LAJMET NGA BOTA

  • Kush do ta udhëheqë Gjermaninë pas Angela Merkelit?

    23 Shtator, 2021

    Gjermanët po përgatiten të zgjedhin një udhëheqës të ri të dielën më 26 shtator, që do të pasojë kancelaren Angela Merkel, e cila po largohet. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell nga Berlini, zonja Merkel është parë si një shtyllë stabiliteti në Evropë për gati dy dekada – dhe ndryshimet e ardhshme në Gjermani do të ndjehen në të gjithë botën.

    Berlini ...

  • Guterres: bota jo në drejtimin e duhur për klimën

    21 Shtator, 2021

    Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së duke biseduar me gazetarët (20 shtator 2021)Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres shprehu shqetësim të hënën se bota nuk është në rrugën e duhur për të përmbushur disa objektiva urgjente në luftën kundër ndryshimit të klimës.

    “Bazuar në angazhimet e tanishme të shteteve anëtare, bota është në një trajektore katastrofike të ngrohjes deri në 2.7 gradë , ...

  • Shtetet e Bashkuara lehtësojnë kufizimet për udhëtarët e huaj

    21 Shtator, 2021

    Një udhëtare me maskë mbërrin në aeroportin e Nju JorkutDuke filluar nga muaji nëntor, Presidenti Joe Biden do të lehtësojë kufizimet për udhëtarët e huaj që futen në Shtetet e Bashkuara, ndërsa administrata e tij do të kërkojë që të gjithë vizitorët e huaj të jenë të vaksinuar plotësisht.

    Udhëtimi i të huajve drejt Shteteve të Bashkuara ishte përgjithësisht i kufizuar gjatë 18 muajve të ...

  • Pfizer: Vaksina efektive edhe tek fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç

    21 Shtator, 2021

    Kompania Pfizer njoftoi të hënën se vaksina e tij kundër COVID-19 është efektive edhe tek fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç dhe se së shpejti do të kërkojë autorizim në Shtetet e Bashkuara për përdorimin e saj tek kjo grupmoshë. Një hap i tillë shihet si mjaft i rëndësishëm drejt fillimit të vaksinimit të fëmijëve.

    Vaksina e prodhuar nga firma Pfizer dhe kompania ...

  • OKB: Globi drejt katastrofës: 2,7 gradë ngrohje globale

    20 Shtator, 2021

    Symbolbild Klima 2019Sipas një raporti të ri të OKB-së për klimën, bota ndodhet drejt një „rruge katrastrofale“. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres, thotë se nga ngrohja globale kërcënon një „humbje masive e jetëve të njerëzve.“

    Bashkësia ndërkombëtare me shumë gjasa nuk e arrin dot objektivin për kufizimin e ngrohjes globale deri në 1,5 gradë Celcius. Një raport i ri i Agjencisë së ...

  • Ja si mendojnë të fuqishmit për Angela Merkelin

    20 Shtator, 2021

    Deutschland Asylstreit Koalitionsausschuss MerkelPas 16 vjetësh në pushtet ditët e Angela Merkelit si kancelare gjermane po i afrohen fundit. Në këto gjashtëmbëdhjetë vjet bota ka përballuar shumë kriza.

    Kur u betua, në nëntor të vitit 2005, Merkel vështirë se mund ta ketë ditur se sa do t’i formësonin krizat dhe ngjarje të ndryshme veprimet e saj politike.

    Tony Blair, kryeministër i Britanisë së ...

  • Kriza qeveritare dhe politike në Mal të Zi

    20 Shtator, 2021

    Montenegro Krise l Treffen von u.a. Krivokapic, DjukanovicMali i Zi po përballet me krizë qeveritare pas shugurimit të mitropolitit serb në Cetinje. Partia e Gjukanoviqit kërkon krijimin e një qeverie kalimtare dhe zgjedhje të reja. Ndarjet kurrë nuk kanë qenë më të thella.

    Qeveria malazeze po përjeton krizën e tretë brenda vetëm dhjetë muajsh të qeverisë së kryeministrit ...

  • Biden, Macron pritet të bisedojnë lidhur me përplasjen diplomatike mbi nëndetëset për Australinë

    19 Shtator, 2021

    Franca thotë se Presidenti amerikan Joe Biden dhe presidenti francez Emmanuel Macron po planifikojnë të flasin në ditët e ardhshme lidhur me ngërçin diplomatik që u shkaktua midis dy aleatëve tradicionalë, kur Australia anuloi një kontratë për nëndetëse me Parisin në favor të një aleance të re të sigurisë me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë.

    Ndërkohë kryeministri australian Scott Morrison tha të dielën se qeveria ...

  • Rezultatet e hershme: Partia në pushtet fiton zgjedhjet parlamentare në Rusi

    19 Shtator, 2021

    Partia në pushtet e Rusisë, Rusia e Bashkuar duket se ka siguruar një fitore komode në zgjedhjet parlamentare treditore, megjithëse ka humbur terren ndaj kundërshtarëve të saj, sipas rezultateve fillestare dhe një sondazhi me votuesit në qendrat e votimit të dielën.

    Me gati 13% të votave të numëruara, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se Rusia e Bashkuar kishte fituar pak më shumë se 40% të ...

  • Presidenca malazeze akuzon Rusinë për ndërhyrje në punët e brendshme të Malit të Zi

    19 Shtator, 2021

    Zyra e presidentit të Malit të Zi akuzoi të dielën autoritetet e Moskës dhe kreun e Kishës Ortodokse Ruse për ndërhyrje në punët e brendshme të Malit të Zi.

    Zyra e presidentit malazez, Milo Gjukanoviq në një reagim, bëri të ditur, se Ministria e Punëve të Jashtme Ruse dhe Kisha Ruse janë anti-malazeze dhe anti-ortodokse.

    “Vetëm disa ditë pas Ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"