LAJMET NGA BOTA

  • Ndikimi i koronavirusit në ekonominë globale

    25 Shkurt, 2020

    OMDPërhapja në rritje e koronavirusit ka tronditur tregjet e aksioneve. Autoritetet në Kinë dhe vendet e tjera të prekura rëndë nga virusi kanë vendosur bllokada që kanë paralizuar prodhimin dhe kanë ndërprerë turizmin apo sektorë të tjerë të rëndësishëm. Zëri i Amerikës shqyrton rreziqet për ekonominë globale nëse koronavirusi bëhet një pandemi, pasi disa ekspertë të shëndetit druhen ...

  • Itali, zyrtarët: 132 raste me koronavirus

    23 Shkurt, 2020

    Itali KoronavirusNumri i personave të prekur në Itali nga koronavirusi u rrit të dielën. Me dhjetëra raste janë raportuar në Lombardi, një rajon në veri të Italisë që përfshin atë që njihet si kryeqyteti financiar i vendit, Milano.

    Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në vend me koronavirus ka arritur në 132, bëri të ditur shefi i Mbrojtjes Civile ...

  • Bernie Sanders fiton Nevadën

    23 Shkurt, 2020

    Bernie SandersBernie Sanders fitoi të shtunën zgjedhjet brenda partisë në garën për zyrtarizimin e kandidatit demokrat që do të garojë kundër presidentit Trump në zgjedhjet e nëntorit.

    Me fitoren në Nevada zoti Sanders ka forcuar pozitat e tij si kryesues i ...

  • Itali, raportohen raste me koronavirus

    22 Shkurt, 2020

    Koronavirus italiNjë shpërthim i koronavirusit në veri të Italisë u përkeqësua të premten.

    Zyrtarët njoftuan për 14 raste infektimi në rajonin e pasur të Lombardisë, ndërsa dy raste u raportuan në rajonin e Venetos aty pranë.

    Fillimisht, autoritetet zbuluan se gjashtë persona ishin prakur nga virusi, rastet e para të njohura në Itali. Disa orë më pas, zyrtarët thanë se ...

  • Si i stimulon interneti terroristët e ekstremit të djathtë

    22 Shkurt, 2020

    TerrorNë studimet për ekstremizmin e djathtë dukuria e dorasit që vepron i vetëm është relativisht pak e studiuar. Për këtë tip terroristi interneti luan një rol vendimtar.

    E papërpunuar dhe plot racizëm është ideologjia, që përhapte në internet Tobias R. përpara kryerjes së sulmit terrorist në Hanau. Në të ashtuquajturin manifesti i tij dhe videot në internet qarkullojnë teori komploti, ...

  • Pas paralajmërimeve për Rusinë, Presidenti Trump shkarkoi kreun e Zbulimit Kombëtar

    21 Shkurt, 2020

    TrumpMediat amerikane njoftojnë se Presidenti amerikan Donald Trump mori vendimin për të larguar zyrtarin e tij më të lartë të shërbimeve të zbulimit, pas një seance të klasifikuar informimi të ligjvënësve për sigurinë e zgjedhjeve.

    Washington Post dhe New York Times thanë të enjten se presidenti ishte i irrituar pasi mësoi për informimin e javës së kaluar për anëtarët e ...

  • Grenell: Posti në krye të zbulimit kombëtar është i përkohshëm

    21 Shkurt, 2020

    GrenellAmbasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell që është përzgjedhur nga Presidenti Donald Trump si Drejtori në Detyrë i Zbulimit Kombëtar, thotë sa nuk do të jetë për një kohë të gjatë në atë post.

    Në një mesazh në Twitter, Ambasadori Grenell konfirmoi se po e merr postin përkohësisht dhe se “Presidenti do të njoftojë të emëruarin (jo mua) së shpejti”.

    Shtetet ...

  • Richard Grenell, drejtor në detyrë i Zbulimit Kombëtar

    20 Shkurt, 2020

    Grenell RichardPresidenti Trump konfirmoi se po emëron ambasadorin amerikan në Gjermani Richard Grenell si Drejtor në detyrë të Zbulimit Kombëtar.

    Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i tha Zërit të Amerikës se ai do të vazhdojë të mbajë edhe postin e Ambasadorit në Gjermani. Richard Grenell është i dërguar i Presidentit Trump për bisedimet Kosovë Serbi.

    Presidenti e bëri njoftimin të ...

  • Vdes krijuesi i komandave “copy, paste”

    20 Shkurt, 2020

    copy pastQendra globale e teknologjisë, Silicon Valley ka njoftuar për vdekjen e Lawrence Tesler, krijuesit të komandave kompjuterike “prej, kopjo, bart” (cut, copy and paste).

    Kompania Xerox ka njoftuar se ai ka vdekur në moshën 74-vjeçare.

    “Krijuesi i komandave, cut/copy & paste, dhe komandave tjera ka qenë ish-hulumtues i Xeroxit”, ...

  • Fillojnë të dalin pasagjerët e anijes së prekur nga koronavirusi

    20 Shkurt, 2020

    KoronavirusQindra pasagjerë kanë nisur të dalin nga një anije e cila u vendos dy javë në karantinë në një port japonez, në një përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri që u ka marrë jetën mbi 2 mijë vetëve në Kinë.

    Rreth 500 pasagjerë pritet të zbresin nga “Diamond Princess” të mërkurën në Yokohama, atje ku anija ishte ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"