LAJMET NGA BOTA

  • Vijojnë sulmet me dronë në Rusi, përfshirë afër një centrali bërthamor dhe Moskës

    1 Shtator, 2023

    UkrainaRusia njoftoi më 1 shtator se është duke u përballur me më shumë sulme me dronë, përfshirë në afërsi të kryeqytetit dhe të një centrali bërthamor. Ukraina, ndërkohë, tha se ushtria e saj po e vazhdon kundërofensivën në lindje dhe jug të vendit kundër forcave pushtuese ruse.

     

    Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, tha se sistemet mbrojtëse ajrore i kanë rrëzuar ...

  • Propozohet që deri më 2030 BE-ja dhe shtetet kandidate të jenë gati për zgjerim

    28 Gusht, 2023

    CharlesPresidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, bëri thirrje që viti 2030 të caktohet si afati deri kur Bashkimi Evropian dhe vendet kandidate të jenë të gatshëm për zgjerim.

    Gjatë fjalimit në Forumin Strategjik të Bledit, ai përsëriti disa herë se tash e tutje vendeve kandidate duhet referuar si “vende të ardhshme anëtare të BE-së”.

    Në Forumin e Bledit në Slloveni po ...

  • Europa ime: Premtimi i harruar i Selanikut

    27 Gusht, 2023

    Europa imePremtimi i BE për integrimin e Ballkanit Perëndimor, deri tani nuk është përmbushur. Kjo e nxit autokratët në rajon. Lufta kundër Ukrainës po bën edhe më të qartë, se sa i rëndësishëm është procesi i anëtarësimit.

     

    Në verën e vitit 2003, përpara 20 vjetësh, krerët e shteteve de të qeverive të BE-së dhe të Ballkanit u takuan në afërsi ...

  • Ndikimi i madh i propagandës ruse në Serbi

    27 Gusht, 2023

    rusi serbiNdikimi i propagandës mediatike ruse në Serbi është i dukshëm në çdo hap, gjë që i shkon në favor Vuçiqit. Gjithmonë theksohet armiqësia me Perëndimin. 

     

    Edhe më shumë se një vit e gjysmë pas fillimit të luftës në Ukrainë, qytetarët e Serbisë ende mendojnë se Rusia nuk është fajtore për fillimin e saj. Rreth 66 për qind e qytetarëve ...

  • Vdekja e mundshme e shefit të grupit Wagner, ngjall reagime dhe hamendje

    25 Gusht, 2023

    WagnerHamendjet dhe spekulimet po shoqërojnë lajmin se udhëheqësi mercenar rus, Yevgeni Prigozhin ishte pasagjer në një avion që u rrëzua të mërkurën në Rusi. Agjencia e aviacionit civil të Rusisë me shpejtësi njoftoi se ai ishte në avionin që u rrëzua, por analistët thonë se në Rusi rrallë herë gjërat janë ashtu siç duken në sipërfaqe dhe nuk ka ...

  • Islami nuk ndalon shkollimin e vajzave, pse talibanët s’e lejojnë?

    16 Gusht, 2023

    islamiShkollimi i vajzave dhe grave pranohet botërisht nga më shumë se 200 shtete dhe territore, përfshirë edhe nga pothuajse 50 shtete me shumicë myslimane.

     

    Por, talibanët, sundimtarët e linjës së ashpër të Afganistanit, kanë ndaluar adoleshentet afgane që të ndjekin mësimin pas klasës së gjashtë. Ndalesa është bërë pasi islamistët u kthyen në pushtet dy vjet më parë. Kjo ndalesë ...

  • 4000 hapa në ditë për një jetë më të gjatë

    16 Gusht, 2023

    Shetitja është gjysma e shëndetit!Ai që bën 10,000 hapa në ditë do të qëndrojë i shëndetshëm. Një meta-analizë tregon se shëtitjet edhe më të shkurtra janë të mjaftueshme. Po sa duhet të shëtisim në ditë?

     

    Lëvizja është e shëndetshme – kjo dihet dhe theksohet gjithmonë. Edhe një shëtitje e thjeshtë kontribuon shumë në qarkullimin më të mirë të gjakut, përmirëson metabolizmin, ...

  • FMN në krah të Kosovës: BE të heqë masat, pengojnë zhvillimin!

    10 Gusht, 2023

    FMNFMN paralajmëron se nëse masat e BE-së do të mbeten gjatë në fuqi, ato do të jenë pengesë për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

     

    Një ekip i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i drejtuar nga Gabriel Di Bella ndaloi në Prishtinë këto ditë për të diskutuar lidhur mbi klimën makroekonomike dhe zhvillime të tjera, përfshirë progresin në zbatimin e Marrëveshjes parandaluese Stand-By (SBA) ...

  • Kanceri: Pabarazia sociale shton rrezikun e kancerit

    10 Gusht, 2023

    Kanceri një prej sëmundjeve më të rëndaKanceri mund të prekë këdo – por njerëzit me prejardhje të varfër dhe të paarsimuar kanë një rrezik më të lartë të kancerit, sipas një ekipi shkencor gjerman,

     

    Në Gjermani, rreziku nga paraqitja e kancerit po zvogëlohet. Ky është një lajm i mirë. Por një zhvillim tjetër e bën shumë të qartë një mospërputhje ...

  • Nuk i ngjan njeriut, kafka 300 mijë vjeçare e gjetur në Kinë mund të rishkruajë historinë e evolucionit tonë

    10 Gusht, 2023

    KafkaNjë kafkë e lashtë po i befason shkencëtarët që e studiuan, sepse duket ndryshe nga çdo paraardhës i njohur i njeriut.

     

    Kafka misterioze 300,000-vjeçare e një fëmije rreth 12 ose 13 vjeç u zbulua për herë të parë në Hualongdong në Kinën Lindore në vitin 2019, së bashku me një kockë këmbe.

    Studiuesit mendojnë se individi, i njohur vetëm si ‘HDL ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"