turqiaTurqia është zyrtarisht shtet laik, por 99 për qind e popullsisë janë myslimanë, shumica e të cilëve të devotshëm. Tani një komunitet i vogël ateist i vendit është duke shprehur shqetësim për atë që thotë se është një intolerancë në rritje ndaj këtij komuniteti, e nxitur nga qeveria pro-islamike e vendit.

Onur Romano, një nga anëtarët themelues i Shoqatës Ateiste të Turqisë, hap zyrën dhe kontrollon postën. Ndryshe nga herët e tjera thotë ai, nuk ka kërcënime me vdekje.

“Ndonjëher ata dërgojnë fotot e al-Kaedës duke u prerë kokat njerëzve dhe duke i vënë të gjitha në një kovë. Ata na thonë – kokat tuaja do të jetë në një nga kovat si kjo. Përmes Facebook-ut, Twitter-it dhe email-it kemi marrë disa qindra kërcënime me vdekje tashmë. Kemi gjithsej tre kamera të sigurisë. Kemi dy butona paniku, të lidhur me komisariatin më të afërt të policisë. Por ne jemi të vendosur. ” 

Në kanalet televizive turke ka një numër në rritje klerikësh islamikë që luftojnë besimet e tjera. Ateistët janë një objektiv popullor. Romano i Shoqatës Ateiste thotë se shumë aktivitete nga puna e grupit të tij kanë të bëjnë me kundërvënien ndaj pikëpamjeve të tilla.

“Ne nuk e fyejnë fenë, ne nuk fyejmë vlerat e njerëzve. E gjitha që ne përpiqemi të vendosim këtu, është t’u tregojmë njerëzve se çfarë është ateizmi dhe si është një ateist. Sepse shumë mendojnë se ateistët janë njerëz pa moral, pa vlera etike e kështu me radhë, pasi për ata etika është e barabartë me fenë.” 

Por, ateistët kanë qenë në shënjestër edhe nga Presidenti Erdogan. Në një fjalim muajin e kaluar ai paralajmëroi njerëzit që të ruhem nga terroristët ateistë. Ai vazhdoi të fajësojë ateistët se janë pjesë e një komploti për të përmbysur qeverinë e tij.

Gjatë vitit të kaluar ndjekje të shumta penale janë hapur kundër disa përdoruesve të tweeter-it, disa prej të cilëve janë tani në burg pasi kanë ngritur pyetje mbi ekzistencën e Zotit, sipas ligjit kundër nxitjes së urrejtjes fetare. Muajin e kaluar, i njëjti ligj u përdor për të ndaluar 48 faqe të internetit, duke përfshirë një që i përket revistës franceze satirike Charlie HEBDO, si dhe faqen elektronike të Shoqatës Ateiste.

Në takimin e tyre të përjavshëm, anëtarët e grupit ateist diskutojnë  ndalimin e faqjes së tyre në internet duke pirë disa shishe verë. Pavarësisht pengesës, të gjithë përpiqen të mbajnë moralin lart. Sic shpjegon kjo grua, këto tubime përfaqësojnë një mundësi për të ndjenjur me ateistë të tjerë, shumë prej të cilëve janë shumë të frikësuar për të pranuar pikëpamjet e tyre edhe për familjet e tyre.

“Për fat të keq, njerëzit as nuk duan të thonë, sepse ata janë të frikësuar se humbasin punën e tyre, ata janë të frikësuar për probleme me familjen e tyre. Unë kisha probleme të madh me familjen time. Nëna ime më tha se do të shkonte tek qeveria, dhe do të thoshte se nuk do të isha më vajza e saj. Unë i thashë, OK, nëse kjo është mënyra jote vazhdo, sepse unë nuk do të ndryshojë nga ajo që unë jam. “

Kreu i grupit, Shoqëria Sheriati, lëshoi një kërcënim me vdekje muajin e kaluar që i drejtohej personalisht presidentit të Shoqatës Ateiste, Tolga Incir, që përfshinte një kërcënim për t’i prerë duart dhe kokën. Duke dalë jashtë zyrës së grupit, Incir thotë se kërcënimi është më serioz nga zakonisht por ai nuk ka cfarë të bëj.

“Ky kërcënim është shumë i hapur. Kur ne themeluam këtë shoqatë ishim të vetëdijshëm se po vinim gjërat në rrezik, veçanërisht në një vend si ky. Nuk do të habitesha nëse mijëra njerëz janë duke menduar të njëjtën gjë -… që ateistët duhet të vriten. Unë do të vazhdoj me jetën time dhe nëse ndodh, do të ndodh.”

Incir thotë se shqetësimi më i madh i grupit të tij nuk janë turqit por xhihadistët, shumë prej të cilëve thotë ai kalojnë kohë në Stamboll gjatë rrugës për në Siri. Por ai shton se shoqata e tij është e papërkulur dhe është duke planifikuar të festoj përvjetorin e saj të parë me një marshim në qendër të Stambollit. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Qendra Informative Shqiptare "Liria"