexhmedin Hyseini, Muhedin Hadri, Sami Palloshi, Riza Vela, Bajram Selimi, Abdylmexhit Ibrahimi, Idriz dhe Nexhat Idrizi dhe shumë të tjerë Mësues të Popullit!

 

Faleminderit dhe Zoti i bekoftë njerëzit që e ndërtuan godinën që duket në këtë imazh!

 

Fadil Lushi

Fadil Lushi: NË VIGJILJE TË KONGRESIT!

Goli OtokME SEBEP!

NË VIGJILJE TË KONGRESIT!

Atdhetarët që duken në këtë figurë të riprodhuar, për më shumë se tridhjetë mote, nxënësve të Tetovës dhe përreth, ua kënduan shkronjat, të dala nga Kongresi i Manastirit;

  1. Sadudin Abdulla Gjura (1926-1960), nga Shipkovica, u dënua me 13 vjet burg të rëndë (“Petrova Rupa”-Goli Otok),
  2. Sheref Kazazi (1921-2000) nga Tetova, dënohet me 7 vjet burg të rëndë (“Petrova Rupa”-Goli Otok),
  3. Vehbi Ahmet Lushi (1925-1999) nga Tetova, u dënua me 7 vjet burg të rëndë (“Petrova Rupa”-Goli Otok),
  4. Salajdin Efraim Huseini (1930-2007) nga Tetova, dënohet me 4 vjet burg të rëndë (“Petrova Rupa”-Goli Otok),
  5. Nijazi Fanda (1923-1979) nga Tetova, dënohet me burg të rëndë
  6. Xhemali Beqiri (1929-1987) nga Reçica e Madhe, dënohet me burg të rëndë (“Petrova Rupa”-Goli Otok),
  7. Gani Selman Luma (1915-1989) nga Tetova, do të dënohet me 10 vjet burg të rëndë (“Petrova Rupa”-Goli Otok),
  8. Ismail Saidi (1925-1989) nga Tetova , dënohet me burg të rëndë (“Petrova Rupa”- Goli Otok),
  9. Sabri Ramizi (1931-2019) nga Shipkovica, dënohet me burg të rëndë (“Petrova Rupa”-Goli Otok), dhe
  10. Sali Lisi, dënohet me 13 vjet burg të rëndë (“Petrova Rupa”-Goli Otok),

PS

Dikur moti, dijetari Pjetër Mëshkalla, kishte thënë: “Nuk më ka shty me Ju shkrue Shkëlqesë, as urrejtja, as ambicioni, as interesi, por vetëm ndërgjegjja, e vërteta dhe e mira”.

Fadil Lushi

ABC Story/ Kush po e tradhton gjuhën shqipe

shqip

https://youtu.be/PBMB8FPr4qY?t=23

Falë filozofëve dhe gjuhëtarëve gjermanë filluar nga shekulli i 18-të, shqipja u vlerësua jo vetëm si një nga gjuhët më të vjetra të trungut indo-europiane dhe më tej do të vërtetonin se ajo është pasardhëse e gjuhës ilirë. Por vitet e fundit po vihet re se lufta ndaj gjuhës shqipe nuk po bëhet më me thika dhe helm po me anë të shkencës.

Falë edhe gjuhëtarëve shqiptarë po trumbetohet me të madhe se gjuha shqipe i ka pothuaj të gjithë fjalët të huazuara nga gjuhë të tjera.

Po kështu, falë heshtjes së akademisë shqiptare gjuhëtarë të ndryshëm janë duke goditur të gjitha vlerësimet e gjuhëtarëve gjermanë. Ndërkohë teoritë e reja që e vendosin gjuhën shqipe në vendin që meriton injorohen. Abc Story ne videon : https://youtu.be/PBMB8FPr4qY?t=23 ju sjell një panoramë të plotë të problemeve të shqipes pse ajo është një gjuhë që po tradhtohet nga shkencëtarët shqiptarë.

Shpifjet e doktorit të teologjisë Mustafa Bajrami – plagjiaturë (1)

Bardhyl-MahmutiMë 24 maj të këtij viti, teologu Mustafa Bajrami publikoi reagimin e tij ndaj shkrimit tim të titulluar «Jerusalemi kryeqytet i Izraelit, është e drejtë legjitime e popullit hebre». Mirëpo, siç e pohoi edhe vetë në mesazhin që ma dërgoi, në reagimin që ka bërë kundër meje nuk i ka qëndruar besnik tekstit të shkrimit tim. Po i drejtohem publikisht Mustafa Bajramit se është e drejtë legjitime e secilit person të shprehet lirshëm dhe të shpërndahet mendimi i tij, ashtu siç ia merr mendja. Së paku këto dy aspekte të të drejtave të njeriut për fjalën e lirë duhet të respektohen. Etika në komunikim është çështje në vete. Ajo që e bën të rëndë formën e reagimit të Mustafa Bajramit nuk ka të bëjë me shprehjen dhe shpërndarjen e pikëpamjeve të veta në publik, por me faktin se konfrontimet e mendimeve që kanë të bëjnë me temat ku kërkohet përdorimi i argumenteve shkencore, nuk përdoret ARGUMENTUM AD PERSONAM (logjika e sulmeve kundër personit). Aq më tepër kur emrit të vet i vë titullin akademik DR! Në këtë fushë debatesh, manipulimi me thëniet e kundërshtarit është gjëja më degraduese për nivelin intelektual.

Që në hyrje të reagimit të vet, Dr. Mustafa Bajrami thekson se «në shkrimin tim unë e kam përmendur disa herë emrin e tij». Pohimi i tillë është i vërtetë, siç është plotësisht e vërtetë se unë e kam cituar besnikërisht tekstin e tij dhe në përputhje me thëniet e tij kam shprehur qëndrimet e mia. Atëherë, me të drejtë shtrohet pyetja se si vepron Dr. Mustafa Bajrami në reagimin e tij ndaj shkrimit tim? Secili lexues i dy shkrimeve do të bindet se jo vetëm që nuk i përmbahet tekstit të shkrimit tim, siç e pohon edhe vet, por, ajo që është më neveritëse, m’i ngjet një varg etiketash që do të shqyrtohen më poshtë dhe polemizon me etiketat që janë sajuar prej tij! Kam bindjen e plotë se ai që do të lexojë shkrimin tim deri në fund do të bindet në faktin se kjo mënyrë e etiketimit nuk është shpikje e këtij teologu, sepse as në formë e as në terminologjinë që përdoret nuk ka asgjë origjinale në reagimin që mban emrin e Dr. Mustafa Bajramit. Këtu kemi të bëjmë me formë të shabllonëve tanimë të njohura edhe nga opinioni i gjerë publik!

Në vend të ideve ku dallojmë mes vete, Dr. Mustafa Bajrami bën përshkrimin e tij të parë për mua. Ai i njofton lexuesit e tij se «edhe më parë Bardhyl Mahmuti ka dëshiruar të më kap për gjuhe për debat me te rreth disa temave që me sa shihet, nuk i di sa duhet. Dorën në zemër, ai nuk është i padijshëm. Ai është një penë e mprehtë shqiptare dhe me përvojë në tema politike. Shkrimet e tij rreth ngjarjeve të kombit lexohen gjithandej. Ato shkrime i qëndisë bukur, ka një gjuhë të rrjedhshme dhe është i pasur në fjalë. Është i butë ndaj bashkëmendimtarëve të vetë, por i egër ndaj Islamit, ndaj Turqisë dhe ndaj myslimanëve. Therrë në sy i ka teologët myslimanë shqiptarë dhe i sulmon papërmbajtshëm».

Nuk po ndalem shumë në fjalët që lidhen me shkrimet e mija të fushës politologjike, sepse janë fakte të pamohueshme që unë shkruaj për më shumë se tri dekada rresht dhe u takon lexuesve t’i vlerësojnë shkrimet në përputhje me pikëpamjet e tyre politike dhe filozofike. Ajo që nuk lidhet me asnjë fakt ka të bëjë me etiketimin se gjoja unë jam «i egër ndaj Islamit, ndaj Turqisë dhe ndaj myslimanëve» dhe i paskësha «therrë në sy teologët myslimanë shqiptarë dhe i sulmoj në mënyrë të papërmbajtshme»!
Për secilin njeri që mban me dinjitet një titull akademik të doktorit të shkencave është e paimagjinueshme të bëjë shpifje të tilla. Por ky kriter i etikës intelektuale nuk është i vlefshëm për doktor Mustafa Bajramin. Ai i bën këto shpifje vetëm e vetëm që të mund të plasojë akuzat se unë qenkam pa dinjitet! Ai me patetizëm shtron pyetjen sugjestive në relacion me shpifjet e konstruktuara prej tij: «Si mund të jenë të denjë për respekt njerëzit të cilët shajnë Turqinë ndërsa atje kemi milionat e shqiptarëve? Si mund të jenë të denjë për respekt njerëzit të cilët shajnë lindjen islame ndërsa shqiptarët i përkasin edhe fesë islame?».

Të deklarohet pa fije turpi se gjoja unë i kam «therrë në sy teologët musliman shqiptarë dhe i sulmoj papërmbajtshëm» është rezultat i të njëjtës logjikë që ia vesh dikujt etiketën dhe polemizon me sajesën e vet sikur të ishte realitet. Kjo formë e manipulimit degradon titullin që ia ke vënë vetes o Mustafa Bajrami!

Shpifja e kësaj natyre e Mustafa Bajramit më detyron të sjell për lexuesit që nuk ka pasur mundësi t’i përcjellë shkrimet e mia qëndrimet rreth kësaj çështjeje. Qëndrimet e publikuara për vite me radhë do të nxjerrin në shesh se cilën kategori të teologëve e kam «therrë në sy» dhe se ku e kanë origjinë shpifjet e këtij lloji. Mirëpo, para se të trajtoj këtë aspekt po e përmend edhe akuzën e tretë që bën kundër meje ky teolog.

Dr. Mustafa Bajrami nuk mjaftohet që më akuzon se «shaj Turqinë» dhe se i paskësha «therrë në sy teologët musliman shqiptarë», por ai mundohet të shpjegojë veprimet që m’i veshë sikur të ishin rezultat i një etikete të re: njeri me «mendësi komuniste nga e cila vështirë se mund të lirohem»! Jo vetëm kaq. Gënjeshtrën për «Bardhyl Mahmutin komunist» e paraqet si një të vërtetë universale për të gjithë shqiptarët! Pa u skuqur aspak ky doktor i teologjisë deklaron se «i madh e i vogël e di se Bardhyl Mahmuti deri dje ishte një komunist i rryer e sot është një anti-demokrat i përbetuar»!!! Dhe për të qenë deri në fund koherent me këtë shpifje, në shkrimin e Mustafa Bajramit, Bardhyl Mahmuti nuk mund të shpëtojë nga përgjegjësia e krimeve të komunizmit. Pasi që renditë krimet e epokës së komunizmit në Shqipëri kundër hoxhallarëve, priftërinjve dhe intelektualëve, shembjen e tempujve të fesë dhe luftën kundër Perëndimit, ai pohon se unë dhe ata si unë «nuk mund t’i fshehim tmerret që i kishte përjetuar populli shqiptar nga komunizmi». Dhe në fund, pas të gjitha shpifjeve dhe fajësisë që m’i vesh, ky doktor i shkencës nuk e lë pa shtruar edhe preokupimin kryesor të tij: «si mund të jenë të mbeturit e kësaj të lige sot njerëz që ia duan të mirën shqiptarisë? Si mund tu besohet njerëzve të cilët deri dje vranë intelegjencinë shqiptare, syrgjynosen penat më të ndritura të kombit dhe shkruan më të keqen e mundshme kundër mendjes së ndritur shqiptare?». Me një fjalë, akuza se unë «shaj Turqinë», se i «kam therrë në sy teologët musliman shqiptarë», se kam «mendësi komuniste», se jam «anti-demokrat» e kështu me radhë

T’i marrim shpifjet një nga një!

Siç e citova më sipër, Mustafa Bajrami shkruan se «shkrimet e Bardhyl Mahmutit rreth ngjarjeve të kombit lexohen gjithandej dhe se ato shkrime janë të qëndisura bukur, me një gjuhë të rrjedhshme dhe të pasura në fjalë». Pohimi i tillë le të nënkuptohet se Dr.Mustafa Bajrami është në njohuri të shkrimeve të mija. Lexuesit që kanë përcjellë shkrimet e mija e dinë se botimet në gjuhën angleze dhe gjuhën frënge të librit tim të titulluar «Mashtrimi i Madh» kanë gjetur vend në bibliotekat e universiteteve më prestigjioze në botë. Këtë vend e ka siguruar falë trajtimit shkencor të fakteve dhe respektimit të metodologjisë së mirëfilltë shkencore gjatë hulumtimit për gjenocidin serb në Kosovë. Secili njeri që e ka pasur në duar këtë libër, qoftë në botim shqip, qoftë në gjuhët e huaja, e ka parë se unë u shpreh «Mirënjohje të përjetshme» personaliteteve të shquara botërore, politikanë dhe intelektualë që u mobilizuan për t’i dhënë fund Planit Serb të spastrimit etnik dhe të gjenocidit kundër shqiptarëve në Kosovë. Në mesin e personaliteteve që kam veçuar nga koha kur isha Shef i Grupit Diplomatik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës apo Ministër i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës, përmenden Bylent Exheviti (Bülent Eceviti) dhe Sylejman Demireli (Sülejman Demireli) si personalitete të shquara të Turqisë që kanë dhënë një kontribut të madh për Kosovën. Këtë mirënjohje të përjetshme ndaj Turqisë së epokës së Bylent Exhevitit dhe Sylejman Demirelit mund ta lexojë secili njeri që dëshiron t’i verifikojë faktet. Mirënjohja i takon Turqisë së asaj periudhe edhe sikur të mos jetonte asnjë shqiptar në këtë shtet.

E kuptoj se të gjithë njerëzit që barazojnë Turqinë me Erdoganin nuk mund t’i pranojnë kritikat që dikush mund t’i adresojë kundër regjimit që vret, burgos, mbytë në burgje përmes torturave dhe dënon kundërshtarët e vet me burg të përjetshëm. Por një njeri që pretendon se mban titull akademik të heshtë para një dhune që është shndërruar në sistem dhe t’i cilësojë «të pa denjë për respekt njerëzit të cilët shajnë Turqinë ndërsa atje kemi milionat e shqiptarëve» nuk është aspak dinjitoze. Përkundrazi, forma e këtillë e veprimit të Dr. Mustafa Bajramit është shprehje monumentale e manipulimit ideologjik për ta zhvendosur debatin në një rrafsh tjetër. Fatkeqësisht për te, rrafshin ku e ka zhvendosur problematikën është një terren tejet i rrëshqitshëm, si në akull!

Përtej kritikave lidhur me situatën që u krijua pas dorëzimit të qytetarëve me origjinë nga Turqia, me leje qëndrimi në Kosovë, nga autoritetet e Kosovës,ajo që më së shumti u dhemb një kategorie njerëzish ndër viset shqiptare ka të bëjë me kritikat që u adresohen përpjekjeve neo-otomane për të rishkruar historinë tonë dhe ta rikthejnë influencë e dikurshme në Ballkan. Kësaj kategorie u them ta lexojnë «Don Kishotin» e Servantesit për ta kuptuar kontekstin allaturka të Erdoganit. Kuptohet nëse nuk ju pengon që ka qenë i përkthyer nga Fan Noli, prift ortodoks shqiptar.

Qëndrimet ndaj dhunës që ushtron regjimi i Erdoganit në Turqi janë qëndrime personale që secili njeri i krijon në përputhje me botëkuptimet e veta politike, filozofike ose religjioze. Meqë më akuzon për «anti-demokrat të përbetuar» po i drejtohem Mustafa Bajramit dhe sortës së tij unë nuk jam demokrat i llojit të brumosur në kallëpet e shkollës (medhhebit) të tyre, që të hesht përballë terrorit që ky regjim ushtron ndaj kundërshtarëve të Erdoganit. Jam kundërshtarë i përbetuar i pseudo demokratëve të çiftit të Mustafa Bajramit që kërkojnë «tolerancë demokratike» ndaj kësaj dhune, nën arsyetimin se në Turqi jetojnë miliona shqiptarë!

Meqë më akuzon se i paskësha «therrë në sy teologët musliman shqiptarë» po i drejtohem Mustafa Bajramit dhe sortës së tij se unë, Bardhyl Mahmuti, jam kundërshtar i përbetuar i të gjithë teologëve myslimanë shqiptarë, pa marrë parasysh se çfarë detyre kryejnë aktualisht në kuadër të Bashkësive islame të Shqipërisë, të Kosovës dhe të Maqedonisë, që bëjnë dua për «Sulltan Erdoganin», siç u pëlqen ta quajnë këtë diktator, dhe që luten për fitoren e tij kundër popullit kurd në Siri.
Teologët e këtillë myslimanë shqiptarë, që mbështesin dhunën dhe terrorin e «Sulltan Erdoganit» nuk shprehin pikëpamjet e tyre fetare, sepse do të ishte paradoksi më i madh të bëheshin dua për t’i vrarë kurdët të cilët i përkasin të njëjtës fe. Ata shprehin pikëpamjet e tyre politike!

Interpretimi i kritikave të mia kundër teologëve myslimanë shqiptarë që dalin me qëndrime politike për të mbështetur një dhunë të egër e barbare, si të ishte kritikë «e egër kundër islamit dhe teologëve musliman shqiptarë» nuk është asgjë tjetër pos përpjekje e Dr. Mustafa Bajramit për të fshehur gjurmët e një politike që përpiqet t’ia fusë «therrën në sy» popullit shqiptar.
Kam bindjen e plotë se përveç teologëve neo-otoman shumica e besimtarëve myslimanë shqiptarë nuk luten për të mbështetur krimet e «Sulltan Erdoganit» apo të kujtdo qoftë në botë, sepse shqiptarët e dinë më mirë se shumëkush që dhuna, kudo që të ushtrohet dhe nga kushdo që të bëhet ka emërues të përbashkët përgjakjen e njerëzve të pafajshëm, lotët, vuajtjet, shkatërrimet…

Mustafa Bajrami dhe sorta e tij duhet ta dinë se unë nuk jam asi «demokrati» që do të dëshironin teologët neo-otoman të përkatësisë shqiptare. Unë nuk i aplaudojsulltanizmit!

Dr. Mustafa Bajramit po «i pengojnë ata që refuzojnë të tjerët që nuk mendojnë si ata, nuk besojnë si ata, nuk i takojnë fesë dhe medhhebit të tyre». Madje kërkon që kjo dukuri t’u pengojë edhe të tjerëve, sepse sipas tij unë dhe njerëzit si unë «me qëllim e pa asnjë argument fajësojnë teologët musliman shqiptarë se kinse po punuakan kundër interesave të shqiptarëve».
Është e drejtë e Mustafa Bajramit dhe cilindo njeri të sortës së tij që ta pengojnë qëndrimet tona por është manipulim i kulluar të thuhet se «pa asnjë argument fajësojnë teologët myslimanë shqiptarë se kinse po punuakan kundër interesave të shqiptarëve».

Sicili teolog i sortërs suaj mund të mohojë faktin se nëpër disa xhami ku xhemati përbëhet kryesisht prej shqiptarëve, u bënë lutje për fitoren e «Sulltan Erdoganit» në luftë kundër myslimanëve kurd në Siri? Ky nuk është argument? Apo mos pretendoni se duatë e tilla qenkan në interes të shqiptarëve?

Cili teolog i sortërs suaj mund të mohojë faktin se teologë myslimanë shqiptarë kanë fyer publikisht figurat më të njohura shqiptare: shtyllën kryesore të identitetit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotin- Skënderbeun, humanisten që e njeh tërë bota, Gonxhe Bojaxhiun e njohur si Nëna Terezë, Ismail Kadarenë, ambasadorin kombëtar të kulturës dhe letërsisë shqiptare? Apo mos pretendoni se fyerjet ndaj tyre qenkan në interes të shqiptarëve?
Teologët shqiptarë të kësaj sorte shkuan aq larg sa morën edhe funksionin që sipas fesë islame i takon vetëm Allahut: ua caktuan se kush do të shkojë në xhehenem nga këta personalitete shqiptare! Ky nuk është argument? Apo mos pretendoni se një gjë të tillë e bënë në interes të shqiptarëve?

Ti pohon publikisht se nuk ke lënë pa lexuar«as libër, as ese, as analizë, as shkrim e as fjalë që e ka shkruar Dr. Shefqet Krasniqi, të këtij teologu të proveniencës islamike që tejkaloi përmasat edhe ballkanike dhe arriti të bëhet njëri prej personaliteteve më të shquara në Ligën Botërore të Dijetarëve Myslimanë» dhe bëhesh garant se «ai nuk ka shqiptuar kurrë ama bash kurrë dhe në asnjë moment ndonjë fjalë që bie ndesh me parimet islame». Nëse për ty dhe teologët e sortës tënde trajtimi i humanistes shqiptare me përmasa botërore Nënës Terezë si grua e pamoralshme «që ndërron burrat kur të dëshirojë» «nuk bien ndesh me parimet islame» atëherë së paku mos e shpallni se ky kualifikim është në përputhje me interesat shqiptare! Nëse për ty dhe teologët e sortës tënde «nuk bien ndesh me parimet islame» kompetencat që ia jep vetes Shefqet Krasniqit për të treguar se vendi i Nënë Terezës është «midis xhehenemit» atëherë po ju them se shumë herët keni filluar të shpërndani «Fetva» për xhenet dhe xhehenem!
Po të drejtohem ty dhe sortës së teologëve e historianëve neo-otoman se kur aspiratat sulltaniste cenojnë qenien tonë kombëtare, shqiptarët e të gjitha besimeve religjioze do të bëhen bashkë si shqiptarë dhe do t’ua tregojnë vendin e merituar. Rreth kësaj çështjeje nuk kam asnjë iluzion: si në kohën e luftërave të Gjergj Kastriotit-Skëndërbeut që pati pashallarë me origjinë shqiptare të sortës së Ballabanit, edhe në kohën e sotme kjo sortë ka lëshuar rrënjë. Nëse historia do të përsëritet duhet ta dinë teologët neo-otoman se Ballabani mbeti si coftinë në muret e Kështjellës së Krujës, mure që simbolizojnë rezistencën dhe krenarinë tonë kombëtare. Teologët myslimanë shqiptarë të kësaj sorte, që bëjnë si zorra në prush kur ua kritikon «Sulltan Erdoganin», kërkojnë nga ne që të mos i refuzojmë kur ata shajnë figurat më të rëndësishme kombëtare shqiptare!

Teologët myslimanë shqiptar të kësaj sorte që ne i kritikojmë shkuan aq larg sa indoktrinuan një numër jo të vogël të rinjsh shqiptarë me urrejtje kundër SHBA-ve dhe shteteve të demokracive perëndimore. Ky indoktrinim pati si pasojë atentatin e parë kundër ushtarëve amerikan pas çlirimit të Kosovës (emrin e atentatorit shqiptar nga Kosova në Gjermani nuk po ja përmend sepse e konsideroj si viktimë të kësaj sorte teologësh) kur humbën jetën disa ushtarë amerikanë. Është fakt i pakontestueshëm se si pasojë e këtij indoktrinimi, me qindra shqiptarë shkuan në të ashtuquajturën «luftë të shenjtë» për krijimin e Kalifatit Islamik, dhjetëra prej të cilëve kanë mbetur të vrarë. A nuk janë argument këto që them, kur dihet se edhe drejtësia e ka thënë fjalën e vet për një numër prej kësaj sorte teologësh? Sikur të mos ishin fakte të pakontestueshme Ministria e Drejtësisë dhe Bashkësia Islame e Kosovës nuk do të kishin nënshkruan një marrëveshje për të angazhuar 20 imamë në programe për të deradikalizuar ekstremistët islamikë që vuajnë dënimet në burgje. Apo mos pretendoni se këta teologë myslimanë shqiptarë nuk kanë punuar kundër interesave të shqiptarëve?

Dhe në fund, meqë çështja iniciale e konfrontimit tonë publik ishte qëndrimi ndaj ekzekutimit të një vendimi të moçëm të SHBA-ve për ta transferuar ambasadën nga Tel Avivi në Jerusalem po ndalem në një segment të raporteve shqiptaro-hebraike. Dihet botërisht se shqiptarët, të njohur për mikpritje dhe solidaritet, gjatë Luftës së Dytë Botërore nuk dorëzuan asnjë hebre të përndjekur. Pa marrë parasysh relacionet politike dhe diplomatike në mes dy shteteve tona me Izraelin, përpjekja për të kryer një atentat kundër ekipit të kombëtares izraelite, në shtëpinë tonë, është akti i përgatitur nga qarqet më antishqiptare. Fatmirësisht, viktimat e këtij indoktrinimi nuk arritën të kryejnë aktin terrorist që do t’i hidhte hijen më të rëndë imazhit të shqiptarëve. A ka nevojë të shtroj pyetje se në interes të kujt ishte përpjekja më e turpshme për të realizuar një akt të tillë terrorist? Mendoj se jo.
Kritikat e mia kanë qartësi se ku godasin: ata imamë që kanë qenë në shërbim të shërbimeve sekrete sllave dhe sot kanë hyrë në shërbim të ideve neo-otomane. Edhe pse Dr. Mustafa Bajrami mundohet të fshehë se ku i dhemb, manipulimi i tij është i nivelit aq të ulët sa ajo del qartë nga gjuha dhe terminologjia që përdorë.
(Vijon)

Shpifjet e doktorit të teologjisë Mustafa Bajrami – plagjiaturë (2)

Akuzat për “anti-islamik”, “komunist” dhe “antidemokrat” janë gjuhë dheterminologji e shërbimeve sekrete sllave

Pohimi i Mustafa Bajramit se ai “nuk i ka qëndruar besnik tekstit të shkrimit tim”, nuk do të kishte qenë shumë i rëndë, sikur të kishte përdorur një logjikë gjuhësore origjinale. Gjuha dhe terminologjia që përdor ky teolog në reagimin e tij kundër meje janë logjikë gjuhësore dhe terminologji të sajuara në laboratorët e shërbimeve sekrete sllave.

Meqenëse Mustafa Bajrami dhe bashkëmendimtarët e tij më drejtohen duke kërkuar nga unë “emra konkretë të teologëve shqiptarë myslimanë që punojnë kundër interesave të popullit shqiptar”, e shoh të domosdoshme që të përfshij një spektër temash, për të kuptuar drejt qëndrimin tim. Do të ketë edhe emra konkretë të teologëve shqiptarë myslimanë, që ishin rekrutuar nga shërbimet sekrete sllave për të punuar kundër interesave të kombit tonë. Madje atyre do t’u dalin boll, ndërsa besimtarët e devotshëm do të neveriten kur t’i dëgjojnë emrat dhe punët e këtyre lloj teologësh, që janë objekt i kritikave. Kuptohet, nëse nuk i kanë ditur.

Në fillim e theksoj se një numër hulumtimesh shkencore dhe vepra të fushave të ndryshme kanë argumentuar në mënyrën më të mirë të mundshme se, që nga krijimi i shteteve kombëtare në Ballkan, strategjia serbe ishte fokusuar në shkatërrimin e qenies shqiptare: vrasjet, grabitjet e pasurisë, shkatërrimet, dëbimet, shpërnguljet për në Turqi dhe forma të tjera të dhunës. Sado që do të ishte me interes të trajtohej dhuna antishqiptare gjatë periudhës së sundimit të Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, po kufizohem vetëm në përmendjen e konkluzionin që del si rezultat i studimeve të shumta: gjatë periudhës historike kur u krijuan shtetet kombëtare në Ballkan, propaganda serbe stigmatizonte shqiptarët si “mbeturina të Perandorisë Otomane, që dëshironin ta ruanin praninë e Turqisë në Europë”.

Pas shpërbërjes së Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene dhe krijimit të Jugosllavisë Komuniste, shqiptarët përjetuan të njëjtat tmerre dhe vetëm stigmatizimet ndryshuan. Në kontekst të polemikës që po zhvillojmë, po veçoj një segment të strategjisë serbo-maqedonase për realizimin e objektivave të vet. Edhe pse është fakt i pamohueshëm që Jugosllavia Komuniste nxori nga Platforma e Vasa Qubrilloviqit orientimin që në strategjinë e vet antishqiptare të përfshihen hoxhallarët, unë nuk e kam trajtuar këtë temë deri tani. Për të vetmen arsye, se dhunën dhe terrorin e ushtruar kundër popullit shqiptar e konsideroj si rezultat i vizionit sllav për të pasur “një shtet pa të tjerët”. Politika ekspansioniste e pushtimit të territoreve tona dhe politika ekspulsioniste për dëbimin e shqiptarëve janë shtyllat e strukturës ideore që përbëjnë “Vizion serb për hapësirën shtetërore”. Përballë një vizioni të tillë, instrumentet e realizimit të këtij vizioni dalin në rend të dytë. Pra, vetëm për këtë arsye nuk e kam trajtuar angazhimin e teologëve myslimanë shqiptarë të instrumentalizuar për realizimin e vizioneve serbe dhe maqedonase.

Për ata që nuk kanë pasur mundësi ta lexojnë platformën antishqiptare të përpiluar nga akademiku serb Vasa Çubrilloviqi, po nxjerr disa elemente, që na hyjnë në punë për të ndriçuar këtë aspekt të polemikës.

Pasi konstaton “se për shkak të naivitetit dhe fanatizmit të saj popullata myslimane i nënshtrohet shumë lehtë ndikimit fetar”, Vasa Çubrilloviqi u sugjeron autoriteteve shtetërore të Serbisë që, “për t’i shpërngulur shqiptarët, në radhë të parë duhet të bëjnë për vete hoxhallarët dhe parinë e tyre që kanë ndikim, qoftë duke u dhënë para, qoftë duke i kanosur”. Krahas kësaj, Vasa Çubrilloviqi udhëzon që të gjenden agjitatorë, të cilët do ta lëvdojnë Turqinë dhe jetën e atjeshme, të shajnë Kosovën si vend i nëmur, si vend i kryqit, ku rrezikojnë të bëhen shkije, të propagandojnë për shpërnguljen në Turqi, për të ruajtur fenë e kështu me radhë. (Është me interes të lexohet në tërësi ky elaborat antishqiptar, për të parë aplikimin e formave të reja të strategjisë së moçme).

Meqë kërkohen nga unë argumente për të dëshmuar se teologë myslimanë shqiptarë kanë hyrë në shërbim të politikave antishqiptare, atëherë do ta përfshij edhe këtë aspekt. Të jemi të qartë. Sa i përket këtij aspekti, nuk do të flas për periudhën kur shumica e njerëzve nuk janë gjallë. Do të ndalem vetëm për gjërat që mund të vërtetohen nga dëshmitarët e gjallë, që kanë qenë të implikuar në strategjinë antishqiptare.

Po tërheq vëmendjen, se njëra nga strategjitë kryesore të shërbimeve sekrete të sllavëve të jugut ishte fshehja e gjurmëve të krimit antishqiptar, propagandimi i parajsës jugosllave, ku gjoja shqiptarët gëzonin të gjitha të drejtat, sidomos ato fetare, dhe zhvendosja e vëmendjes nga gjendja e shqiptarë në Jugosllavi në situatën në Shqipëri.

Mustafa Bajrami më akuzon se gjoja unë përdor një “gjuhë të formësuar në bungaja të historisë së errët shqiptare, gjuhë me deformime patologjike, gjuhë e periudhës komuniste, gjuhë e njerëzve që s’e duan islamin të jetë pjesë e traditës sonë kombëtare dhe metodat e njohura serbe për të diskriminuar myslimanët”.

Në vijim të shkrimit tim po sjell për lexuesin disa pjesë të shkrimeve, ku kam pasqyruar qëndrimet e mia rreth këtyre çështjeve, të publikuara për dy dekada rresht. Pasi të kem sjellë këto shkrime, do të kërkoj nga lexuesi të mendojë se cila palë përdor “metodat e njohura serbe”: unë apo teologët myslimanë të llojit të Mustafa Bajramit. Kam bindjen e plotë që lexuesi do ta kuptojë se strategji e kujt është, që të më bëjnë përgjegjës për krimet që ka bërë  komunizmi në Shqipëri.

T’i shohim gjërat si kanë qenë!

Përkundër asaj që territoret shqiptare nën Jugosllavi u copëtuan në mes Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, logjika e dhunës antishqiptare në thelb mbeti e njëjtë. Megjithatë, kjo dhunë u zbatua në forma që u përshtateshin rrethanave të secilës nga këto tri republika. Për këtë arsye edhe qëndrimet e mia kanë qenë të përqendruara në kontekstet e republikave përkatëse. Po filloj me Maqedoninë, sepse aty kam bërë një përshkrim kronologjik që nga themelimi si Republikë Socialiste në kuadër të Federatës Jugosllave e deri në periudhën pas luftës së vitit 2001.

Në “Platformën Antidiskriminim të Shqiptarëve në Maqedoni”, autor i të cilës jam unë, kam trajtuar edhe këtë aspekt në kuadër të një problematike të përgjithshme. Në përputhje me këtë platformë u botua edhe shkrimi im i titulluar “Kush janë ekstremistët politikë dhe radikalët fetarë në Maqedoni”. Përmes këtyre publikimeve tërhoqa vëmendjen se, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, premtimet komuniste për respektimin e së drejtës për vetëvendosje u shoqërua me një dhunë të dyfishtë ndaj shqiptarëve: terror fizik dhe terror psikologjik. Për të sjellë argumente për pohimet e mia, në këto shkrime ndër të tjera thuhet:

“Që nga shtatori e deri në dhjetor të vitit 1944, nën akuzat e “antikomunizmit ekstrem” u ekzekutuan me mijëra shqiptarë: në Kumanovë dhe rrethina të saj u ekzekutuan mbi 700 shqiptarë; në Shkup dhe rrethina të tij 1400 shqiptarë; në Kampin e Gostivarit, ku kishte mbi 5000 të burgosur, 800 u ekzekutuan, ndërsa një pjesë e madhe vdiqën nga pasojat e torturave; në Kampin e Monopolit të Tetovës, ku kishte mbi 10 000 të burgosur, 1200 shqiptarë u ekzekutuan brenda natës, ndërsa mbi 500 të tjerë i dërguan në Shkup, gjoja për t’i mobilizuar për frontin e Sremit. Asnjëri nuk u kthye që andej. Në Kërçovë, vetëm nga fshati Zajaz u ekzekutuan 320 shqiptarë; në vendbanimet e tjera shqiptare ndodhi e njëjta gjë: vrasje, burgosje, tortura…!

Këtij terrori fizik iu shtua edhe terrori psikologjik, që konsistonte në paraqitjen e instalimit të komunizmit në trojet shqiptare dhe mosrespektimin e së drejtës për vetëvendosje, si “Çlirim”!

Sintagma “PAS ÇLIRIMIT” do të imponohet si interpretim i vetëm i historisë në të gjitha diskurset publike dhe private në Maqedoni dhe më gjerë. Bartës kryesorë të përçimit të këtij interpretimi të historisë ndër shqiptarët do të jenë disa shqiptarë “të ndershëm”, që u integruan në strukturat shtetërore për të trumbetuar për gjysmëshekulli vëllazërim-bashkimin dhe “parajsën jugosllave” të respektimit të të drejtave kombëtare.

Trumbetonin me aq pompozitet kur vriteshin, arrestoheshin dhe torturoheshin me mijëra “ballistë – armiq të popullit”! “PAS ÇLIRIMIT”!

Trumbetonin me po aq pompozitet kur vriteshin, arrestoheshin dhe torturoheshin me mijëra “NDSH-istë – armiq të popullit”! “PAS ÇLIRIMIT”!

Trumbetuan edhe më tepër kur vriteshin, arrestoheshin dhe torturoheshin me mijëra “nacionalistë – armiq të popullit”! “PAS ÇLIRIMIT”!

Trumbetuan po aq zëshëm kur vriteshin, arrestoheshin dhe torturoheshin me mijëra “irredentistë – armiq të popullit”! “PAS ÇLIRIMIT”!

Sintagma “PAS ÇLIRIMIT” do të trumbetohet edhe pas krijimit të Maqedonisë si shtet i pavarur, por me një ndryshim të vogël: në vend të “ekstremistëve antikomunistë”, shqiptarët u vranë, u burgosën dhe u keqtrajtuan nën akuzën e “ekstremistëve antidemokratë”.

– Vrasje, burgosje, tortura… ndaj shqiptarëve në Bit Pazar! “PAS ÇLIRIMIT”! Në demokraci!

– Vrasje, burgosje, tortura… ndaj shqiptarëve në Gostivar! “PAS ÇLIRIMIT”! Në demokraci!

– Vrasje, burgosje, tortura… ndaj shqiptarëve në Ladorishtë! “PAS ÇLIRIMIT”! Në demokraci!

– Vrasje, burgosje, tortura… në Kollare të Kërçovës! “PAS ÇLIRIMIT”! Në demokraci!

Pos vrasjeve, burgosjeve, keqtrajtimeve, shkatërrimit të gjurmëve ilire, diskriminimit kulturor dhe etnik të shqiptarëve, periudha komuniste në Maqedoni, në synimin për asgjësimin fizik dhe kulturor të shqiptarëve, lidhet edhe me religjionin.

Komunistët e kësaj republike jugosllave krijuan Kishën Ortodokse maqedonase, e cila sot e kësaj dite nuk njihet si kishë autoqefale nga asnjëra qendër e ortodoksisë (as nga Patrikana e Rusisë e as nga Patrikana e Stambollit).

Në koordinim të plotë me politikën komuniste të Maqedonisë,  Kisha Ortodokse maqedonase përcaktoi si orientim parësor vënien nën kontroll të kishave ortodokse të frekuentuara nga shqiptarët e besimit ortodoks. Aplikimi i këtij orientimi strategjik pati si rezultat që sot, pas gjashtë dekadave të kësaj politike, askush nuk mund të japë një përgjigje se sa shqiptarë ortodoksë kanë ruajtur identitetin e vet kombëtar në Maqedoni. Pak, për të mos thënë hiç!

Orientimi i dytë strategjik i Kishës Ortodokse maqedonase ishte humbja e të gjitha gjurmëve të katolicizmit shqiptar në Maqedoni.

Për realizimin e këtij qëllimi u zbatua sistematikisht dëbimi, shpronësimi dhe asimilimi i shqiptarëve katolikë, si dhe vendosja e kontrollit shtetëror mbi kishën katolike. Koordinimi i politikës ekstreme me fondamentalizmin religjioz e lanë Kishën Katolike Shqiptare në Maqedoni pa meshë në gjuhën shqipe dhe emëruan, për herë të parë, një maqedonas (Kiro Stojanov) në krye të saj.  Me këtë edhe është bërë shndërrimi i kishës katolike shqiptare e ritit romak në kishë katolike të ritit bizantin të Lindjes dhe Dioqeza e Shkupit, historikisht e njohur si Kryedioqeza e Dardanisë, është vendosur nën Kryedioqezën e Vërhbosnies me seli në Sarajevë. Po rikujtojmë se AndreaBogdani (gjyshi i Pjetër Bogdanit, figurës së shquar të historisë shqiptare), ishte kryepeshkopi i parë, ndërsa Mark Sopi i fundit i Dioqezës së  Shkupit, deri në ndarjen e saj nga ajo e Prizrenit në vitin 2000.

Me projektin e ndërtimit të Kishës Ortodokse maqedonase mbi themelet e shtëpisë së Gonxhe Bojaxhiut (Nënë Terezës, simbolit të katolicizmit shqiptar) dëshirohet t’i jepet fund këtij objektivi strategjik.

Të vetëdijshëm se shumica e shqiptarëve në Maqedoni janë të besimit mysliman, orientim i veçantë strategjik i kësaj kishe ishte koordinimi me strategjinë politike të komunistëve për  pushtimin e shumicës dërmuese të pronave të Bashkësisë Fetare Islame, rrënimin e xhamive dhe objekteve të tjera të kultit fetar dhe përpjekja për t’i asimiluar shqiptarët e besimit islam në kombësinë artificiale të quajtur “MAKEDONSKI MUSLIMANI”!

Lufta Globale kundër fondamentalizmit islamik “ka trimëruar” Kishën Ortodokse maqedonase të ndërmarrë një fushatë të “pyllëzimit” të territoreve, që ende kanë mbetur me shumicë shqiptare, me kisha ortodokse maqedonase! Në të njëjtën kohë, jo vetëm që nuk lejohet ndërtimi i Xhamisë së Çarshisë të djegur në vitit 2001 në Prilep, por as nuk lejohet falja e xhumasë në oborrin e kësaj xhamie.

Përveç të gjitha formave të lartpërmendura të dhunës, periudha komuniste në Maqedoni karakterizohet edhe me politikën e ndërrimit të strukturës së popullsisë. Vetëm gjatë kësaj periudhe u shpërngulën për në Turqi, SHBA, Itali, Kanada, Australi dhe në Europë mbi 38 000 shqiptarë nga rrethi i Manastirit, mbi  80000 shqiptarë nga rrafshi i Pollogut dhe Malësisë së Sharrit, me dhjetëra mijë shqiptarë të tjerë nga rrethi i Velesit, Prilepit, Prespës, Ohrit, Strugës, Kërçovës, Dibrës, Shkupit dhe Kumanovës. Në të njëjtën kohë, territoret shqiptare u kolonizuan me sllavë të ardhur nga disa shtete të Europës Lindore.

U deshën të kalojnë më shumë se pesë dekada, që shqiptarët e Maqedonisë të flakin sintagmën “PAS ÇLIRIMIT” dhe t’i përgjigjen apelit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare për t’u çliruar.

Nga të gjitha pasojat e luftës arritëm një rezultat: PARIMET THEMELORE TË JAJCËS u zëvendësuan me PARIMET THEMELORE TË MARRËVESHJES SË OHRIT. Kjo për të ruajtur Maqedoninë unitare!

Bilanci është i ngjashëm!

Pas Luftës së Dytë Botërore, gjatë periudhës së “komunizmit sllavo-maqedonas”, disa shqiptarë  “të ndershëm”  u integruan në strukturat e Republikës Socialiste të Maqedonisë për të trumbetuar për gjysmëshekulli “vëllazërim-bashkimin” dhe luftën kundër:

– “ekstremizmit antikomunist shqiptar”,

– “ekstremizmit nacionalist shqiptar”,

– “ekstremizmit irredentist shqiptar”!

Në mënyrë të njëjtë, pas Luftës së UÇK-së kemi integrimin e “shqiptarëve të ndershëm” në strukturat e shtetit maqedonas për të ruajtur “bashkëjetesën ndëretnike” nga “ekstremizmi shqiptar”, nga “terrorizmi shqiptar”.

Për shqiptarët që jetojnë në Maqedoni, analogjia e Luftës së Dytë Botërore dhe Luftës së UÇK-së është kuptimplotë: iu premtua vetëvendosja dhe liria dhe këto premtime nuk u realizuan as pas Luftës së Dytë Botërore e as pas Luftës së UÇK-së; shqiptarët pas Luftës së Dytë Botërore dhe pas Luftës së UÇK-së u vranë e po vriten, u burgosën dhe po burgosen, u torturuan e po torturohen, u diskriminuan e po diskriminohen…!

Vrasje, burgosje, tortura… ndaj shqiptarëve në Sopot, Brezë, Tanushë, Vaksincë, Brodec, Haraçinë, Radushë …! “PAS ÇLIRIMIT” ! Në demokraci!

Dhuna dhe terrorizmi i regjimit të Maqedonisë nuk ka të ndalur. Sikurse dikur, ashtu edhe tani! Monstrumët qeveritarë të Shkupit terrorizojnë shqiptarët! Tani nën akuzën e “radikalizmit islamik shqiptar”!

Fatkeqësisht, sikurse në të kaluarën, edhe tani të njëjtit “shqiptarë të ndershëm” apo pjella e tyre politike dhe mediatike, valëvisin akuzat e sajuara në kabinetet antishqiptare sikur të ishin realitete!

Fatkeqësisht të njëjtit apo pjella e atyre, që asnjëherë nuk guxuan të ngrenë zërin kundër ekstremizmit politik sllavo-maqedonas, që herë nën petkun e komunizmit, e herë të veshur me kostumin e demokratëve vranë, torturuan, burgosën, dënuan dhe dëbuan me qindra mijëra shqiptarë nga trojet e veta etnike, janë vërsulur për të dëshmuar se ekstremizmi shqiptar paraqet rrezik për Maqedoninë dhe rajonin!

Fatkeqësisht të njëjtit apo pjella e atyre, që asnjëherë nuk guxuan të ngrenë zërin kundër fondamentalizmit ortodoks sllavo-maqedonas që përvetësoi kishat e frekuentuara nga shqiptarët e besimit ortodoks dhe asimiluan shumicën absolute të shqiptarëve të këtij besimi në kombin e krijuar nga komunistët jugosllavë e që mbajnë emrin “maqedonas”!

Fatkeqësisht të njëjtit apo pjella e atyre, që asnjëherë nuk guxuan të ngrenë zërin kundër fondamentalizmit ortodoks sllavo-maqedonas, që përvetësoi Kishat Katolike të frekuentuara nga shqiptarët katolikë!

Fatkeqësisht të njëjtit apo pjella e atyre, që asnjëherë nuk guxuan të ngrenë zërin kundër ekstremizmit politik sllavo-maqedonas dhe fondamentalizmit ortodoks sllavo-maqedonas, që u përpoqën të asimilojnë shqiptarët e besimit islam në kombësinë artificiale “MAKEDONSKI MUSLIMANI”!

Fatkeqësisht të njëjtit apo pjella e atyre, janë mobilizuar dhe si qen të tërbuar janë vërsulur për të dëshmuar se shqiptarët “radikalë islamikë” janë rrezik për Maqedoninë, Ballkanin, NATO-n dhe krejt botën!

Si dëshmi për të argumentuar tezat e tyre sjellin fotot e disa flamujve turq e arab në mesin e mijëra flamujve shqiptarë në protestat antiqeveritare dhe thirrjen “Allahu Ekber”, që u dëgjua disa herë në protesta.

Të dashur shqiptarë kudo që jetoni! Sidomos ju që nuk e njihni realitetin tragjik në këtë shtet ku aplikohet regjimi terrorist kundër shqiptarëve!

– Në shtetin e Maqedonisë jetojnë edhe qytetarë që identifikohen si turq, të besimit islam, që në tubimet politike dhe kulturore dalin me flamuj të Turqisë. Mund të ketë edhe individë që identifikohen me flamuj të shteteve arabe!

– Në të gjitha xhamitë që ende nuk janë rrënuar nga ekstremizmi politik sllavo-maqedonas dhe fondamentalizmi ortodoks sllavo-maqedonas PESË HERË NË DITË thirret ezani! Dhe për ata që nuk e dinë, ezani fillon me “Allahu Ekber”!

Të gjithë e dimë se as prania e flamujve e as thirrja “Allahu Ekber!” në vetvete nuk përbëjnë ekstremizëm politik apo radikalizëm fetar!

Të gjithë e dimë se në shtete të ndryshme të botës, në Ballkan dhe në Maqedoni, ka ekstremizëm politik dhe fondamentalizëm fetar!

Të gjithë e dimë se gjatë protestave, në të shumtën e rasteve, ky ekstremizëm shprehet me brohoritjet “VDEKJE AMERIKËS!” “VDEKJE NATO-s!”, si dhe me djegien e flamurit amerikan! Këto skena i kemi parë shumë shpesh! I kemi parë në shtete të ndryshme të botës në të njëjtën mënyrë si edhe në Maqedoni! Por jo nga “ekstremistët politikë shqiptarë” e as nga “radikalët islamikë shqiptarë”!

Protestat antiqeveritare që shprehën revoltën e popullit kundër proceseve të montuara gjyqësore ishin paqësore, të drejta dhe demokratike! Aty, krahas dominimit të flamurit kombëtar shqiptar, dominoi edhe flamuri amerikan dhe flamuj të tjerë dhe nuk u dogj asnjë flamur i asnjë shteti!

Dhe në fund të shkrimit tim “u bëhet thirrje të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen e që nuk konsiderohen “të ndershëm” nga armiqtë tanë, se duhet të ngrenë zërin kundër ekstremizmit politik antishqiptar dhe fondamentalizmit ortodoks në Maqedoni, që paraqesin gjeneratorin e krizave të vazhdueshme politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe fetare në këtë pjesë të Europës!”.

Secili lexues mund të shohë se në qëndrimet e mia të publikuara për dy dekada rresht ka një koherencë intelektuale për të ngritur zërin kundër të gjitha formave të dhunës që janë bërë ndaj shqiptarëve myslimanë, katolikë dhe ortodoksë nga ekstremizmi politik maqedonas dhe fondamentalizmi ortodoks në këtë shtet. (Për pasojat e ekstremizmit politik të Beogradit dhe fondamentalizmit ortodoks në Serbi do të flas në pjesën që vijon).

Të gjithë lexuesve të besimit islam u kërkoj të lexojnë edhe një herë qëndrimet e mia lidhur me revoltën time kundër diskriminimit që u është bërë shqiptarëve në Maqedoni. Secili lexues do të bindet se, përveç “hoxhallarëve komunistë”, askush nuk mund ta cilësojë si “anti-islame” revoltën time për shpronësimin e Bashkësisë Fetare Islame, rrënimin e xhamive dhe dëbimin e shqiptarëve myslimanë. (Për “hoxhallarët komunistë” do të flas në pjesën e katër të shkrimit tim). Përveç “hoxhallarëve komunistë”, askush tjetër nuk mund ta cilësojë si “anti-islam” arsyetimin tim, se në Maqedoni nuk ka “radikalë islamikë shqiptarë” dhe se ky nocion është shpikje e shërbimeve sekrete sllave për t’i njollosur shqiptarët. Asnjë njeri i logjikshëm nuk mund ta cilësojë si “anti-islam” konstatimin tim, se në Maqedoni ka radikalizëm fetar e ai është “fondamentalizmi ortodoks”. Përveç “hoxhallarëve komunistë”, askush tjetër nuk mund ta cilësojë si “anti-islam” qëndrimin tim, se thirrja “Allahu Ekber!”, në vetvete, nuk përbën radikalizëm fetar!

Cila gjuhë dhe terminologji që përdor unë për të denoncuar dhunën e ushtruar kundër shqiptarëve në Maqedoni mund të cilësohet si “gjuhë komuniste, gjuhë me deformime patologjike, gjuhë e njerëzve që s’e duan islamin të jetë pjesë e traditës sonë kombëtare”? Cilën metodë paskam përdorur unë e që mund të kualifikohet si “metodë serbe për të diskriminuar myslimanë”?

Nga kronologjia e shkurtër e stigmatizimit të shqiptarëve që u përmend më lart, secili lexues e kupton se shërbimet sekrete sllave përdornin etiketimin e shqiptarëve me ideologjitë, që në kontekste të ndryshme historike perceptoheshin keq nga opinioni publik ndërkombëtar dhe ai vendor, për të justifikuar dhunën. Këtu qëndrojnë arsyet që shpjegojnë faktin pse dënoheshin shqiptarët herë si “nacionalistë”, herë si “antikomunistë”, herë si “komunistë stalinistë”, herë si “antidemokratë”, herë si “terroristë islamikë” e kështu me radhë. Kjo metodë serbe shpjegon arsyet pse pjella e komunistëve të djeshëm dhe argatëve të tyre që vijnë nga të gjitha drejtimet profesionale dhe religjioze akuzojnë atdhetarët si “komunistë” dhe “antidemokratë!”.

Çdo lexues e ka të qartë se stigmatizimi që më bën Mustafa Bajrami, duke më etiketuar si “komunist”, si “antidemokrat”, si “anti- Turqisë”, si “anti-islamit”, nuk ka asgjë origjinale të këtij teologu. Gjuha dhe terminologjia që është përdorur kundër meje është kopje e metodave serbe për njollosjen e shqiptarëve. Kjo është një plagjiaturë e kulluar nga “Libri i Bardhë” i përpiluar nga Shërbimi Sekret i Serbisë.

Kjo kopje e shëmtuar e metodës serbe për të më njollosur, e degradon titullin akademik që i ka vënë emrit të vet përpara Mustafa Bajrami. Ai intelektual që ka pak dinjitet, do të shpërndante gënjeshtrën se gjoja “i madh e i vogël e di se Bardhyl Mahmuti deri dje ishte një komunist i rryer e sot është një antidemokrat i përbetuar”.

Çdo intelektual që ka qenë i interesuar për ta kuptuar strategjinë që kanë përdorur shërbimet sekrete sllave kundër shqiptarëve, ka pasur mundësi të bindet se, me qëllim që të njollosen udhëheqësit e UÇK-së në Kosovë, se gjoja i përkisnin ideologjisë së ekstremit të majtë dhe rrjedhimisht luftonin për ta kthyer komunizmin në Kosovë, më shumë se gjysma e “Librit të Bardhë”, të përpiluar nga Shërbimi Sekret i Serbisë dhe të shpërndarë në fillim të luftës në vitit 1998, i kushtohet prezantimit tonë si ‘komunistë-marksistë-leninistë-stalinistë-enveristë” dhe si “antidemokratë të përbetuar”.

Këtyre gënjeshtrave nuk u besuan shtetet demokratike dhe na hapën dyert e qendrave diplomatike me peshë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ne nuk kemi pasur as moshën e as nuk kemi jetuar në Shqipëri për të qenë komunistë të vendit amë.

Prë akuzuar si “komunistë” dhe “antidemokrat” nga Shërbimi Sekret Serb!

Pa marrë parasysh përkatësinë dhe bindjet religjioze, është turp për çdo njeri që i thotë vetes “shqiptar”, të plasojë në opinionin publik shqiptar sajesat e Shërbimit Sekret të Serbisë për të njollosur ata që mendojnë dhe veprojnë ndryshe prej tyre.

(Vijon shkrimi “Bashkësia Fetare Islame dhe Shërbimet Sekrete Jugosllave”)

Filialet e Shërbimeve Sekrete Jugosllave në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame

Çdokush që ka lexuar memoaret e Sulejman Rexhepit, kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, e ka të qartë se “hoxhallarët komunistë”, të edukuar në frymën e “marksizëm-leninizmit jugosllav, ishin mishëruar me historinë e huaj”. Është e kuptueshme se, si rezultat i këtij mishërimi, një numër teologësh myslimanë shqiptarë kishin “emocione të fuqishme sa trupin ua përshkonte një zjarr kur dikush i identifikonte me figurat historike sllave, si Gjorçe Petrovi”. Është e kuptueshme se këta teologë të “marksizëm-leninizmit jugosllav” kurrë “nuk kanë ndjerë emocione më vonë, kur dikush i identifikonte me Skënderbeun”. Prandaj është edhe më e kuptueshme se pjella e një edukimi të tillë ka si rezultat faktin që edhe sot e kësaj dite, një numër teologësh marksistë-leninistë jugosllavë shajnë në mënyrën më të poshtër Skënderbeun, Nënë Terezën, Ismail Kadarenë dhe figura të tjera të historisë dhe kulturës kombëtare shqiptare.

***

Njerëzit që nuk i zotërojnë konceptet teorike për ta analizuar realitetin në dimensionin  politik, kanë tendenca prirje ta personalizojnë politikën. Për këtë arsye, një nga shtyllat e orientimit metodologjik të politologëve konsiston në shmangien e kësaj qasjeje, që ka për prioritet sjelljen e njerëzve. Përkundër rëndësisë që ka edhe ky aspekt i problematikës, asnjëherë nuk jam ndalur në këtë çështje, sepse jam përpjekur t’i shqyrtoj ngjarjet në kontekstin global.

Në qindra shkrime të ndryshme nga qindra autorë është bërë denoncimi publik, se një numër hoxhallarësh kishin hyrë në shërbim të politikës së sllavëve të jugut që kishin pushtuar territoret shqiptare. Meqenëse po më shtrohet pyetja që të përmend emra konkretë të teologëve që u kanë shërbyer politikave antishqiptare, po sjell për lexuesin argumentet që kërkojnë teologët e llojit të Mustafa Bajramit.

Për të shmangur çdo lloj manipulimi lidhur me burimet e informatave, do të citoj pjesë nga memoaret e Sulejman Rexhepit, kryetarit aktual të Bashkësisë Fetare Islame (BFI) në Maqedoni. Sa i përket problematikës që po trajtoj, memoaret e këtij teologu islam janë më me peshë se të gjitha fjalët dhe argumentet që janë thënë deri tani. Është imami i parë shqiptar, që tregon haptazi se  ka qenë spiun i Shërbimeve Sekrete Sllav, motivet që e kanë shtyrë të bashkëpunojë me UDB-në, kontekstet e bashkëpunimit, avancimin e tij deri në funksionin më të rëndësishëm në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni dhe përfshirjen e Filialeve të UDB-së në gjirin e Bashkësisë Fetare Islame.

Pjesët që do të citoj nga këto kujtime të Sulejman Rexhepi,t do të tronditin të gjithë besimtarët myslimanë që nuk kanë pasur njohuri për këtë realitet të hidhur. Përkundër mendimeve personale që kam për këtë kategori teologësh myslimanë, memoaret e Sulejman Rexhepit janë ndër memoaret më interesante që kam lexuar ndonjëherë. Mendoj se asnjë shqiptar nuk duhet të mbetet pa i lexuar këto memoare, sepse janë dëshmi që sqarojnë shumë hamendësime.

Po sqaroj lexuesin, se citatet që do të nxirren nga këto memoare do të renditen në përputhje me problematikën që po trajtoj e jo në bazë të numrave rendorë të kujtimeve të tij.

Fjalën e ka Sulejman Rexhepi:

“Miq të dashur!Vëllezër e motra!

Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për t’i lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike…

Babai im i ndjerë, policinë jugosllave e kishte frikë në palcë. Më lutej e më qortonte që mos të përzihesha me nacionalistët kosovarë, më luste që të isha lojalistë dhe të kisha kujdes, sepse me policinë jugosllave më mirë kalohet duke i shërbyer se sa duke i kundërshtuar”.(Memoari nr.1)

Në memoarin nr. 3 Sulejman Rexhepi evokon kujtime nga periudha kur ishte nxënës në Medresenë e Prishtinës.

“Jasht Medresesë gjithçka tjetër ishte marksizëm-leninizëm. Vlonte Kosova nga kjo ideologji. Pa dyshim, marksizëm-leninizmi kishte future ndikimin e vet edhe në Medresenë tonë. Sot, kur e kujtoj atë kohë, më vjen të turpërohem prej atyre mësimeve dhe prej atyre hoxhallarëve komunistë që na mbushnin si bateritë e zbrazura me këtë ideologji. Ishte kohë e tillë, po na përgatisnin të bëheshim hoxhallarë komunistë. Komunistët e dinin se përmes hoxhallëkut, përmes kontaktit me xhemat dhe influencimit tonë mbi ta, më se lehti do të përhapej marksizëm-leninizmi, më së lehti do të zhvillohej bashkim-vëllazërimi, më së lehti do të luftohej nacionalizmi shqiptar i cili ishte dhe mbeti gogol i komunizmit jugosllav”.

Nga edukimi që kishte marrë nga “hoxhallarët komunistë”, Sulejman Rexhepi veçon Mulla Rashitin, i cili e krahasonte me Gjorçe Petrovin (revolucionarin sllavo-maqedonas).

“Jo që kisha njohuri mbi këtë figurë historike maqedonase, por, çuditërisht, sa herë më thoshte Gjorçe Petrov, seç ma përshkonte trupin një zjarr, në prush. Biles kështu më thoshte edhe Mulla Rashiti: “O bir, o Gjorçe Petrov, o krejt “zhar” je bre…”.Ja çka do të thotë mishërimi me historinë e huaj! Më vonë do të më thonë edhe Skenderbe por, kurrë nuk më ka ndjer trupi atë zjarrin e “zharit”, për vetë faktin se emrin Skenderbe e kam dëgjuar shumë vonë, ndërsa me emrin Gjorçe Petrov, jemi rritur, rruga për në Sullaren time i binte nëpër lagjen e Gjorçe Petrovit, pazarin e mjekimin e kemi bërë në këtë lagje. Unë Gjorçe Petrovi në mes të Prishtinës?! E dija që nuk isha, por nuk e kuptoja se pse trupi flakë më shkonte kur më thoshin me këtë emër, pse trimërohesha dhe pse përpiqesha ta imitoj këtë “vojvodë”! Dhëndërr u futa si Gjorçe Petrov kurse dola si plak i urtë, dola me plane të qarta për jetë. Zoti ishte me mua. Në mua vdiq Gjorçe Petrovi ! Tash e tutje, për të tjerët do të isha Sulejman Rexhep!” (Memoari nr. 2)

Nga kujtimet që i kanë mbetur nga sjellja e Mulla Rashitit, Sulejman Rexhepi përmend edhe rastin kur ky imam i kishte zënë me femra në një lokal të Prishtinës, atë së bashku me Adnan Eminovin dhe Vesel Dautin. Nuk është me interes për temën tonë se si ua shau nënën ky teolog. Ajo që është e domosdoshme të përmendet, se Sulejman Rexhepi pohon se “të tre hoxhallarët përfunduan si hyzmeqarë të UDB-së” (Memoari nr. 3).

Në memoarin nr. 28 Sulejman Rexhepi evokon shpërthimin e revoltës së vitit 1981 dhe mobilizimin e të gjitha strukturave politike dhe fetare për shkatërrimin e nacionalizmit shqiptar.

Ai pohon se “pas vitin 1981, të gjithë strukturat policore si dhe të zbulimit e të kundërzbulimit jugosllav u aktivizuan në luftë kundër nacionalizmit dhe seperatizmit shqiptar. Një luftë speciale po zhvillohej sidomos kundër mërgatës shqiptare e cila, e organizuar nëpër klube shqiptare, gjithandej qendrave evropiane, po i jepte krah dhe zemër seperatizmit shqitar në Kosovë si dhe nacionalistëve shqiptar në Maqedoni, Luginë të Preshevës si dhe në Mal të Zi. Nëpër organet gjegjëse ishte bërë një ristrukturim i kuadrit, nuk dihej se kush ku kishte shkuar dhe kush ku do të vinte. Në Maqedoni, neve shqiptarëve projugosllavë na e kishin sjellë, apo më mirë me thënë, na e nxorën përpara njëfarë Kire Fuzofski (Crni) ekspert në luftën kundër separatizmit shqiptar. Çuditërisht, që në takimin tonë të parë, për njëri tjetrin e ndjemë një dashuri të veçantë shoqërore. Do të bëhemi miq për tërë jetën. Ai ishte shumë i sinqertë ndaj meje. Pas disa muajve, kërkoi t’ia kryej me besnikëri një shërbim shumë interesant dhe, që në fillim më tha se, nëse e kryej këtë punë atëherë do t’i kem të gjitha dyert hapur, do të jem më i respekturi dhe më i dashuri në repartin e tij. Meqë në Kosovë njiheshin të gjithë në mes vete dhe, ekspozimi i spiunëve apo i bashkëpunëtorëve ishte i vështirë, kërkonin që nga ne, shqiptarët e Maqedonisë, t’i kryejmë përcjelljet e nacionalistëve dhe të seperatistëve shqiptarë, meqë më pak kishim rënë në sytë e tyre”. (Memoari nr. 28).

Në memoarin nr. 32  të titulluar “Unë dija ta luftoja nacionalizmin shqiptar”, spiuni i UDB-së, Sulejman Rexhepi, nxjerr në dritë disa të dhëna interesante që lidhen me ngjarjet e vitit 1981.

“Demonstratat e studentëve në Kosovë, në vitit 1981, i dhanë leje të plotë policisë jugosllave për të vepruar lirshëm mbi shqiptarët që shquheshin qoftë edhe me më të voglën shenjë të nacionalizmit dhe irredentizmit. Shqiptarët u shndërruan si në lepujt e egër të Zhedenit të cilët duhej mbytur sapo të dalin në shënjestër. Me qindra orë ligjërata u zhvilluan në trajnimin e njerëzve specialë që do ta luftonin këtë murtajë e cila po i kanosej shoqërisë jugosllave dhe po i tundte vetë themelet e ish-Jugosllavisë. Shoku Tito kishte vdekur kurse gjithnjë e më fuqishëm këndohej kënga “DruzheTito mi ti se kunemo, da sa tvoga puna ne skrenemo” (Për ata që nuk e dinë gjuhën serbe teksti i kësaj kënge do të thotë: «Shoku Tito ne të betohemi se nga rruga jote nuk do të largohemi»- Sqarimi BM)! Ne, pro jugosllavët, këtë këngë e kishim moto të jetës, e kishim lutje të ditës, e kishim parim dhe përcaktim jetësor.

Në KQ të LKM-së (Komiteti Qendror i Lidhjes së Komunistëve të Maqedonisë-sqarimi BM) u soll vendimi që në këtë aksion të gjerë të përfshiheshin edhe hoxhallarët, sepse ndikimi ynë ishte i madh. U ftuan disa hoxhallarë me ndikim në trajnim por, nuk kaloi asnjëri, madje të gjithë u bënë me nishan, u bënë të dyshimtë, sepse në ligjëratat e tyre ishin tepër të butë, tepër anemik, si ato melaqet që i hapin dyert e xhenetit dhe që i thonë xhenetlinjëve, hajde, urdhëroi, urdhëroni në xhenet! Para xhematit, sidomos para shqiptarëve në xhami, karshi egërsirës së tyre duhej të flitej me egërsinë edhe më të ashpër, karshi tyre duhej demonstruar tërë fuqia e pushtetit jugosllav, me zë të lartë e me gjeste duhej mbjellë frikë e jo butësi. Unë u përzgjodha si njeri më i ashpër, si njeri i përshtatshëm, sepse derisa në orë kursi mbaja prova si të luftohet nacionalizmi dhe seperatizmi shqiptar, më bëhej sikur nxirrja flakë nga goja, fjalët më dilnin si të zjarrta, sikur nuk nxirrja fjalë por gaca, prush. Kurse Kire Fuzofski bërtiste: “Taka “zharko”, taka, davajzhar… zhar… zhar…”

Shoqata ‘Ilmije’ që funksiononte në kuadër të BFI-së dhe e themeluar nga KQ i LKM-së, u caktua që të jetë bartëse e organizimit të mbajtjes së ligjëratave nëpër organet e BFI-së si dhe nëpër xhamitë e vendit. Nuk ishte aksion i letë. Intervenimet policoro-ushtarake jugosllave në Kosovë, pamjet trishtuese që erdhën nga atje, por edhe proceset gjyqësore që vazhduan pastaj kundër udhëheqësve të demonstratave të Prishtinë e gjetiu, kishin pezmatuar mbarë shqiptarët, prandaj edhe nuk ishte e lehtë të dilje para xhematit shqiptar e të flisje kundër asaj lëvizje që në fakt ishte projekt i imerializmit amerikan për ta shkatërruar Jugosllavinë. Prandaj, kërkova dhe ma mundësuan që të pajisesha me armë dhe me leje, m’u dha liria e plotë që, nëse vetëm më shikon shtrembër ndonjë irredentist shqiptar ta vrisja në vend, si derrin e egër. Arma në brez më jepte siguri, më jepte forcë, ma shtonte flakën dhe prushin kundër nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar.

Çuditërisht, në të gjitha organet e BFI-së kam hasur në kolegë e hoxhallarë që ma përkrahnin programin, askush nuk e thoshte më të voglën fjalë. Bashkë futeshim nëpër xhami, ku xhemati i hapte sytë katër kurse unë shpërtheja vrullshëm kundër të gjithë atyre aventurierëve që po ëndërronin për prishjen e Jugosllavisë. Nuk kishte bërë vaki më herët që nëpër xhami të dëgjoheshin duartrokitjet frenetike të xhematit. Në fund të ligjëratave, sikur ishte bërë traditë që tashmë të bërtisnin “Ju-go-sllavia, ju-go-sllavia… Sulo, Sulo…” Edhe pse nuk e kishin atë motivacion të thirrjeve “zharko… zharko”, me të cilat shpërthente Kiro Fuzofski kur më dëgjonte, megjithatë, edhe thirrjet “Sulo… Sulo”, seç më bënin krenar dhe të pathyeshëm në rrugën e Titos.

Natyrisht, përveç revoles, me vete merrja edhe një shumë të konsiderueshme të dinarëve që m’i jepte me bollëk Kiroja, sepse hasja në shumë xhemat që kishin probleme të rënda sociale. Dhënia e një dinari e shtonte simpatinë për Jugosllavinë. Natyrisht, një dinar atyre e dhjetë për vete. Nuk kishte nevojë të raportohej se kah shkonin ato dinarë, me rëndësi të më shihnin dikush se po ndaj pare, sepse e dija që në mesin e xhematëve kishte plotë spiunë që po e përcillnin punën time dhe që raportonin madje edhe te Kiro Fuzofski. Parja ta zbardhë fytyrën. Kur nuk e ke paranë e ke urrejtjen e Zotit…” (Memoari nr. 32) pohon kryetari i BFI-së së Maqedonisë, Sulejman Rexhepi.

“Tani, kur e kujtoj babain tim, menjëherë më bëhet e qartë se pse aq shumë insistonte që të ikja diku në tokat arabe për të kryer edhe ndonjë fakultet teologjik. Nuk donte që të përfundoja në Sarajevë. Donte në shtetet arabe. Po pra, sepse vetëm në ato shtete mund të më spastrohej truri nga ai infektim nacionalist që më ishte bërë gjatë shkollimit të mesëm në Kosovë. Iu binda tepër shumë babait, aq shumë sa nga memoria ime kam fshirë të gjithë ata shokë, të gjithë ata njerëz e personalitete me të cilët kuvendonim shqiptarçe dhe me tone mjaft nacionaliste. I pata fshirë si dashakëqij të karrierës sime dhe, tek pastaj u brumosa me kulturë dhe njohuri islamo-arabe”. (Memoari nr. 1)

“Kujtimet vijojnë me përgatitjen për të shkuar në studime ku duhej «ta spastronte trurin nga infektimi me nacionalizëm shqiptar». Në Memoarin nr. 6 të emëruar «Vëllazërim-Bashkimi më i suksesshëm se Islami» Sulejman Rexhepi shkruan: «ditën kur e preva biletën për në Beograd, prej nga do të fluturoja për në Kuvajt, pas katundarit tim, topallit, më kishte dërguar fjalë Goran Subashiq, i cili në takimin tonë në një zyre të këshillit ekzekutiv të qytetit të Shkupit, m’u prezantua si rreshter i vjetër, përgjegjës i sektorit për çështjet fetare pranë KOS-it. (Akronim serb për Shërbimin e Kundërzbulimit jugosllav – sqarim BM).

Pasi u bind se unë me tërë shpirt isha jugosllav i zjarrtë, më porositi që këtë imazh ta përcillja kudo që do të shkoja, sepse, kështu do të dilja i nderuar atje por edhe brenda. Më tha që, në çdo fakultet ku shkojnë studentët tanë nëpër shtetet arabe, kanë për detyrë të përcjellin njëri tjetrin dhe këtë nuk e dinë asnjëri. Të gjithë kur të kthehen në vendlindjen e tyre, do të raportojnë për njëri tjetrin, prandaj, më tha, hap sytë dhe, më mirë të raportosh ti për shokët se sa shokët të raportojnë për ty. Jugosllavia nuk ka vend për ata teologë që nuk do të jenë markë jugosllave. ‘Kujdes, më tha, shtetet arabe janë në anën tonë, prandaj, as mos tentoni që të futeni nëpër lëvizjet ekstremiste që tentojnë t’i destabilizojnë shtetet mike arabe. Prandaj, do t’i vëzhgosh këta ujqër, mundësisht edhe t’i eliminosh nga pozicioni i gjyqtarit, më tha si në shaka e që, duke më shtrënguar damarin e qafës desh më paralizoi në vend. Në ty e shohim të ringjallur Gjorçe Petrovin tonë, më tha pasi më uroi udhë të mbarë për në Kuvajt

Që nga ai moment, të gjithë që më provokonin, qofshin ata edhe miqtë e mi më të ngushtë, menjëherë krijoja përshtypje se i ka lëshuar Subashiqi,të më përcjellin, prandaj në të tilla situatë reagoja i papërmbajtur. Prandaj i reagova aq ashpër edhe profesorit arab, el Shuajbit, i cili, për një moment, seç m’u duk si mik i rreshterit të vjetër, Goran Subashiqit, të cilit më duhej t’i raportoja sa herë që kthehesha në Shkup por, jo rallë i raportoja edhe përmes njerëzve “diplomatikë” që më takonin sa herë që donin të iknin nga Kuvajti. “Suljo, mos ke ndonjë selam për Subashiqin”, më thoshin fare pa m’u prezantuar. Sapo ma përmendnin emrin e tij, e dija që janë të lozes së tij. Nuk ishte edhe aq lehtë të bëheshe teolog në shtetet mike të Jugosllavisë. Ne duhej të ishim shembull i Jugosllavisë së vëllazërim-bashkimit, shembull këtë që nuk po mund ta arrinte madje as islami si fe! Edhe këtë, falë atij rrjeti të spiunëve që ishte i shtrirë cep më cep botës”. (Memoari nr. 6)

Sulejman Rexhepi evokon kujtimet kur ishte konfrontuar me profesorët në Kuvajt në mbrojtje të komunizmit jugosllav, si i kishte denoncuar te përfaqësuesit diplomatikë të Jugosllavisë në këtë shtet…

“Vitin e parë, kur u kthyem nga Kuvajti, menjëherë pas njerëzve të familjes së ngushtë, më takoi rreshteri i vjetër, Subashiqi. Më pyeti për disa gjëra për të cilat nuk i dite askush përveç se meje dhe shokut tim të ngushtë, Zulhajratit. Në atë çast u pata betuar se do ta djeg këtë njeri. ‘Mos më thënshin Sulë nëse nuk e përvëloj si me prush Zulhajratin’ !”- ishte betuar Sulejman Rexhepi (Memoari nr. 7).

Këtë betim e realizoi që në raportin e parë me shkrim që i bëri UDB-së.

“Kur Subashiqi mi tregoi disa gjëra të cilat i dinte vetëm shoku im Zulhajrati vendosa që edhe unë të tregoja diçka që dija për të. Më tha që, historia nuk bëhet duke folur por duke lënë gjurmë me shkrim. Më dha një copë letër dhe një laps kimik e më tha: “shkruaj”! Seç m’u duk si urdhri “ikre”! (Memoari nr. 8)

Për ata që nuk e dinë, fjala “ikre”, që varësisht nga përkthimet e ndryshme, ka kuptimin e fjalëve “lexo”, “shkruaj”, “këndo” (në kuptimin “recito”) është porosi e Allahut, të cilën, sipas besimit islam, engjëlli me emrin Xhibril ia tha Muhamedit kur filloi t’i zbriste Kuranin. Përmendja e kësaj fjale nga ana e një teologu në kontekstin e relacioneve brenda Shërbimit Sekret të Kundërzbulimit të Jugosllavisë, tregon se si i ka konsideruar Sulejman Rexhepi urdhrat e UDB-së: si urdhra të Allahut!

Memoari nr. 8 e përfundon me raportin e parë me shkrim, që ky teolog kishte bërë për “shokun” e vet: “Mezi i shkrova në qirilicë nja dy-tre elemente për Zulhajratin: 1. Zuli (kështu i thoshte Subo shokut tim Zulhajratit) i urrente tmerrësisht arabët, të cilët asgjë nuk dinin për shqiptarët, ndërsa për jugosllavët e për Titon ishin në gjendje të hiqnin dorë edhe prej fesë islame…”.

Sulejman Rexhepi, ky teolog që deklaron publikisht se me tërë shpirt ishte “jugosllav i zjarrtë” dhe “komunist”, lëshohet në krahasimin me nacionalistët shqiptarë, që e donin Enver Hoxhën në raport me Titon.

Ai shtron pyetjen me një pikëçuditje në fund: “A mund të ishin enveristët (ithtarët e Enver Hoxhës) më shqiptarë se unë! Ata, adhuruesit e këtij satrapi, të ishin më nacionalistë se unë nuk ndodh në asnjë mënyrë! Ai njeri që nuk e do fenë e popullit të vet ai nuk e do as vetë popullin. Prandaj, këtë tip nacionalistësh i urreja. Ata marksista-leninista, unë marksist-leninist!Ata e donin Shqipërinë, unë e doja Shqipërinë. Ata dëgjonin këngë folklorike e patriotike, po ashtu edhe unë i dëgjoja. I vetmi dallim ishte se unë nuk e doja Enverin, liderin shpirtëror të tyre. Nuk mund të paramendoja kombin shqiptar pa fe! Më dukej gjë e tmerrshme. Prandaj, qysh në Prishtinë, si nxënës i Medresesë, u pata rreshtuar në anën e atyre që i luftonin këta qafira, këta të pafe. Kishim shkuar aq larg sa e kishim bërë hallall bashkëpunimin me policinë jugosllave kundër këtyre enveristave”. (Memoari nr. 8)

“Kurë nuk arrita ta kuptoj se prej nga buronte tek unë tërë ajo energji negative kundër shqiptarëve irredentistë e seperatistë. Po si nuk patën më të voglin insaf për Jugosllavinë. Të gjitha indikacionet e shërbimeve sekrete flisnin se ata i kishin hyrë punës për ta rrënuar Jugosllavinë, për të cilën baballarët tanë kishin derdhur aq djersë e gjak. Të gjithë që i kontaktoja, me të gjithë që e kaloja ditën dhe natën, ma mbushnin mendjen se me mijëra herë më shumë kishte shqiptarë që e donin Jugosllavinë në krahasim me irredentistët. Kjo ma shtonte urrejtjen deri në zhdukje të tyre. Kjo m’i arsyetonte të gjitha mjetet dhe metodat që i përdorja në luftë kundër këtij irredentizmi e seperatizmi. Nuk besoj të kenë fshehur nga unë ndonjë qëndrim, sepse, të gjithë ishim të sinqertë, të gjithë angazhoheshim për ruajtjen e shtetit të përbashkët të vëllazërim-bashkimit tonë. Se nga dolën pastaj të jenë të gjithë shqiptarët e mundshëm për Kosovën Republikë dhe për Shqipërinë e Madhe këtë kurrë nuk arrita ta kuptoj.

Menjëherë pas demonstratave të para në Kosovë, po ndjeheshin lëvizje edhe në mesin e shqiptarëve të Maqedonisë, të cilët po ngacmoheshin sidomos nga studentët e kësaj ane që po studionin në Prishtinë. Dy persona u përzgjodhëm dhe na i ndanë detyrat të cilat duhej kryer me besnikëri, me devotshmëri dhe me përkushtim. Unë u angazhova që të ndikoja tek shtresa e teologëve por edhe ta kontrolloja këtë komunitet, ndërsa profesor Sefedin Sulejmani u angazhua të ndikonte dhe të ushtronte kontroll mbi stafin akademik dhe mbi studentët shqiptarë të kësaj ane. Profesori Sefedin e pati më të lehtë, sepse edhe ishte i gojës por edhe i kalemit. Dinte të shprehje por edhe të shkruante. Në vitet ’80 ai tashmë kishte mbi 50 vepra të shkruara, nga sfera e filozofisë dhe marksizmit, ndërsa unë isha tamam tokmak! Çuditërisht nisën të botohen deklarata të mia por edhe shkrime në emrin tim. Çfarë gëzimi i papërshkrueshëm kur gjeja ndonjë shkrim të botuar me emrin tim. E merrja gazetën, e fusja nën sqetull dhe i bija poshtë e lartë rrugëve të Bit Pazarit. Nisa të shikohem si një person mjaft atraktiv, vizionar dhe marksist i përkushtuar. Edhe hoxhë edhe marksist – kjo e bënte madhështor qëndrimin tim prej komunisti të përkushtuar. Më vitin 1983, në Takvimin e BFI-së që e përgatiste për botim Shoqata ‘Ilmije’, e cila historikisht më tepër ka qenë organ i Lidhjes Komuniste se sa i BFI-së, botova shkrimin tim mbi irredentizmin dhe seperatizmin shqiptar si dhe për përcaktimet imediate të të gjithë teologëve në rreshtimin e tyre për kalitjen e mëtejmë të vëllazërim-bashkimit jugosllav. Vetëm ky shkrim u mbajt mend nga ana e shqiptarëve, kurse unë kisha botuar edhe dhjetra të tjerë që po botoheshin nëpër biltenet policore dhe ushtarake nëpër republikat e vendit dhe zonat ushtarake të Jugosllavisë”. Memoari nr. 35

Për shkak të besnikërisë dhe provave që kishte treguar, se me tërë shpirt ishte “jugosllav i zjarrtë” dhe “hoxhë komunist”, Sulejman Rexhepi filloi të ngjitej në grada: iu dhanë edhe informatorë të tjerë, që do t’i përcillnin spiunimet e tyre përmes tij.

“Kiro Fozufski, inspektori më i përgatitur në radhët e UDB-së për përndjekjen e seperatistëve dhe irredentistëve shqiptarë, tashmë kishte krijuar një besim të fuqishëm në mua. Po ndjehej i habitur por edhe pak i lodhur nga gatishmëria e aq shumë shqiptarëve për të raportuar vullnetarisht tek ai. Një herë ma shprehu dyshimin, duke menduar se, mos irredentistët shqiptarë po dilnin më të aftë se UDB-a dhe se qëllimisht po u dërgonin sa më shumë shqiptarë të raportojnë, me qëllim që t’ua tollovisin trutë ! Prandaj, më luti që t’ia eliminoja nja dy si më të besdishëm, dy shqiptarë që natë e ditë ishin në gjendje t’ia mbajnë bolet në duar. Njëri ishte nga Kondova, me nofkën ‘Teglla’, për shkak të xhamit të syzave të tij që dukeshin si fundi i kaVanozit (ZejnullahFazliu), e tjetri ishte nga Morana, me nofkën ‘Mandolina’, sepse kur e raportonte ndonjë informatë e nxirte si tingujt e telave të çakorduara të mandolinës (Azem Morana)!

‘Teglla’ do të dëshmoheshte si më i zellshëm dhe më bashkëpunëtorë, nuk do të ndjehet i ofenduar që të më raportojë mua çdo ditë e unë një herë në javë te Kiro Fuzofski, kurse ‘Mandolina’ do të jetë më kryeneç, më i poshtër, ai kurrë nuk do të pranojë të bashkëpunojë me mua, por, drejt e me shkijet e Draçevës e të Autokomandës. Pisi kishte nisur të më konsideronte si rival të tij, më shihte si konkurrent, e jo si epror të vetin. Prandaj edhe kurrë nuk arrita t’ia jap ndonjë detyrë por as të marr ndonjë informacion prej tij. Kjo më pat shtyrë që të betohem në vete që tan jetës të merrem me të, ta poshtëroj ku të mundem e t’ia nxi fytyrën në çdo mexhlis ku do ta takoj». Sulejman Rexhepi sjell detaje se si kishin spiunuar veprimtarinë e një atdhetari: «Në Kondovëjetote njëfarë Haxhi Enveri, i ardhur nga rrethi i Gjilanit, i burgosu politik dhe, irredentist i papërmirësueshëm. Pa dyshim, nga rrahja e tepërt që e kishte hëngër nëpër stacionet policore, kishte luajtur pak mendsh, nuk ishte sagllam”.(Memoari nr. 36)

Në memoaret e veta Sulejman Rexhepi evokon kujtime nga periudha e mbledhjeve të Lidhjes së Komunistëve të Maqedonisë, gjatë së cilave ky “hoxhë komunist” fitoi pushtet në raport me komunistët e tjerë, sepse kishte mbështetjen e Shërbimi Sekret të Zbulimit dhe Kundërzbulimit të Jugosllavisë. “Askush nuk më reagonte, sepse të gjithë ishin të bindur se, kur flet Mulla Sula, në fakt kanë folur organet më të larta të Lidhjes Komuniste. Pastaj, ato paraqitje kritike të mijat diskutoheshin në Këshillin e Shkupit, me hoxhallarë e me xhematë. Tani më po bëhesha me krah, po fuqizohesha gjithnjë e më shumë. Sherif Dehari, edhe pse me pozicione më i madh se unë, si në Parti ashtu edhe në Bashkësi, megjithatë gjunjëzohej para meje. Për mua nëpër mbledhjet e forumeve të Bashkësisë Islame fliste si për një fuqi më të madhe që e ka pasur ndonjëherë Bashkësia Islame. Në organet partiake flitej për mua si për një komunist të paprekur kurse në BI flitej për një hoxhë të papërkulur! Kjo ishte propaganda më e madhe për mua e cila m’i hapte të gjitha shtigjet drejt karrierës sime. Duhej të arrija majën e autoritetit të fuqishëm. Pa dyshim, kjo arrihet vetëm duke qenë i përkushtuar pas vlerave të sistemit politik shoqëror si dhe duke e disiplinuar xhematin i cili duhet të arrijë shkallën e besueshmërisë së paluhatshme ndaj udhëheqësit të vet fetar. Atë çka e thotë Mulla Sula, asaj thuaji AMIN! Kështu ka qenë në Komunizëm, kështu duhet të vazhdojë edhe në demokraci. Si sistemi, si xhemati – Mulla Sulës duhet t’i thonë AMIN” (Memoari nr. 17).

Nuk do t’i përmend të gjithë emrat, të cilët Sulejman Rexhepi i cilëson si njerëz të UDB-së. A ka ndonjë emër që e ka futur për shkaqe të rivaliteteve brenda Bashkësisë Fetare Islame, këtë e di ai vetë.

“Rezultatet për të notuar në mes valëve të komunizmit jugosllav dhe besimtarëve islam ia atribuon eprorit të vet të sigurimit sekret: “ndoshta ‘faji’ për këtë ishte krejt te Kiro Fuzofski, mësuesi im më i dashur përgjatë tërë karrierës sime. Asnjëherë nuk shkoja në vizitë të ndonjë xhemati paraprakisht pa u përgatitur nga Kiroja. Më mësonte mirë se çka të flas, si të flas dhe ku të godas. E unë flisja vetëm për Titon dhe për sistemin komunist, flisja rrjedhshëm e guximshëm, qetë dhe me maturi, herë-herë duke e dridhur buzën përvajshëm e duke u përlotur dhe, më së shumti godisja në vëllazërim-bashkimin tonë (…) Kiroja, krejt duke qeshur me zë, duke më rrahur shpinës e duke më përqafu si vëllai vëllain, më thotë, o Sulo, o nuk ka më trim se ti bre. Hallall të qoftë. O krej zjarr je, je prush që të përvëlon, që t’i djeg të gjitha tezat e që t’i përmbysë të gjitha teoritë. Je zjarr! Hajde të hapim një nofkë të re për ty. Tash e tutje për mua dhe për të tjerët, atje poshtë në zyret tona, ti do të njihesh si “Zharko”! Natyrisht, e shtruam muhabetin, pasi tashmë e kishim vrarë e pjekur edhe lepurin e egër. E çuam “çuturicën”(fjalë serbe për ‘bucelë’, ‘shishe’ alkoholi-sqarim BM) e mbushur me verë të kuqe e për nderë të nofkës sime të re. “Zjarr”, “Prush”, “Zhar- Zharko”, Shejtan bre, kurrë falë mos i qofsha askujt dhe prej askujt mos u varsha! Kush më do mua, duhet të më nënshtrohet, nëse jo në p.s.” (Memoari nr. 40).

Në memoarin nr. 42, të titulluar “Unë, Mulla Sula, kryetar i BFI-së”, deklaron në mënyrë triumfale: “Më në fund u kurorëzua aktiviteti im shumëvjeçar në ruajtjen e vlerave të komunizmit, në ruajtjen e ish-Jugosllavisë si dhe në luftë kundër seperatizmit dhe irredentizmit shqiptar. Tani erdhi momenti për ta përjetuar ndihmën e të gjithë atyreve që i ndihmova për më shumë se njëzet vjet. U bëra kryetar i BI-së! Paraprakisht, me të gjithë drejtuesit e këshillave të BI-së, si dhe me kryetarin e atëhershëm të Kuvendet të BI-së kishin punuar strukturat e caktuara të shtetit. U kishin dhënë direktivë që të më votojnë mua. Tërë këtë aktivitet e kishin bërë larg syve të mia, unë nuk dija asgjë, thjesht, për të ma lehtësuar punën e mëtejmë, duke qenë i bindur unë se të gjithë ata më donin mua dhe vetëm mua. Pasi u përzgjodha, e kuptova tërë lojën që e kishin luajtur. Kjo më irritoi shumë, sepse nuk e dija se cila palë po e tregon të vërtetën: ata të shërbimeve të sigurisë, apo teologët. Nuk e di as vetë kur ndodhi në mua ai moment i kthesës por, di që për një moment kam thënë: tash e tutje duhet lidhur me hoxhallarët e kundër atyre shërbimeve që asnjëherë nuk janë të ndershëm në detyrën e tyre. Largimi im prej tyre u bë me kryeneçësi, u bë me rebelizëm, u bë duke u futur vetë në ato kanale nëpër të cilat futeshin dhe jetonin vet ata të shërbimeve. Kalova në nacionalist i madh shqiptar, sepse, e dija që kjo do t’i lëndojë më së shumti ata dhe se, tani, për herë të parë, do të ndodheshin para një situate të palakmueshme: një nacionalist transparent nuk do të mund ta burgosnin. Unë isha kryetar i të gjithë myslimanëve dhe, çdo burgosje eventuale e imja do ta përmbyste shtetin. Atyre u dola dorësh, ndërsa si hakmarrje ata e përdorën liferimin e nofkës sime prej kodoshi (“Zharko”) si dhe hedhjen në publik të segmenteve nga aktivitetet e mia deri sa bashkëpunoja me ta.

Ja, për herë të parë, publikisht, përmes këtij memoari po e pranoj që kam bashkëpunuar me ta dhe po ju kërkoj falje të gjithë atyre që i kam lënduar e dëmtuar. Bashkëpunimi im ka pasur një qëllim shumë fisnik – thjesht, të bëhem kryetar i kësaj Bshkësie, sepse e kam ditur se, nga ky pozicion do të mund t’i ndihmoja shumë shqiptarëve”. (Memoarin nr. 42).

Megjithatë Sulejman Rexhepi nuk e ka të lehtë të shpëtojë nga kthetrat e Shërbimit të Zbulimit dhe Kundërzbulimit. “Ma bënë krejt vrer postin e kryetarit, nuk arrita t’i gëzohem asnjë çast. Derisa nuk u çarta fare. Pas një kohë e thirra Kire Fuzofskin duke e qortuar se si më lanë si qengjin në kafazin e mbushur përplot me ujqër. U takuam te restoranti i Hotel Belvit. Vendosa që t’ia tregoj planin që kisha me këtë rebelim timin, ndërsa si kundërshpërblim kërkova që të më mësojë se si të sillem me ‘çakejt’ që po më silleshin panda! UDB po insistonte përmes metodave të ndryshme që në BI të hapte filialen e vet dhe të instalonte njerëz që do ta kontrollonin dhe do të raportonin për punën time. Nuk e kuptoja se pse duhej të më kontrollonin mua! ‘Jo’, më tha Kiroja! ‘Nuk është për shkakun tënd, por për prestigjin e drejtorisë sonë. Nuk guxon të ngelë institucion pa pasur njerëz tanë aty, sepse do të ngel jasht kontrollit të drejtorisë. Çdo gjë që ngel jasht nesh rrezikon të shndërrohet kundër nesh’! Ky shpjegim sikur më zbuti. Më frikësoi kur më tha se, nëse nuk do të pranoja do të bënin ç’mos që sërish ta rikthenin në BI Jakup Selimovskin me ekipin e tij. Ky plan më acaroi shumë. Atëherë, e luta Kiron që ai ta kishte nën kontroll krejt BI-në. Nuk do të shpëtonte gjë pa ditur ai dhe se, nuk do të veprohej asgjë pa këshillat e tij, me kusht që tjetër bashkëpunëtorë të mos më fusnin në hundë. Këtë nuk mundi të ma garantojë Kiroja, por, m’i dha emrat se kë po mundohen t’m’i fusin në kabinet, ndryshe do t’i kisha armiq të përhershëm dhe përherë do të më bënin probleme”. Listën e parë të emrave të propozuar nuk i pranoi dhe madje sipas fjalëve të tij u kërcënua se do të shndërrohej në armik të madh.“Disa ditë më vonë, Kiro Fuzofski më erdhi me një ofertë të re. Më luti që të zbutem, ta ul pak kokën se, ‘bozhe mili’ (shprehje në gjuhën serbe që do të thotë ‘zot i dashur-sqarim BM)jemi njerëz dhe,sakaq mund të hidhemi diku në hendek duke plasur ndonjë gomë veture, apo, si gjyqtar, të na kap ndonjë “plumb bredhës’. Më frikësoi dhe, pa e zgjatur shumë pranova t’m‘i lexojë emrat të cilët duhet të futen me porosi në kabinet. Sa të jesh në krye të BFI-së, ti nuk mundesh të funksionosh pa i pasur pranë vetes sidomos këta emra: Zejnulla Fazliu, Shaqir Fetahu, Pëllumb Veliu, Isa Ismaili, Muhamed Iseni, Zenun Berisha dhe Sherif Dehari! Aaaa, mendova zëshëm! Në këta emra paska ngelur DeBeKa-ja!?(Shërbimi Sekret në gjuhën serbe-sqarim BM). Po këta i silli në maje të kalemit, po të gjithë këta janë tokmaka. Dakord, i thashë, dal nga dal të gjithë këta do të jenë në kabinetin tim.

Mendova se me kaq do të merrte fund puna. Nuk shkuan disa ditë, më thonë që ka ardhur të më takojë njëfarë Haki Fejzuli! E pranova, më urdhëron që ta pranoj Haki Agushin dhe të kem kujdes se në çfarë posti do ta lë. Kiroja më thotë që ky farë Haki Fejzuli është ekspert në tredhjen e shqiptarëve nëpër stacione policore. Gjithandej ftohet ky kur duhet t’ua ha shpirtin shqiptarëve e t’i keqtrajtojë deri në vdekje. Pas këtij, një ditë më erdhi Hifzi Mehmeti, edhe ky njëfarë satrapi antishqiptar. Dikur më erdhi edhe Rauf Qazimi dhe më sugjerojnë që mos të habitem shumë në zyre por të dilja me ta më shpesh, si më parë, në gjueti. Po kur më erdhi dhe komandiri Zdravko Rafajllovski, nga Vollkova, të intervenojë për Sherif Deharin atëherë më plasi dhe nisa të kërcënohem edhe unë. I thashë Kiro Fuzofskit që, le të ndërpriten këto vizita se, ndryshe, do ta çoj në këmbë popullatën myslimane, do t’ju vë në pozitë shumë të rëndë. Do të flas e do të tregoj për të gjitha planet që i keni. E kam shumë të lehtë që ta radikalizoj masën myslimane dhe ta përmbys krejt shtetin. Pas këtij kërcënimi, Kiro Fuzofski më tha që, të shtrëngohem fort, nuk do ta kem të qetë këtë mandat, do të më lodhin deri sa të më detyrojnë që të vetëvritem…” (Memoari nr. 43).

Sulejman Rexhepi tregon se bashkëpunimin e vazhdoi edhe në rrafshin politik. “Unë dhe Kiroja jemi zbulues të shumë aferave dhe projekteve shqiptare. Ndryshe, nuk do të mund të rrija në postin e Kryetarit të BFI-së. Duhej të rrija në krye të këtij Institucioni dhe të isha bindës si lider kombëtar dhe përmes meje të qarkullonin shumë informata e projekte. Ndryshe, nuk do të më mbanin në atë pozicion as dy minuta. Shërbimeve sekrete nuk ju duhet lider i papërdorshëm. Këtë po e dëshmoj unë përmes këtyre memoareve dhe, po kështu, shumë vite para meje, këtë e ka dëshmuar edhe Nafi Çegrani, udbashi më i rreptë dhe, njëkohësisht, më i sinqertë shqiptar” (Memoari nr. 47).

Lexuesit i kujtohet se me paratë që merrte nga Shërbimi Sekret për të korruptuar njerëzit e varfër, Sulejman Rexhepi “një dinar ua jepte atyre e dhjetë i mbante për vete”. Lidhur me raportin e tij ndaj parasë, Sulejman Rexhepi përshkruan rrethanat kur njerëzit e Shërbimit Sekret i zunë pritën kur ky kishte dalë në gjueti. “Kisha dalur për gjueti kur që të tre më dolën në rrugën malore dhe, thjesht, më çarmatosën. Kiros i vinte keq, ndërsa ata dy më zhveshën në brekë e maicë! M’u kërcënuan keq. Ju thashë, më vrani, para nuk jap. Ku do të jipja para unë që, për paranë e lija kokën, bëja punët më të fëlliqta vetëm e vetëm ta shtoja buxhetin tim familjar. Tani a edhe për kaurë do të punoja! Mjaftonte kontributi im prej spiuni. Para nuk jap! I kam për vete…(Memoari nr. 50).

Memoaret e publikuara të Sulejman Rexhepit, që edhe sot e kësaj dite është kryetar i Bashkësisë Islame të Maqedonisë,  janë të mbushura me emra dhe mbiemra të atyre teologëve që kanë punuar për Shërbimin Sekrete Jugosllav. Siç pohon edhe vetë Sulejman Rexhepi, këta “hoxhallarë komunistë, marksistë-leninistë jugosllavë kanë urryer marksizëm-leninizmin e enveristëve, për arsye se kanë dashur ta prishin Jugosllavinë”.

Nëse dikush nga teologët shqiptarë nga viset e tjera shqiptare që ishin të pushtuara nga ish-Jugosllavia, që ka punuar për Shërbimet Sekrete Jugosllave, merr guximin e Sulejman Rexhepit, besimtarët myslimanë shqiptarë do të tronditeshin shumë. Kjo tronditje do t’i ndihmonte teologët e rinj që bënin ndarjen e besimit nga shërbimet antishqiptare.

Kërkesa e teologëve që t’u sjell emra të njerëzve që punojnë kundër interesave kombëtarë shqiptarë dhe memoaret e Sulejman Rexhepit më kujtuan një situatë, të cilën ma ka treguar një shok i UÇK-së. Një bashkëpunëtor i Shërbimit Sekret Serb, bashkëfshatar i tij, kishte ardhur me qëllim që të infiltrohej në radhët e UÇK-së. Pasi u zbulua, nga frika filloi të tregonte gjithçka. Kur filloi të tregonte emrat e bashkëpunëtorëve të Shërbimit Sekret të Serbisë që vinin nga fshati i tij, shoku im më tha: “Bardhyl, dola nga dhoma, se kisha frikë mos po del edhe babai im. Sa u lehtësova kur mora vesh se në mesin e spiunëve serbë nuk kishte qenë im atë”.

Po i drejtohem drejtpërdrejti Mustafa Bajramit. Pse kërkon emra nga unë, kur ke mundur të pyesësh babanë tënd, teologun Mulla Jetish Bajramin? Ndoshta do të të kishte informuar se cilët teologë të Kosovës mbanin lidhje me Serbinë, cilët prej tyre villnin vrer kundër demonstratave të vitit 1981 me të njëjtin fjalor që përdor Sulejman Rexhepi, cilët bënin propagandë gjatë viteve ’90 për të dalë në zgjedhje në kuadër të zgjedhjeve që organizonte pushteti i Millosheviqit? Sikur të kisha qenë në vendin tënd, unë do ta bëja një pyetje të tillë. Meqenëse ke nevojë të sqarohen publikisht këto gjëra, unë do ta bëj për të kënaqur kureshtjen tënde.

Babai im, profesor i logjikës, i filozofisë dhe i sociologjisë në gjimnazin e Tetovës, dhe këshilltar i Arsimit për Tetovën dhe Gostivarin, asnjëherë nuk ka qenë anëtar i asnjë strukture të komunistëve jugosllavë e as i ndonjë partie politike. Në shkurt të vitit 1969, si nacionalist shqiptar u dënuar nga “komunistët marksistë leninistë jugosllavë”. Pas vuajtjes së dënimit në burgun e Idrizovës, ai nuk mundi të gjente punë në vendlindje. Erdhi dhe gjeti punë në Kosovë, në vendin ku “kuvendohej shqiptarçe dhe prej nga Sulejman Rexhepi kishte ikur në Arabi, që ta spastronte trurin nga ai infektim nacionalist”. Erdhi nga Tetova, qytet i Kosovës historike të cilin komunistët jugosllavë ia kishin falur republikës sllavo maqedonase, në Prishtinë, qytet që komunistët jugosllavë ia kishin falur Serbisë pas ndarjes si plaçkë të territoreve shqiptare.

Kur i botoi memoaret e veta, Nafi Çegrani, të cilin Sulejman Rexhepi e cilëson si “udbashi më i rreptë dhe, njëkohësisht, më i sinqertë shqiptar”, ai publikoi emrat e intelektualëve shqiptarë në Maqedoni, që ishin bashkëpunëtorë të sigurimeve sekrete jugosllave. Unë nuk pata nevojë ta pyes babanë tim, sepse Nafi Çegrani tregon me emër dhe mbiemër personat që ishin ngarkuar nga sigurimi sekret që të përcillte veprimtarinë e babait tim.

Sa u përket teologëve shqiptarë, të cilitdo besim fetar qofshin, askush nuk mund ta mohojë kontributin e madh të tyre gjatë historisë si në aspektin e ruajtjes dhe të kultivimit të tolerancës fetare, ashtu dhe në aspektin e çështjes kombëtare shqiptare. Atyre që u intereson të njihen me veprimtarinë e një numri të madh të personaliteteve të shquara shqiptare nga gjiri i teologëve, ju sugjeroj të lexojnë veprën e Faton Mehmetajt, të titulluar “Prijës fetarë dhe shpirtërorë shqiptarë – Bashkëjetesa ndërfetare dhe kontributi i tyre kombëtar”.

Kur bëhet fjalë për bashkëpunimin e një numri teologësh me Shërbimet Sekrete Jugosllave, unë nuk kam asnjë paragjykim për asnjë teolog shqiptar. As për ata teologë që polemizojnë me mua. Kam bindjen se shumica dërmuese e teologëve shqiptarë nuk kanë bashkëpunuar me këto shërbime sekrete. Së paku kjo është dëshira ime.

Qëndrimet e mia janë kundër atyre teologëve myslimanë shqiptarë me shpirt shkau, që kishin hyrë në shërbim të Shërbimeve Sekrete Jugosllave. Janë ajo kategori e njerëzve të ulët, që, siç pohon vetë spiuni i UDB-së, Sulejman Rexhepi, me ndihmën e “marksistë-leninistëve jugosllavë ishin shndërruar në ekspertë për tredhjen e shqiptarëve nëpër stacione policore, ndërkohë që ua mbanin bolet në duar udbashëve”.

Megjithatë, askush nuk mund të mohojë se akuzat e teologëve Mustafa Bajrami dhe Muhamed Kajolli janë gjuhë dhe terminologji e sajuar në kuzhinat e shërbimeve sekrete.  Çdokush që ka lexuar memoaret e Sulejman Rexhepit, apo edhe vetëm këtë pjesë të cituar nga “dromcat e memoareve” të tij, mund të bindet se këta teologë nuk sjellin asgjë origjinale në shpifjet kundër “Bardhyl Mahmutit”.

Çdokush që ka lexuar memoaret e Sulejman Rexhepit, kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, e ka të qartë se “hoxhallarët komunistë” të edukuar në frymën e “marksizëm-leninizmit jugosllav, ishin mishëruar me historinë e huaj”. Është e kuptueshme se, si rezultat i këtij mishërimi një numër teologësh myslimanë shqiptarë kishin “emocione të fuqishme sa trupin ua përshkonte një zjarr kur dikush i identifikonte me figurat historike sllave, si Gjorçe Petrovi”. Është e kuptueshme se këta teologë të “marksizëm-leninizmit jugosllav”  kurrë “nuk kanë ndjerë emocione më vonë, kur dikush i identifikonte me Skënderbeun”. Prandaj, është edhe më e kuptueshme se pjella e një edukimi të tillë ka si rezultat faktin që edhe sot e kësaj dite, një numër teologësh marksistë-leninistë jugosllavë shajnë në mënyrën më të poshtër Skënderbeun, Nënë Terezën, Ismail Kadarenë dhe figura të tjera të historisë dhe kulturës kombëtare shqiptare.

P.S.

PO E PËRSËRIS: Memoaret e Sulejman Rexhepit janë memoaret më interesante të shkruara për raportet e teologëve me shërbimet sekrete. U sugjeroj të gjithë shqiptarëve t’i lexojnë këto dromca memoaresh, se kanë çfarë të mësojnë.

Të gjitha citatet nga këto memoare janë përshkruar besnikërisht, duke ruajtur edhe gabimet e shumta drejtshkrimore.

Bardhyl Mahmuti

Bylisi, ILIR apo GREK ? Historia që duhet njohur nga të gjithë. La storia vera

A eshte Bylisi qytet grek siç e konsideron kritiku i njohur Vittorio Zgarbi ? A eshte pushtuar Bylisi prej grekeve ?

A ka patur nje koloni te tyren ketu ? Cfare thone historianet, burimet e lashta, por edhe objektet arkeologjike ?

Pak javë më parë kritiku i njohur italian Vitorio Zgarbi e quajti Bylisin qytet grek…

Por si qendron e verteta ? Cfare fsheh historia e ketij qyteti ?

Si e identifikojne autoret dhe burimet e lashta ? Një histori e jashtezakonshme dhe e harruar.

Top Channel

URREJTJE ME PASOJA TË MËDHA

flamuri AL KSAs kryeministri i Serbisë mbretërore, Nikolla Pashiqi, as ministri i Sigurimit të Brendshëm Shtetëror – UDB-së së Serbisë dhe Jugosllavisë Komuniste, Aleksandër Rankoviqi e as kryetari i Serbisë pseudodemokratiko-fashiste, Sllobodan Millosheviqi, që aq shumë e kanë dëshiruar zhbërjen e shtetit shqiptar, nuk kanë propaganduar kaq haptas, kaq botërisht, aq urrejtje shoviniste kundër Shqipërisë sa e si po propagandon Masmedia e Prishtinës me disa radio, televizione e portale, e sidomos me televizionin T7 dhe me gazetën portal “Express”.

Kjo urrejtje ndaj Shqipërisë shtetërore nuk është urrejtje as e çastit e as e rastit. Jo. Kjo është urrejtje me motive jo vetëm politike më gjatë e menduar dhe më gjerësisht e organizuar dhe e strukturuar!

Kësaj urrejtjeje të organizuar shoviniste brendakombëtare kundër Shqipërisë, me të punësuar e bashkëpunëtorë, me ide, me mendime, me projekte, me propozime po i kontribuojnë edhe ndonjë institucion e edhe individë të tjerë të këtushëm.

Është naivitet të besohet se këtë urrejtje shoviniste brendakombëtare ndaj shtetit shqiptar, Shqipërisë, nuk e nxisin edhe mjete financiare të brendshme e të jashtme!

Dhe, është e palejueshme të presim gojëmbyllur e të shohim se çfarë pasojash, dhembjesh e plagësh po i sjell kjo urrejtje e propaganduar aq gjatë e aq vendosmërisht njësisë së Kombit shqiptar dhe marrëdhënieve të Dy shteteve shqiptare!

Në qoftë se nuk janë mirëkuptues të kësaj urrejtjeje të propaganduar haptas, botërisht e pa ndërprerje tani e sa kohë kundër Shqipërisë, institucionet e larta politike e shtetërore të Kosovës do të duhej të marrin qëndrim ndaj bartësve të saj siç po marrin shtetet e mëdha të Bashkimit Evropian ndaj propaganduesve të organizuar të fashizmit dhe të nazizmit në jetën e tyre politike, shoqërore e shtetërore.

Heshtja e tyre ndaj saj s’mund të kuptohet ndryshe përpos si pajtim me të!

Rexhep QOSJA

Kryetari I Bashkise se Ohrit ka reaguar ne Fokus News Agency

marin_Mema1Kryetari I Bashkise se Ohrit ka reaguar ne Fokus News Agency
Kryetari I Bashkise se Ohrit Nikola Bakraceski “Nuk dua te komentoj te pavertetat dhe reklamacionet qe kane tendenca politika dhe mesazhe tendencioze. Historia eshte e bazuar ne fakte dhe argument jo mbi supozime tendencioze. Supozoj se autoret e materialit kishin disa qellime dhe nuk do te bej asnje koment mbi arsyet dhe burimet e ketyre pohimeve ‘’
Pikerisht per histori dhe fakte flas zoti Bakraceski. Historine se bejme as une e as ju. Dasaretet , Enkelejte dhe Lynkestet jane fise Ilire qe mbizoteronin mes te tjerash edhe ne Oher. Eshte fakt per te cilin mund te konsultoni qindra arkeologe dhe historiane se kishat datojne shume kohe , shekuj para se sllavet te dukeshin ne keto ane. Pavaresisht se keto objekte kulti u ndryshuan e rindryshuan shume per te humbur identitetin ato mbeten ne rrenje qartesisht Ilire. Sa per kalane eshte fakt historik qe Ostrogotet 5 shekuj para se bullgaret te dukeshin ne keto vise u thyen ketu ne betejen per te pushtuar Lyhnidosin. Gjetjet arkeologjike ne brendesi te kalase datojne ne shekullin e VI dhe te V para krishtit e ç’lidhje kane sllavet me to kur dyndjet e tyre nisen vetem 11 shekuj me vone ?! Po me teatrin antik ndertuar rreth VII shekuj para tyre ?! Filipi I dyte a nuk ishte djali i Euridikes nga fisi Ilir i Lynkesteve ? Vete Filipi a nuk morri per bashkeshorte Olimbine Iliren nga Epiri ? Pra çfare ishte Aleksandri nipi I tre gjysherve Ilire ? Plini, Ptolemeu e Livi jane referenca te besueshme e te dhenat e tyre kane hedhur baza ne histori.
Zoti Bakraceski ku shkuan shumica shqiptare per te cilen shkruan ne 1903 – 1904 britanikja Edit Durham ne librin “Brenga e Ballkanit” ? Po te dhenat e rregjistrave osmane per popullesine Myslimane dhe Ortodokse shqiptare ? A nuk eshte fakt qe Progon Zgurin hierarkun e Ohrit ne 1295 vete historiane tuajt mes tyre edhe Bogumil Hrabake e quajne arbanas pra shqiptar ? A nuk ishte familja shqiptare e Gropajve mbrojtese e Patriarkanes se Ohrit ? Pse valle nje qytet qe sipas jush nuk ka lidhje me shqiptaret kerkoi te bashkohej me Shqiperine e dokumentat per kete jane te pafundme ? Pse pati plot tre firmetare pavaresie ne aksin Oher – Struge ? Pse u bene aq shume kerkesa per bashkimim me Shqiperine pas kryengritjes se 1913 ? E ne fund zoti Bakraceski a mundet te me thoni ju jeni maqedonas ? apo sllav ?
Tarm, O. Hoffman, A. Jard, Geigand, O. Muller, P. Jougeut, H. Hirt, Edit Durham… etj. shprehin pikepamjet e tyre se etnia dhe gjuha e Maqedoneve te lashte ka qenë ilire dhe ilirishte.
Zoti Kryebashkiak, historia ka lindur atehere kur ngjyrat partiake s’kishin vlere, atehere kur faktet s’mund te manipuloheshin ndaj dhe refrencat per “Ohrin shqiptar” janë të shumta e mund të gjendet lehtësisht nëper arkiva .Referenca qe s’kane lidhje me ekstremizmat ,me nacionalizmat moderne,me diskurset politike por thjesht e vetem me fakte historike.
Historia nuk behet, nuk ndryshohet, nuk ngjyroset, nuk rrotullohet aq me teper kur flitet me ndarje shekujsh ne mes…. Ballkani apo siç quhej dikur do apo s’do dikush gadishulli Ilirik ka nevoje te dije edhe per historine e tij te vertete,ate histori qe bashkon vlerat,kulturat e nuk nxit dasite.
Te fshish historine e tjetrit do te thote te mos njohesh veten….Sidomos ne nje Ballkan imagjinar e qe sot me shume se kurre kerkon te shkoje drejt Europes.
E ne kete kendeveshtrim “e vertete eshte se Ohri eshte një qytet I bukur, I hapur,mikeprites per te gjithe”.

Deklaratat e Demaçit janë katastrofike, sepse nuk janë të vërteta!

Akad.Krasniqi: Luftë e Demaçit dhe e të majtës, për ta zhdukur rugovizmin
Intervistë ekskluzive me akad.Mark Krasniqin, fletë për fyerjet e Demaçit ndaj presidentit Rugova
Bota sot: Profesor, si i Vlerësoni deklaratat e fundit të Adem Demaçit kundër figurës së presidentit, Ibrahim Rugova?
Akad.Mark Krasniqi: Me keqardhje përgjigjem në këtë pyetjen tuaj ashtu siç është dhe siç duhet të përgjigjem. Kjo është një deklaratë qëllimkeqe e Adem Demaçit, ai e ka urryer Ibrahim Rugovën për së gjalli dhe e urren edhe për së vdekuri. Është punë e tij unë nuk mund t’i them se përse po e urren këtë dhe po e donë atë tjetrin, por fakti është se ky dhe opinioni duhet me dit që ky është qëllimi i tij, por, jo vetëm i tij por edhe i rrethit të tij majtist që e ka pasur gjithmonë. Ai e din se me këtë ia bënë qejfin rrethit të tij dhe atyre që e përkrahin dhe atyre që e përkëdhelin, ia japin mundësinë të jetoj mirë, ta ketë pagën e mirë, pensionin dhe mesa kam dëgjuar sepse vet nuk e di dhe nuk jam interesuar për këtë punë, e ka edhe shoferin, edhe banesën apo Vilen në Sarandë apo s’di çka i kanë dhënë, prandaj ai e shikon interesin e tij dhe jo interesin kombëtar siç thotë ai. Unë po shtoj, se me Adem Demaçin nuk kam kurrfarë konflikti personal dhe i dëshiroj shëndet, jetë të gjatë dhe të gjitha të mirat, por unë nuk pajtohem aspak me këto deklarata të tij të cilat janë katastrofike, sepse nuk janë të vërteta këto që i thotë Adem Demaçi, asnjë gjë të vërtetë nuk e ka thënë, gjithçka negative. Rugova është simbol i atdhetarizmit tonë, arkitekt i pavarësisë së Kosovës, ai është njeri kombëtar, i cili e ka shkrirë jetën e tij për çështjen kombëtare.