LAJMET NGA BOTA

  • Ai që demokratizoi dijen: në përvjetorin e 550-të të Johannes Gutenbergut

    3 Shkurt, 2018

    Me shpikjen prej tij të shtypshkronjës ai konsiderohet si ati i komunikimit masiv. Por a ka qenë vërtet ai i pari që shtypi libra? Edhe 550 vjet pas vdekjes së Gutenbergut, shumë çështje mbeten pa përgjigje.

    “Të gjithë e njohin Johannes Gutenbergun, megjithëse për të thuajse nuk dihet asgjë”, thotë zëvendësdrejtorja e muzeut Gutenberg në Mainz, Elke Schutt-Kehm. Kjo nis që me ditën e tij të lindjes dhe përfundon me datën ...

  • Mashtrues dhe të mashtruar nga Ballkani – punësimi ilegal në Gjermani

    3 Shkurt, 2018

    kantier ndertimiDhjetë mijëra njerëz nga Ballkani Perëndimor punojnë në të zezë në Gjermani. Në shumë raste kushtet e punës janë të vështira. Shpesh ata mbeten edhe pa para. Industria mashtruese e “ndërmjetësve” lulëzon.

    Oferta e punës që iu bë Dino Mehiçit tingëllonte shumë joshëse. Ai duhej të paguante vetëm 200 euro për dhomën nëpërmjet një transferte bankare, dhe duhej të ...

  • UNICEF: Rreth 60 milionë të rinj analfabetë

    1 Shkurt, 2018

    unicefRreth 60 milionë të rinj që jetojnë në vende të prekura nga konflikti ose fatkeqësitë natyrore janë analfabetë dhe janë të nevojshme më shumë investime në arsim për të luftuar krizën, deklaroi të mërkurën Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF).

    Sipas gjetjeve të UNICEF-it, gati 30 për qind e të rinjve të moshave 15 dhe 19 vjeç që ...

  • Katalonja: Loja e maces me miun vazhdon

    31 Janar, 2018

    KatalonjaPapritur parlamenti i Katalonjës e shtyu votimin për zgjedhjen e Carles Puigdemontit si president rajonal. Presidenti i Parlamentit Roger Torrent do të fitojë kohë dhe kërkon një rrugëdalje.

    Rreth një mijë gazetarë nga e gjithë Evropa janë akredituar në Parlament në Barcelonë, sepse të gjithë presin të hënën pasdite vazhdimin e dramës politike të Katalonjës: rizgjedhjen e Presidentit rajonal Carles ...

  • Reagime pas publikimit të listës me emrat e njerëzve të afërt me Kremlinin

    30 Janar, 2018

    KremlinDepartamenti amerikan i Thesarit publikoi listën e politikanëve dhe biznesmenëve rusë të afërt me qeverinë e presidentit rus Vladimir Putin, lidhjet me udhëheqësit e lartë, si dhe pasuria e tyre. Hartimi i listës bëhet me kërkesë të Kongresit në kuadër të sanaksioneve amerikane ndaj zyrtarëve rusë. Por lista e fundit nuk shoqërohet me saanksisone të reja.

    Lista me më ...

  • Ceremonia e Çmimeve Grammy

    29 Janar, 2018

    Bruno MarsNju Jorku shtroi tapetin e kuq mbrëmë për yjet e muzikës që ishin mbledhur për ceremoninë më prestigjoze të arritjeve muzikore të vitit, Çmimet Grammy. Emri më i lakuar ishte Bruno Mars, i cili fitoi në kategorinë e albumit më të mirë, regjistrimit më të mirë dhe këngës më të mirë të vitit.

    Kur “24k Magic” u zgjodh si ...

  • Një aplikacion i ri, shqetësim për Pentagonin

    29 Janar, 2018

    aplikacionNjë hartë e aplikacionit Strava tregon një fushë aviacioni në Kandahar të Afganistanit

    Ushtria amerikane thotë se ka filluar procesin e rivlerësimit të praktikave të saj, pasi një hartë e aktivitetit fizik e realizuar përmes aplikacionit Strava, ka shkaktuar shqetësime për sigurinë. Përmes këtij aplikacioni të aktivitetit fizik të njerëzve, mund të zbulohet vendndodhja e bazave ...

  • Metoda të reja për ndalimin e duhanit

    29 Janar, 2018

    duhaniAdministrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave do të flasë për alternativat e pirjes së duhanit pasi po diskuton të vendosë nëse do të miratojë një produkt të ri të ofruar nga kompanitë e duhanit, që u jep përdoruesve nikotinë pa pirë duhan. Shoqata Amerikane e Mushkërive njofton se normat e pirjes së duhanit në Shtetet e Bashkuara janë ...

  • Së shpejti konfrontim mes ushtarëve turq e amerikanë?

    26 Janar, 2018

    tanket turkePas telefonatës mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij turk, Erdogan tensionet mes dy vendeve janë rritur. Ankaraja hedh poshtë prononcimet e fundit nga Shtëpia e Bardhë.

    Jo, Donald Trump nuk ka shprehur shqetësim për shkallëzimin e situatës në Veri të Sirisë. Presidenti amerikan ka përforcuar deklaratën për mosfurnizimin më me armë të milicëve kurdë. Një zëdhënës i qeverisë ...

  • Koment i FAZ: E pandershme – ndërhyrja e Turqisë në Siri

    26 Janar, 2018

    tanket turkeTurqia nuk rrezikohet nga rajoni kurd i Afrinit, ndaj sulmi i saj ndaj kurdëve nuk është i justifikuar. Problemin Turqia si duket e ka tek ekzistenca e autonomisë së kurdëve.

    Argumentimi turk, me të cilin qeveria turke kërkon të imponojë në Perëndim dhënien e një miratimi për operacionin e saj “Dega e ullirit”, nuk është bindës. Ankaraja pretendon se ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"