LAJMET NGA BOTA

  • Itali: A do të drejtohet vendi nga një ekstremiste e djathtë?

    26 Shtator, 2022

    Giorgia MeloniSipas sondazheve kryeson kampi populist i djathtë i udhëhequr për herë të parë nga një grua. Giorgia Meloni mund të bëhet ekstremistja e parë e djathtë që do të drejtojë Italinë që nga koha e diktatorit Benito Musolini.

     

    Nga zgjedhjet e sotme në Itali mund të ndodhë një kthesë politike, sepse sipas sondazheve të fundit, partia ekstremiste e djathtë ...

  • Kryeministrja britanike Truss, thirrje aleatëve për mbështetje të palëkundur ndaj Ukrainës

    26 Shtator, 2022

    TrussKryeministrja britanike Liz Truss tha të shtunën se aleatët duhet të qëndrojnë të palëkundur në krah të Ukrainës dhe të injorojnë kërcënimet e presidentit rus Vladimir Putin.

     

    Zonja Truss, e cila u takua me Presidentin e Shteteve të Bashkuara Joe Biden dhe atë të Francës, Emmanuel Macron në Nju Jork javën e kaluar në udhëtimin e saj të parë jashtë ...

  • SHBA vendos sanksione ndaj policisë së edukimit moral iranian

    23 Shtator, 2022

    iranDepartamenti amerikan i Thesarit njoftoi të enjten sanksione të reja kundër shtatë zyrtarëve të policisë iraniane të sigurisë dhe edukimit moral, duke i akuzuar ata për shkelje të të drejtave të grave, aktivistëve të shoqërisë civile dhe protestuesve paqësorë.

     

    Sanksionet e reja synojnë kreun e policisë famëkeqe të edukimit moral të Iranit, Mohammad Rostami Cheshmeh Gachi, dhe drejtorin e forcës ...

  • Borrell: Ne nuk frikësohemi nga kërcënimet e Putinit

    22 Shtator, 2022

    BorellShefi i politikës së jashtme të BE-së tha se BE-ja nuk po merr pjesë vetë në luftë dhe nuk frikësohet nga kërcënimet e Putinit.

     

    Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borell, tha në një konferencë shtypi  se njoftimi i Putinit – për mobilizimin e pjesshëm të rezervistëve që kanë shërbyer në ushtri dhe kanë “përvojat përkatëse” si kërcënimi ...

  • Ukraina dhe perëndimi: Mobilizimi, shenjë se agresioni rus në Ukrainë po dështon

    22 Shtator, 2022

    UkrainaPresidenti rus Vladimir Putin thirri të mërkurën 300,000 rezervistë për të luftuar në Ukrainë duke mbështetur planet për aneksimin e një pjesë të vendit fqinj. Po ashtu ai la të kuptohej se është i gatshëm të përdorte armë bërthamore. Ky është mobilizimi i parë i Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë reaguan ...

  • Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut padit Donald Trumpin dhe kompaninë e tij

    22 Shtator, 2022

    Prokurorja e New YourkutProkurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut ngriti padi ndaj ish-presidentin Donald Trump dhe kompanisë e tij të mërkurën, nën akuzat për mashtrim biznesi, ku përfshihen disa nga pasuritë e tyre më të çmuara, si pronat në Manhatan, Çikago dhe Uashington.

     

    Padia e Prokurores së Përgjithshme Letitia James, e paraqitur në gjykatën e shtetit të Nju Jorkut, vjen ...

  • Scholz sulmon ashpër Putinin para OKB-së

    21 Shtator, 2022

    ScholzIshte fjalimi i parë i kancelarit gjerman, Scholz para Kombeve të Bashkuara. Një fjalim i ashpër kundër Putinit, të cilin ai e akuzoi për imperalizëm të pastër. Scholz u shpreh për reformimin e Këshillit të Sigurimit.

     

    Në fjalimin e tij të parë para Kombeve të Bashkuara, kancelari gjerman, Oaf Scholz ngriti akuza të rënda kundër presidentit rus, Vladimir Putin. Duke ...

  • Presidenti Putin shpall mobilizim të pjesshëm në Rusi

    21 Shtator, 2022

    PutinPresidenti rus Vladimir Putin njoftoi të mërkurën një mobilizim të pjesshëm në Rusi, pasi lufta në Ukrainë po mbush shtatë muaj dhe Moska humbet terren në fushën e betejës. Presidenti Putin gjithashtu paralajmëroi perëndimin se “nuk është blof” që Rusia do të përdorë të gjitha mjetet për të mbrojtur territorin e saj.

     

    Fjalimi televiziv i udhëheqësit rus drejtuar kombit, vjen ...

  • “Rritje e pabesueshme” e çmimeve

    21 Shtator, 2022

    gaziÇmimet e prodhimit janë rritur me shpejtësi rekorde. Çfarë do të thotë kjo për çmimet e konsumit?

     

    Papritur në gusht u rritën shumë çmimet e prodhimeve, për shkak të kostove jashtëzakonisht të larta të naftës, gazit dhe energjisë elektrike. Çmimet e prodhimit u rritën mesatarisht me 45,8 përqind, raportoi të martën Zyra Federale e Statistikave. Kjo ishte “rritja më e ...

  • Rezervat gjermane të gazit arritën 90% para dimrit, pavarësisht nga shkurtimet ruse

    21 Shtator, 2022

    Ministri i Ekonomisë Robert HabeckMinistri i Ekonomisë, Robert Habeck tha se Gjermania mund ta kalojë dimrin “rehat” pavarësisht mungesës së gazit rus.Gjermania është në rrugën e duhur për të arritur kapacitetin e revervave prej 95% deri në nëntor.

     

    Depozitat e gazit në Gjermani janë mbushur më shumë se 90%, sipas të dhënave të publikuara nga Aggregated Gas Storage Inventory (Agsi), ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"