Bilall Maliqi
http://www.fjalaelire.com/kritika/13281.htmlTë shkruash për Faik Konicën është një përgjegjësi e madhe sepse në bagazhin e tij krijues ka libra të tërë saqë nuk mund ta shkoqitësh veprimtarinë e tij atdhetare dhe letrare me një libër, sepse është një ndër personalitetet më me zë të kulturës dhe të letërsisë shqiptare, prozator , poet, publicist, kritik, përkthyes, mjeshtër i gjuhës shqipe, e mbi të gjitha eseist më i madh shqiptar. Për Faik Konicën janë shkruar libra, referate, kumtesa dhe shkrime të tjera të cilat në mënyrë sipërfaqësore kanë rrahur krijimtarinë letrare të tij, duke gjurmuar kështu materiale dhe libra të ndryshëm për Konicën në mënyrë që të jepet një pasqyrë shumëdimensionale e tij.
Këtë vit u botua një libër për Faik Konicën nga autori Prof. dr. Fatmir Sulejmani me titull “Konica eseist”, botuar nga Sh.b. “Brezi 9″ Tetovë.
Në lexim të librit shihet qartë vendosmëria e tij studimore për ta pasqyruar sa më mirë dhe sa më efektshëm figurën e Faik Konicës si nga shënimet biografike të tij dhe të dhëna të tjera lidhur me Konicën eseist.
Libri që në fillim ka marrë skeletin e një libri studimor e shkencor duke u nisur ashtu si duhet me të gjitha parametrat e një studimi konciz dhe të thukët në të cilën shihet mirë puna dhe profesionalizmi i autorit që atë që e shkruan të i nënshtrohet parasëgjithash vlerës dhe objektivitetit me qëllim që vepra në fjalë t’i nënshtrohet kritereve bazë dhe të mbetet botim koherent.
Kjo vepër dosido me vlerë shkencore shpalos figurën e eseistit të madh shqiptar dhe evropian Faik Konica, sepse autori ka bërë një studim të bollshëm lidhur me Konicën eseist duke bërë krahasime edhe me eseistë të mëdhenj evropianë, ndërsa tek shqiptarët Konica është themeluesi i eseistikës. Libri është i ndar në kapituj, vlen të përmendet kapitulli:/Eseja –zhanër dominantë në krijimtarinë e Faik Konicës” dhe nëntitullin Ç’është eseja?, ku nxjerr disa mendime të figurave të ndryshme letrare e publicistike të vendeve të ndryshme të botës lidhur me këtë zhanër, duke dhënë disa shembuj konkret të eseistëve botërorë se në çfarë forme ata i kanë shkruar esetë, sepse dallohen në ese formale ose të mirëfillta, dhe jo formale ose jo të mirfillta. Në bazë të temës që trajtohet, p.sh. ese letrare, filozofike, historike, sociale etj., ku mandej jepen edhe sqarime të tjera lidhur me këto që i thashë. Në vazhdim të rrugëtimit nëpër këtë vepër autori para lexuesve paraqet / Ndikimin e botës dhe letërsisë frënge në veprën e Faik Konicës/. Për ta kuptuar më mirë dhe për të pasur shembuj konkret lidhur me esetë e Konicës, autori përveç sqarimeve në vijë të hollë të studimit ka futur edhe fragmente nga esetë e tij për t’u bërë kjo vepër sa më atraktive dhe sa më e afërt tek lexuesi dhe tek studiuesit e tjerë që merren me këtë segment të shkrimit të Konicës.
Interesante këtë libër e bëjnë edhe pasazhet e shkruara të Konicës ashtu origjinale që tani autori në mënyrë shumë profesionale ua ka gjetur vendin në këtë libër.
Pra autori në vazhdim na jep të kuptojmë se eseizimi ishte proces i pashmangshëm në shkrimet e Konicës, mbase për këtë shkrimet koniciane mbeten të pakategorizuara, sepse sipas studimit të autorit edhe poezia e Konicës është me tipare eseje, njashtu edhe proza poetike, gjithnjë duke pasqyruar shembuj konkret në fragmente të nxjerrura enkas për kuptimin sa më të mirë dhe më të lehtë.
Edhe për esenë publicistke të Konicës autori jep të dhëna po në këtë vepër të karakterit shkencor duke dhënë edhe zanafillën e publicistikës shqiptare e cila daton në mes të dy luftrave botërore. Edhe në këtë kapitull autori jep shpjegime dhe analiza të thukëta lidhur me këtë zhanër të pashmangshëm të Konicës nëpër shkrimet e tij, gjë që përnjëmend e bën këtë vepër artistikisht të qëndrueshme dhe koherente për shumë kohë.
“Në qoftë se Shqipëria do të vdiste, atëherë në epitafin e saj duhet të shkruhet: “Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët”
Ky aforizëm i Konicës ndërlidhet edhe me nëntitullin / shkrimet mbi Ahmet Zogun/, Edhe këtu autori ia ka bashangjitur disa shkrime lëndës lidhur me shkrimet e tij mbi Ahmet Zogun në të cilat diku- diku e lavdëronte Zogun e diku e shante varësisht momentit në punën e politikanëve nëpër kohë.
Përveç kësaj autori i librit u ndal edhe në kapitullin /eseja epistolare/ (letërkëmbimi me të huajt). Edhe këtij kapitulli ia ka bashkangjitur shembujt konkret apo letrat e dërguara në të katër anët e botës, drejtuar personaliteteve të rëndësishme të artit, të kulturës e të politikës për çështjen e pazgjidhur të popullit shqiptar.
Vepra studimore “Faik Konica eseist” përbëhet me disa kapituj, tituj e nëntituj të cilët e kompletojnë këtë vepër studimor dhe shkencor.
Kujtojmë se autori i kësaj vepre me interes për lexuesit, stundentët dhe intelektualët ka një vlerë të avancuar artistiko-shkencore sepse këtu shihet qartë njohuria dhe profesionalizmi i autorit t’i rreket këtij studimi shkencor për figurën shumëdimensionale të madhit Faik Konica dhe si e tillë kjo vepër do t’u shërbej në masë të madhe studiuesve, e sidomos të studiuesve të kësaj lëmie, do të kenë lehtësi për shtjellim dhe për studim të mëtejmë të interesuarve për të gjurmuar vlera. Kjo është një shkallë për t’u ngjitur të tjerët për gjurmime të mëtutjeshme.