LAJMET NGA KOSOVA

  • “Der Standard”: Borellit “po ia shkruan Beogradi” mesazhet në Twitter!

    15 Tetor, 2021

    BorellGazeta austriake “Der Standard”, komentoi zhvillimet më të fundit në Ballkan duke u përqendruar tek trazirat më të fundit në Kosovë.

    Shkup, takim rajonal lidhur me integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE 15 Tetor, 2021

    AlbinKryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, zyrtarë të tjerë të lartë të Ballkanit Perëndimor si edhe ekspertë të fushave të ndryshme diskutuan të enjten në Shkup mbi integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian.

    Në takimin e organizuar nga revista The Economist, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nënvizoi nevojën e bashkëpunimit rajonal kundër kriminalitetit të organizuar dhe duke folur për ...

  • Dhjetë personat e shpallur në kërkim për aksionin kundër kontrabandës

    14 Tetor, 2021

    MitrovicaNjë aksion i Policisë së Kosovës që u realizua dje në katër rajone të vendit, përfundoi me arrestimin e tetë personave dhe sekuestrimin e një sasie të madhe të mallrave të kontrabanduara.

     

    Por, jo të gjithë të dyshuarit për kontrabandë janë arrestuar. Policia ka shpallur në kërkim dhjetë persona dhe ka lutur qytetarët që i shohin, që t’i lajmërojnë menjëherë.

    Dhjetë ...

  • Reagime të shumta pasi Borrell e qortoi Kosovën për aksionin në veri

    14 Tetor, 2021

    BorellPërfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, ka qortuar dje Kosovën për aksionin e Policisë kundër kontrabandës që u zhvillua në katër rajone të vendit, përfshirë edhe veriun. Kjo deklaratë e Borrellit, ka ngjallur reagime të shumta.

    Borrell tha se incidentet e dhunshme në veri duhet të ndalen menjëherë. Ai e ...

  • Përleshje dhe të plagosur gjatë një operacioni të policisë në veriun e Kosovës

    14 Tetor, 2021

    MitrovicaDhjetë pjesëtarë të policisë së Kosovës dhe një pjesëtar i komunitetit serb janë plagosur të mërkurën gjatë një përplasjeje mes policisë dhe grupeve të protestuesve serbë në veriun e Kosovës, që kundërshtuan një operacion në shkallë të gjerë të policisë për sekuestrimin e mallrave të kontrabanduara në disa qytete.

    Policia tha se operacioni është zhvilluar në rajonin e Prishtinës, Pejës ...

  • Kthehet dhuna në veri – NATO për REL: Aksioni në veri, veprim për vendosjen e ligjit

    13 Tetor, 2021

    Përmbledhje e zhvillimeve të 13 tetorit në veri të Kosovës

    Aleanca veri-atlantike, NATO, e sheh operacionin e Policisë së Kosovës më 13 tetor kundër kontrabandimit të mallrave si, “veprim për vendosjen e ligjit” dhe thotë se misioni i KFOR-it në Kosovë është në komunikim me autoritetet relevante.
    Një zyrtar i NATO- ka thënë se “Policia e Kosovës ...

  • Kosovë: Tensione në Veri pas kontrolleve kundër kontrabandës

    13 Tetor, 2021

    MitrovicaPolicia përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë turma të banorëve lokalë, të cilët po kundërshtojnë një aksion të policisë antikontrabandë.

     

    Të paktën 6 persona morën lëndime në veri të Mitrovicës gjatë kundërshtimit që po i bëhet nga banorët lokalë një aksioni të policisë dhe doganës së Kosovës kundër kontrabandës me mallra. Lëndimin e 6 personave e konfirmoi drejtori i Qendrës ...

  • Gjashtë persona kërkojnë ndihmë mjekësore pas kundërshtimit të aksionit policor

    13 Tetor, 2021

    Të mërkurën, më 13 tetor qytetarët në veri të Kosovës po kundërshtojnë një aksion të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës së mallrave.

    Sipas drejtorit të Qendrës Shëndetësore në Mitrovicë të Veriut, Zllatan Ellek gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi kanë kundërshtuar aksionin policor.

    Ai nuk specifikoi për çfarë lëndimesh bëhet fjalë sepse sipas tij, “pacientët janë në fazën e diagnostikimit”.

    “Lëndimet janë shkaktuar nga bombat zhurmuese, ...

  • Serwer: Vuçiqi synon veriun e Kosovës, është ulur përballë Rusisë dhe Kinës

    13 Tetor, 2021

    SerwerProfesori i Universitetit John Hopkins, Daniel Serwer vlerësoi se pajtimi i Kovës me Serbinë duhet të ndodhë mes dy vendeve sovrane.

    Ai tha për N1 se kreu i Serbisë po synon veriun e Kosovës, duke thënë se ai mund të merret vetëm me menaxhimin e popullatës serbe atje, transmeton Gazeta Express.

    “Kosova është sovrane dhe e pavarur dhe unë nuk mendoj ...

  • Vjosa Osmani: Serbia minon pozitën ndërkombëtare të Kosovës

    12 Tetor, 2021

    VjosaNë Beograd u mbajt samiti dyditor me rastin e 60-vjetorit të konferencës së parë të Lëvizjes së të Painkuadruarve. Për Kosovën një samit i tillë në Serbi është përpjekje e Serbisë që ta minojë shtetin e Kosovës.

     

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani reagoi ndaj Beogradit zyrtar, pasi në Serbi u zhvillua Samiti i Vendeve të Painkuadruara. Serbia në këtë organizatë ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"