LAJMET NGA KOSOVA

  • Analistët: Ka një mungesë gatishmërie për zhbllokimin e procesit të bisedimeve Kosovë – Serbi

    7 Korrik, 2024

    Vucic KurtiPërfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë pritet që deri më 18 korrik t’u dërgojnë ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian komentet e tyre rreth rrugës së zbatimit të marrëveshjes për normalizmin e marrëdhnëieve për të cilën palët ranë dakord vitin e kaluar në Bruksel dhe në Ohër.

    Dy takimet e fundit në Bruksel ndërmjet udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë dhe në nivel ...

  • Pas Hovenierit edhe Rohde konfirmon mbështetjen: Normalizimi Kosovë-Serbi duhet të rezultojë me njohje reciproke

    5 Korrik, 2024

    Hovenier RohdeAmbasadori gjerman, Jorn Rohde, ka thënë se normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë në njohje, në rast se të dyja shtetet duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.

    “Normalizimi duhet të rezultojë në njohje, nëse të dyja, Kosova dhe Serbia, duan t’i bashkohen BE-së. Shumë shpesh ajo që është etiketuar ‘hap pas hapi’ rezulton të jetë ‘tit for ...

  • Kush është fajtor për ngecjen në dialogun Kosovë-Serbi?

    4 Korrik, 2024

    BorellKryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell (majtas), dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para takimit në Bruksel, më 26 qershor 2024.

    Për gati nëntë muaj, udhëheqësit e Kosovës dhe ata të Serbisë shkuan vetëm një herë në Bruksel për bisedime – dhe nuk u takuan me njëri-tjetrin. Palët këmbejnë akuza për moszbatim të marrëveshjeve të arritura, por kush ...

  • Lamtumirë Ismail Kadare! Përcillet me nderime kolosi i letërsisë shqipe, në homazhet e mbajtura në TKOB interpretohen poezitë e tij

    3 Korrik, 2024

    kadare HomazheI jepet sot lamtumira e fundit shkrimtarit të madh Ismail Kadare, i cilësuar si kolosi i letërsisë shqipe që futi Shqipërinë në hartën botërore letrare.

     

    Homazhet po mbahen në Teatrin të Operas dhe Baletit, ku marrin pjesë familjare, miq, figura dhe personalitete të larta e dashamirës. Gjatë ceremonisë, në sfond interpretohen poezitë e tij ikonike që do të jenë ...

  • Kadare: Jam evropianist i vendosur

    3 Korrik, 2024

    Kadare intervistaIdentiteti shqiptar është homogjen, nuk mund të ketë identitet të përgjysmuar ose të modifikuar, nënvizon shkrimtari Ismail Kadare në intervistë për DW.

     

    Deutsche Welle: Zoti Kadare, sot bisedën po e zhvillojmë në një kohë kur shqiptarët në Kosovë në kushtetutën e re që sapo ka hyrë në fuqi, vendosën themelet e një shtetit të ri, pra shqiptarët arritën të realizojnë ...

  • KRUSHQIA E MADHE E VIDOVDANIT!

    29 Qershor, 2024

    FB_IMG_1719652042386Ende pa u tha mirë gjaku në Fushën e Kosovës, një krushqi e madhe do të krijohej midis osmanëve dhe serbëve: dy djemtë e Llazarit, Stefani dhe Vuku, do të bënin betimin për besnikëri ndaj Sulltan Bajazitit, i cili ua kishte vrarë babën, ndërsa motra e tyre, Olivera, do të bëhej gruaja e sulltanit.

     

    Të dy vëllezërit do ...

  • Përparim në dialog apo humbje të fondeve të BE-së: Çfarë do të zgjedhin Kurti e Vuçiq?

    25 Qershor, 2024

    Kurti VucicPërcaktimi i mënyrës së zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë tema kryesore e takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 26 qershor në Bruksel, sipas analistit politik nga Prishtina, Visar Ymeri.

     

    “Dialogu në nivelin më të lartë politik po bëhet ose për të arritur marrëveshje, ose ...

  • NATO: Kosova merr statusin e vendit të asociuar nga AP

    27 Maj, 2024

    natoAsambleja Parlamentare e NATO-s e miratoi të hënën rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asociuar. Serbia e kundërshtoi hapur dhënien e statusit të asociuar për Kosovën.

     

    Asambleja Parlamentare e NATO-s, që po zhvillon punimet tre ditore në Sofie të Bullgarisë, vendosi të hënën (27.05.) për avancimin e statusit të Kosovës nga vend vëzhgues ...

  • Detajet e projektit hekurudhor Durrës – Prishtinë që do të mbështetet nga Britania

    23 Maj, 2024

    hekurudha durres prishtineNdërsa Britania e Madhe do të ofrojë mbështetje për projektin e hekurudhës Durrës – Prishtinë, Shqipëria dhe Kosova kanë deklaruar se kjo linjë përfaqëson një projekt strategjik shumë të rëndësishëm për zhvillimin e ardhshëm të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

     

    Projekti nis me portin e ri të Durrësit, që do të ndërtohet në Porto Romano dhe do të ketë ...

  • Osmani takon ambasadorët e BE-së, u kërkon heqjen e masave

    22 Maj, 2024

    Osmani me ambasadoretPresidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorë të disa shteteve evropiane si dhe atë të EULEX-it, në krye me Ambasadorin e BE-së Thomas Szunyog, për të diskutuar koordinimin e agjendës ndërkombëtare, si dhe bashkërendimin me politikat e BE-së dhe me shtetet e tjera aleate për çështje të politikës së jashtme dhe sigurisë.

     

    “Presidentja Osmani theksoi se ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"